Lezha, 9 qendra votimi të pahapura, probleme me fletët e votimit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Gazetarja Lindita Kokaj raporton se sipas të dhënave paraprake, në rrethin e Lezhës nuk janë hapur 4 qendra votimi, 3 në Kolsh dhe një në Shëngjin. Në këtë të fundit problem ka qenë një anëtar i PD-së i cili e kishte emrin për anëtar këshilli, ndërkohë që në tre qendrat e votimit në komunën Kolsh janë ndërruar komisionerët në momentin e fundit dhe ende në orën 9:15 qendrat e votimit nuk ishin hapur.
Edhe në rrethin e Kurbinit janë 5 qendra në Milot dhe Laç ende të pahapura për shkak se kanë mungesa në dokumentacion.
Në Mirditë në fshatin Simon janë 40 fletë votimi pa numër serie çka ka sjellë probleme.
Në komunën Blinisht ka patrullime të policisë, por deri më tani nuk janë shfaqur probleme. Policia njofton se janë 250 forca të saj të angazhuara me zgjedhjet në këtë qark.


Një ngatërresë në shpërndarjen e fletëve të votimit është bërë shkak për shtyrjen e fillimit të procesit të votimit në komunën Kaçinar të rrethit Mirditë.
Korrespondenti i "Shekullit", Gjergj Marku, raporton se fletët e votimit që i përkisnin një qendre votimi në Rubik janë dërguar gabimisht në komunën Kaçinar.
Kjo ka bërë që procesi i votimit të shtyhet deri në dërgimin e fletëve të duhura në qendrat përkatëse.

Shekulli
 
Back
Top