Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

Love

βeℓℓe â๓e
“Ne synojmë ta ndërrojmë Kushtetutën dhe ligjet aktuale të Kosovës. Por, nuk angazhohemi për futjen e Sheriatit. Pas zgjedhjeve do të jemi faktor serioz në Parlamentin e Kosovës”.
Kështu ka deklaruar për gazetën “Express”, Fuad Ramiqi, anëtar i Lëvizjes Islamike Bashkohu.

60416_622629591097385_1103768406_n.jpg


Rruga nuk i solli gjë prandaj vendosi që të garojë edhe në politikë. Ish-oficeri i APJ-së për shumë vjet sërish do të provojë rrugën e politikës për të arritur synimet e tij.

Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) synon jo vetëm praninë në Parlament, por edhe njëri ndër faktorët e skenës së ardhshme politike, shkruan “Express”.
Kjo parti e re në Kosovë pretendon se do ta mbrojë identitetin Islam të shqiptarëve të Kosovës.
Nuk do t’i lë anash as protestat në rrugë nëse Parlamenti nuk bën punë.

“Pozita e Kosovës në ndërtimin e demokracisë së mirëfilltë është treguar i mangët sidomos kur është në pyetje roli i shoqërisë civile. Në veprimtarinë tonë mbi dy vjet e gjysmë në mbrojte të të drejtave dhe lirive fondamentale të njeriut duke përfshirë edhe të drejtën e besimit dhe ushtrimit të lirë ne nuk kemi arritur që t’i realizojmë ato të drejta, sepse mekanizmat e pushtetit kanë qenë më të fortë dhe nuk e kanë respektuar rolin e shoqërisë civile.

Pjesërisht kemi pas sukses dhe metodat dhe mekanizmat që ne i kemi përdorë qoftë me protesta, tribuna apo paraqitje mediale kanë ardhur në një fazë që janë konsumuar. Duke pasur parasysh rolin e pushtetit, atëherë edhe kërkesa e njerëzve, aktivistëve tanë dhe nga analizat tona na kanë çuar drejt asaj që ne të futemi në garë si subjekt politik në kontekstin e veprimtarisë institucionale për të arrit ato që ne i kemi bërë si shoqëri civile”,
tha ndër të tjera, Ramiqi.
express
 
Titulli: Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

Rruga nuk i solli gjë prandaj vendosi që të garojë edhe në politikë. Ish-oficeri i APJ-së për shumë vjet sërish do të provojë rrugën e politikës për të arritur synimet e tij.

Sa njerz te shpifur mban kjo gazet ekspresi!!!po kjo keshtu edhe me VV ka reaguar , i ka qujt njerz rrugaq e sot kjo levizje eshte shendrru ne nje parti shum te fort. .......e gazeten e lexojn tani vetem kur ikin ne wc
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top