Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lezha i jep mandatin e 5-të të djathtëve, Berisha ia dhuron Xhuvelit

LEZHث- Shifra 4 me 3 në mandatet për deputetë në qarkun e Lezhës, i "pozicionuar" që mbrëmë nga votat e numërura nga QNV e qarkut të Lezhës, duket se ka pësuar përmbysje në orët e vona të kësaj mbrëmje, pasi nuk do të jenë më 3 deputetë të Partisë Socialiste që mund ta gëzojnë mandatin e tretë, por do të jetë një mandat të paktën i Aleancës për Ndryshim.
Nga koficenti i deritashëm ky mandat ende nuk dihet nëse do të jetë për kandidatin për deputet të Partisë Demokratike Gjovalin Prenga ( i 5 ne listen e PD) apo kandidatit të Partisë Agrare Ambjentaliste, në rastin konkret me emrin e listuar Petrit Gjoni në këtë zonë, por i listuar në krye të listës në disa qarqe Lufter Xhuveli.

Deri në mesditë nuk pati ndonjë ndryshim të madh edhe kur u hapën për t'u numëruar votat e qendrave të votimit të Lezhës, por më pas hendeku u thellua dukshëm, ku demokratët shënuan mbi 5100 vota më shumë se socialistët. Edhe Laci tregoj sërish se mbetet bastion i demokratëve pasi dhe aty u shënua shifra 2852 më shumë se socialistët nga ana e demokratëve. Ndërsa në Mirditë ku qendra e numërimit u mbyll që mbrëmë, demokratët shënuan një rezultat në numërin e 1240 votave më tepër se socialistët.
Duhet shënuar se demokratët kanë patur epërsi të thellë edhe nga votimi në burgun e Shënkollit, në raportin 350 me 40 për demokratët.

Ndërkohë që në gjithë këtë proces të fundit, nuk janë numëruar votat vetëm në dy Qendra votimi të Kurbinit, të Zhejës dhe Fushë Kuqes, pasi janë ndeshur probleme në regjistrimin e numërave të kartave të identitetit dhe pasaportave, jo sipas ligjit.

Shekulli
 
urime Lezhes,,Mirdites dhe Lacit,,

kam qen i bindur se aty nuk kane vend komunistet..
 
urime Lezhes,,Mirdites dhe Lacit,,

kam qen i bindur se aty nuk kane vend komunistet..
Ke Burreli ke komunista ne PD sa te duash.....PD+PS=P.Punes
 
Ke Burreli ke komunista ne PD sa te duash.....PD+PS=P.Punes

ish komunista, dhe komuniste aktuale, kan shum ndryshim..

te ishe komunist dikure ndoshta ishte detyrim,,

por te jeshe komunist sot eshte budallallek,,
 
ish komunista, dhe komuniste aktuale, kan shum ndryshim..

te ishe komunist dikure ndoshta ishte detyrim,,

por te jeshe komunist sot eshte budallallek,,

Budall eshte populli qe u beson ketyre partive qe ne programet e tyre nuk kane asnje send qe ka te beje me zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare.Kjo eshte mendesia komuniste qe i karakterizon keto parti qe gjithcka mund te bejne per interesat internacionaliste,ndersa per kombin jo.
 
Budall eshte populli qe u beson ketyre partive qe ne programet e tyre nuk kane asnje send qe ka te beje me zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare.Kjo eshte mendesia komuniste qe i karakterizon keto parti qe gjithcka mund te bejne per interesat internacionaliste,ndersa per kombin jo.

Shqiperia nuk ka nevoje per Socializem sepse ajo ngurteson hapat per integrim ne europe.
per socializem ka nevoje greku por jo ne.
 
Kjo nuk eshte akoma zyrtare!!
 
Kjo nuk eshte akoma zyrtare!!

E nuk ka per te qen ndonjeher zyrtare :D sepse me aq rezultat te ngushte qe esht , nuk besoj se berisha fal gje kujt LOL LOL
 
Ps fitoi dhe nje mandat ne Fier keshtu qe eshte shpejt akoma per tu bere zyrtare
 
Barazim 70 me 70 sigurisht nqs Ps bashkohet ne koalicion me Lsi
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back