Lëvizjet dhe gjestet

Love

βeℓℓe â๓e
Sytë, tiparet e fytyrës, si dhe çdo pozicion i trupit shprehin ndjenjat dhe personalitetin tonë.

Sot gjestet shoqërojnë shpeshherë fjalët që themi, duke e forcuar ose zbutur kuptimin e tyre. Edhe pse, nga njëri shekull në tjetrin, qëndrimi i trupit e ka humbur paksa vlerën e vet simbolike, përsëri ai është i rëndësishëm për opinionin që të tjerët mund të krijojnë për ne që në takimin e parë. Disa nuk dinë, të tjerëve u janë bërë zakon qëndrime jo të hijshme, mirëpo, të gjithë, me pak vëmendje, mund të mësojnë e të korrigjohen.

f.0704001658427_m.jpg

Qëndrimi
Mënyra si rrimë, si uleni, si ecni është tepër domethënëse.
Thonë që pamja të gënjen. Megjithatë ajo është përshtypja e parë që krijohet te bashkëbiseduesi ynë sapo takohemi me të. Nuk bëhet fjalë këtu të shtireni, të mbajmë qëndrime stereotipe, por të reflektoj më sa më pozitivisht personalitetin tonë.
Mos e mbani kurrizin të kërrusur dhe krahët të lëshuar. Kurrizi duhet mbajtur drejt, barku i futur. Fjala "rri drejt", që e dëgjonim shpesh të na e thoshin kur ishim fëmijë, është gjithmonë e vlefshme.

Si të rrimë në këmbë?

PO

qendrimi%201.jpg

JO

qendrimi%202.jpg

Si të rrimë ulur?

PO

qendrimi%203.jpg

JO

qendrimi%204.jpg

Ecja
Mund të ecet shpejt, por pa i përplasur takat e pa i tundur fort krahët, sikurse nuk duhet ecur duke i tërhequr këmbët zvarrë. Për të patur një ecje të bukur, përshtatini hapat me trupin, mbajeni trupin drejt e jo si të ngurtësuar.

Si të japësh dorën
Kur takon dikë, kontakti i parë fizik është dhënia e dorës, e cila ka shumë rëndësi për përshtypjen që lë te tjetri. ثshtë kënaqësi kur i jep dorën tjetrit me sinqeritet e siguri:
- asnjëherë mos jepni vetëm majat e gishtave;
- si burrat, dhe gratë, e heqin dorezën kur japin dorën. Si rregull një burrë duhet t'i thotë një gruaje të mos e heqë. Nuk duhet lënë tjetri të presë me dorën shtrirë sa të hiqni dorezën; në këtë rast më mirë mos e hiqni fare...;
- në rrugë nuk i shtrëngohet dora personit që e takon për herë të parë, por përshëndetet me kokë duke buzëqeshur.

Puthja
Gjithmonë duhet të tregojë njëfarë intimiteti; nëse pranohet që një fëmijë mund t'ia zgjasë faqen të gjithëve kur i takon, edhe të panjohurve, pasi mbush të njëzetat mund të puthet vetëm me ata që ka krijuar marrëdhënie miqësore.
Jepet nga një puthje në secilën faqe. Nuk është nevoja ta puthni tjetrin tri-katër herë në një faqe për t'i treguar se sa e doni, edhe pse disa e kanë si zakon krahinor.

Vështrimi
Thonë se është "pasqyra e shpirtit" dhe mesazheri i fshehtë i ndjenjave tona ...
- duhet të jetë i sinqertë: kur flisni me dikë duhet ta shihni atë dhe jo të rrotulloni sytë e ta shëtisni vështrimin andej-këtej;
- nuk duhet të vështroni ngultas dikë dhe t'i hidhni vështrime nga lart-poshtë, as të fiksoni pjesë të trupit, pasi do ta vini në vështirësi e ndoshta do të mendojë: ‘Mos kam ndonjë njollë në kravatë?’, ‘mos do të më vjedhë unazën?’; ‘mos është ndonjë maniak?’
- mos vështroni tinëz dikë;
- mos bëni shenja me sy, të cilat mund të keqinterpretohen.

