Lezhe, 2 familje i japin fund hasmerise 13-vjecare

Love

βeℓℓe â๓e
“Falë u kjoftë gjaku”! Kjo fjali i ka dhënë fund hasmërisë 13-vjeçare mes dy familjeve në Pllanë të Lezhës, të cilat prej më shumë se një dekade ishin në gjak.

gjakmarrja.jpeg


Pjetër Ndoi i ka falur gjakun e vëllait të vrarë 13 vite më parë, Ndue Ndoi, familjes së Ndue Palokës. Autori i ngjarjes së rëndë është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa familja e viktimës, me ndërhyrjen edhe të misionarëve të Komitetit të Pajtimit Kombëtar, ka gjetur kurajën të falë familjen e autorit.

Dy familjet kanë shtrënguar dorën e pajtimit përpara Kishës së Shënkollit, në fshatin Iballë të Lezhës.

Në derë të Kishës së “Shënkollit”, në fshatin Iballë të Lezhës, dy familjet kanë shtrënguar dorën e pajtimit, duke i dhënë fund gjakmarrjes dhe duke përçuar një mesazh të fortë për shoqërinë shqiptare, atë të faljes, që konsiderohet si akti më trimëror e burrëror i shqiptarëve.

“Fjalën do ta mbaj dhe ndërmjet dy familjeve tona brez pas brezi nuk do të ketë më as vrasje dhe as konflikte. Do ikim dhe vijmë tek njëri-tjetri, sikurse njerëz të afërm dhe jo njerëz që kemi pasur hasmëri”, është shprehur Pjetër Ndoi.

Ndërsa përfaqësuesi i familjes Paloka falënderoi familjen Ndoi, të cilën e quajti një familje me moral të lartë.

“Kam një moral të madh sot, që m'u krijuan mundësitë nëpërmjet një familjeje shumë të shëndoshë, shumë të moralshme, shumë njerëzore, shumë trime. Nuk është familje që nuk di të hakmerret, por di të falë e të ndërpresë gjakderdhjen, në emër të jetës”, thanë përfaqësues të familjes Paloka.

Fiset Ndoi e Paloka ishin në hasmëri prej 13 vitesh pas vrasjes së Ndue Ndoit, ndërsa autori i krimit është dënuar me burgim të përjetshëm.
historia-ime
 
Titulli: Lezhe, 2 familje i japin fund hasmerise 13-vjecare

“Kam një moral të madh sot, që m'u krijuan mundësitë nëpërmjet një familjeje shumë të shëndoshë, shumë të moralshme, shumë njerëzore, shumë trime. Nuk është familje që nuk di të hakmerret, por di të falë e të ndërpresë gjakderdhjen, në emër të jetës :)

Brv per kurajon me pelqeu kjo gjeja.
 
Titulli: Lezhe, 2 familje i japin fund hasmerise 13-vjecare

I forti te fal, i dobti te vret. Pune me mend ne koke, ju lumte!
 
I falet gjaku, familja del nga ngujimi pas 13 vitesh

LEZHE/ Jepet besa para kishës së fshatit. Autori i vrasjes në burg përjetë.

Pas 13 vitesh të ngujuar, merr fund hasmëria ndërmjet dy familjeve në fshatin Pllanë të Lezhës. Familja e një të dënuari me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes ishte burgosur gjithashtu brenda katër mureve të shtëpisë nga frika e gjakmarrjes. Ka qenë insistimi i vazhdueshëm i misionarëve të pajtimit kombëtar, të cilët arritën të pajtonin dy familjet.
vopx5w.jpg
Përfaqësuesit e të dy familjeve, duke shtrënguar duart pas pajtimit
Dy familjet Ndou dhe Paloka kanë shtrënguar duart dje dhe dhanë besë të përjetshme.
Në derën e kishës së fshatit Pllanë në Lezhë, Pjetër Ndoi i ka falur gjakun e vëllait Ndue Palokës. Me lot e dhimbje, familja Ndoi përçoi një mesazh të fortë, atë të faljes, dhe kjo sipas tyre konsiderohet si akti me trimëror e burrëror i shqiptarëve. Gjatë shtrëngimit të duarve ndërmjet familjarëve të familjes Ndoi dhe Paloka para Kishës, vëllai i viktimës së vrarë u shpreh “falë u kjoftë gjaku”. Kjo ishte fjala e Pjetër Ndoit, teksa i shtrëngoi dorën hasmit të djeshëm. “Fjalën do t’ia mbaj. Ndërmjet dy familjeve tona brez pas brezi nuk do të ketë më as vrasje dhe as konflikte. Por do ikim dhe vijmë te njëri-tjetri sikur të ishim njerëz të afërm dhe jo njerëz që kemi pasur hasmëri”, u shpreh ai teksa kishte ardhur bashkë me familjarë e miq të tij
2w2r60j.jpg
Ndue Paloka, babai i autorit të vrasjes
Ndërsa përfaqësuesi i familjes Paloka falënderoi Pjetër Ndoin, duke u shprehur se kjo situatë e tanishme është krijuar nëpërmjet një familjeje me moral të lartë, të shëndoshë dhe shumë trime. “Nuk është familje që nuk di të hakmerret, por ata dinë të falin e të ndërpresin gjakderdhjen, në emër të jetës”.
Familja Paloka, së cilës iu fal gjaku, përulet dhe nderon familjen e Pjetër Ndoit. Ata shprehën gjatë të gjithë kohës falënderimin e thellë ndaj këtij akti, që ndërmerret sipas tyre vetëm nga burra.
Fiset Ndoi e Paloka ishin në hasmëri prej 13 vitesh. Pas vrasjes së vëllait të Pjetër Ndoit, autori i krimit është dënuar nga drejtësia me burgim të përjetshëm. Që prej asaj kohe, familjet ishin në hasmëri. Falja e gjakut dhe shuarja e hasmërisë mes familjeve Ndoi e Paloka u krye me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Komitetit të pajtimit mbarëkombëtar.

/Panorama
 

Attachments

  • vopx5w.jpg
    vopx5w.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 2w2r60j.jpg
    2w2r60j.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: I falet gjaku, familja del nga ngujimi pas 13 vitesh

Eh,tmerr njerzor..:(..Gjithesesi gjesti fisnik..
POr ne s"kemi shtete,,skemi ligje te veprojn,,akoma mbahemi ne Kanune e ne tradita katastrofe,,nje vret,nje vritet,,njeqind ngujohen dhe izolohen,,me vite te tera....
 
Titulli: I falet gjaku, familja del nga ngujimi pas 13 vitesh

Eh,tmerr njerzor..:(..Gjithesesi gjesti fisnik..
POr ne s"kemi shtete,,skemi ligje te veprojn,,akoma mbahemi ne Kanune e ne tradita katastrofe,,nje vret,nje vritet,,njeqind ngujohen dhe izolohen,,me vite te tera....

Nuk kemi shtet se jemi aq te evropianizuar sa qe, per te ju bashkuar kesaj te fundit qe vec se na neperkemb dhe me plehra kimike tashme, hoqem denimin me vdekje. Kush vret duhet vrare, sic thote populli, perpara se ti besh gropen tjetrit bej tenden me pare, e mbyllet nje here e mire ky muhabet.
 
Titulli: Lezhe, 2 familje i japin fund hasmerise 13-vjecare

Nuk thone kote: Falja eshte cilesi e te fortit! Le te marrin shembuj dhe te tjeret...
 
Back
Top