Lexus lançon super-automjetin më të rrezikshëm japonez

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Panairi i automjeteve ua ka hapur dyert prodhuesve botërorë, e një prej premierave më të rëndësishme tanimë është mbajtur.

Super-automjeti më i fuqishëm japonez, Lexus LFA, pas një viti testimit të prototipave dhe koncepteve ka dalë në prodhim serik. Megjithatë, duket se gjithsesi ia ka vlejtur të pritet për të, sepse karakteristikat e tij janë të jashtëzakonshme.
uH6Fm8dBNms
Motori 4.8-litërsh V10 me cilindra të vendosur në 72 shkallë, zhvillon 560 kuaj fuqi në 8.700 rrotullime për minutë dhe 480 Nm, e sillet deri në 9.000 rrotullime në minutë.

Fuqia në boshtin e pasmë transmetohet me anë të marshit vazhdues prej gjashtë shpejtësish, derisa për transmetim të sigurt të fuqisë meritor është diferenciali i Torsen me rrëshqitje të kufizuar.

Automjeti i cili ka 65 për qind të mbështjellësit të përpunuar nga fijet karbonike peshon 1.468 kilogramë.

Lexus pohon se LFA deri në njëqind kilometra në orë arrin për 3.7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 323 km/h.

Modeli LFA do të prodhohet në gjithsej 500 njësi, derisa do të kushtojë 250.000 euro. Njësitë e para do të dalin në shitje gjatë vitit 2011.
*telegrafI*
 
Back
Top