Buzëqeshja
Ajo e ndrit fytyrën dhe i shoqëron aq mirë fjalët, saqë dallohet edhe në telefon. Ju mund të përfitoni, por edhe të abuzoni me të, mjafton që të jetë e sinqertë.
Ndërsa e qeshura tallëse, ironike është një armë, nga përdorimi i së cilës duhet të hiqni dorë.

Gjeste të pahijshme
Disa prej tyre janë të vullnetshme dhe të pafalshme:
- kërcënuese: tundja e gishtit ose drejtimi i grushtit;
- përbuzëse: vështrimi krenar apo ngritja e supeve;
- vulgare: kur godet lehtë faqen ose tëmthat; - të dhunshme: goditja me këmbë e mobilieve, hedhja e objekteve përtokë, dhe, më keq, në drejtim të njerëzve;
- të turpshme: të gjitha gjestet me kuptime seksuale.

Disa mani të papëlqyeshme
Gjeste të tjera janë të pavullnetshme që një sy kritik mund t'i vërë re; me pak kujdes mund të korrigjohen fare mirë.
Të tilla janë:
- të prekësh papushim një monedhë në xhep;
- të bësh gjeste kur flet;
- të prekësh herë pas here bashkëbiseduesin;
- të godasësh lehtë me gisht cepin e tavolinës ose krahët e kolltukut;
- të tundësh këmbët;
- të tundesh në karrige;
- të hash thonjtë;
- të hash çamçakëz;
- të kruhesh;
- të rregullosh të brendshmet;
- të kruash hundët ...

Tiku nervor
Në shumicën e rasteve shpreh shqetësime të përkohshme, por kur vazhdon për një kohë të gjatë, tregon se është diçka patologjike, prandaj i duhet drejtuar mjekut për ta kuruar.
Burimi: Telegrafi
 
Pe: Lëvizjet dhe gjestet

Interesante,ato menyrat e te qendruarit ne kembe dhe ulur,sme pelqyen fare...Pervec qe ka menyra te tjera qendrimi,ato mu duken shume formale,sikur do rrish para presidentit....
 
Pe: Lëvizjet dhe gjestet

Te verteta.Jane keto gjera te vogela por qe ne tersin e tyre japin ikonen e jashtme,..(ka plote njerez,qe nga stresi ,emocioni apo nga mos kontrlollimi i situates bejne gjeste si levizja kembeve,.brejtja e thonjeve,..ngaterrimi i gishterinjeve njera me tjetren qe pasqyrojne nje shkalle te larte tensioni,qe tregon nje acarim dhe nervozizem,..shpesh disa vese jo te pelqyeshme mes komunikimin trupor me ambjentin dhe njerzit per rreth u kjrijohen kur kalojne strese te medha apo perjetojne situata stresuese...(si biznesi,.fatkeqesit,.zhgenjimet,..etj etj../)
Pra duhet pase kujdes,,te pakten veset ekstreme duhen luftuar.
Nga pake vese sa individuale dhe te perfituara ka gjdo njeri e rendesishme eshte qe gjestet qe bejme mos te kene natyre ofenduese kundrejt tjetrit,.dhe te mos jene deri ne ate pike sa behen shqetesuese per ne dhe per tjetrin,.pa nga pake gjithkush ka,.sepse me pikatore rregullsie,nuk kalohet dita as mardhenjet shoqeror as jeta.
 
Pe: Lëvizjet dhe gjestet

Savoir vivre :kafe:
 
Pe: Lëvizjet dhe gjestet

Sytë, tiparet e fytyrës, si dhe çdo pozicion i trupit shprehin ndjenjat dhe personalitetin tonë.

Sot gjestet shoqërojnë shpeshherë fjalët që themi, duke e forcuar ose zbutur kuptimin e tyre. Edhe pse, nga njëri shekull në tjetrin, qëndrimi i trupit e ka humbur paksa vlerën e vet simbolike, përsëri ai është i rëndësishëm për opinionin që të tjerët mund të krijojnë për ne që në takimin e parë. Disa nuk dinë, të tjerëve u janë bërë zakon qëndrime jo të hijshme, mirëpo, të gjithë, me pak vëmendje, mund të mësojnë e të korrigjohen.
Burimi: Telegrafi

Komunikimi eshte mejti thelbesor ne marredheniet shoqerore, pune por edhe familjare. Aq me i rendesishem behet dhe do na sjelle edhe favore nese komunikimin arrijme ta kombinojme edhe me te ashtuquajturen gjuhe trupore e cila thuajse gjithmone perben nje pjese te konsiderueshme dhe te rendesishme te imazhit tone.
Mimiken e fytyres nuk e pashe te pershkruar ketu por konsideroje se shume shpeshe i jep domethenje dhe vendosmeri atyre qe themi. Jo gjithmon munde te arrijme qellimet tona me komunikim gojore nese ate nuk e kombinojme si duhet me komunikimit trupor. Komunikimi trupor perfshi ketu edhe mimiken e fytyres jane faktore lehteues ne perditshmerine tone.

Te ne ju kushtohet shume pak kujdes gershetimit te tyre dhe kur del njeriu qoft ne televizion apo para publikut pa marre parasysh ato qe thote dhe rendesin e tyre, nese mbetet si nje trung i palevizur humbe efektin e vet. Fatkeqesisht ne Kosove kete dukuri e veren shume pak pasi qe gjuha trupore nuk perdoret apo perdoret shume rralle. Ka vende ku gjuha trupore edhe ushtrohet sidomos buzeqeshja, por ke ne i kushtojne shume pak kujdes qe nga formimi ne familje dhe institucionet arsimore - edukative.
 
Pe: Lëvizjet dhe gjestet

Gjuha e trupit dhe komuniki joverbal flet shume dhe mua sinqerisht me ben pershtypje..Pelqej shume kur ata me te cilet komunikoj ne jeten e perditshme te mbajne nje lloj rregulli kur flasin dhe nje qendrim ne te ulur qe eshte i pershtatshem per bisede…Nje qendrim i drejte tregon siguri, vetebesim, interesim per te degjuar, bieles dhe nje lloj dhe autoriteti..Nuk pelqej kur dikush gjate bisedes ben gjeste te atilla qe levizet dhe luhatet vazhdimisht me karigen ku eshte ulur, nuk te percjell me sy kur flet e duket si i hutuar..keto me percellin nje lloj mesazhi sikur bashkebiseduesi nuk ka entuziazmin dhe deshiren e mjaftueshme per te biseduar dhe te humb dhe deshira dhe vullneti per te vazhduar me tej me biseden.
 
Pale kur shikon ndonjehere je mes miqesh, meshkujt (ne pergjithesi) kur shtrihen neper karrige gjere e gjate hapin dhe krahet ohoho vetem jasteku u mungon ... e bejne kafene => krevat LOL ... Te heqin mendjen...
 
Eh vertete qe te heqin mendjen..mua vertete qe me hipin nervat kur bejne keshtu dhe shume ’’miqesisht’’ me ca grimasa ne fytyre ( :D ) ju them ,, Ke mundesi te lutem te ulesh me mire se me duket qe po bisedojme dhe nuk po tregon fare respekt lol’’..Duhet tua mesojme kete lulture bontoni njerezve, bere shume mire qe e hape si teme :)
 
Pe: Lëvizjet dhe gjestet

Pale kur shikon ndonjehere je mes miqesh, meshkujt (ne pergjithesi) kur shtrihen neper karrige gjere e gjate hapin dhe krahet ohoho vetem jasteku u mungon ... e bejne kafene => krevat LOL ... Te heqin mendjen...
U sa inat i kam meshkujt qe hapen gjate gjere ne karike, ske me vend te ulesh prej tyre...pse nuk dine te limitohen tek vendi qe i eshte llogaritur ( 1 karike, jo nje karike dhe nje cik nga karikja e komshiut..>)
 
Pe: Lëvizjet dhe gjestet

Ndersa une i dua femrat qe shtrihen dhe hapin krahet. :akullore:Sa e ndryshme kjo gjuha trupore mes dy gjinive :fantazem
 
Pe: Lëvizjet dhe gjestet

Eshte nje lloj ecje tek femrat ,sidomos ato te gjatat dhe te dobtat ...ecje me gju ...sa besdi i kam :D ...apo puthja 4 here ne 1 faqe ..mjafton nje here e kaq ...
 
Titulli: Lëvizjet dhe gjestet

si te rrime ne atehere :( :(...........ahahaah une prek shpesh floket...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top