Ty!
Sot po te drejtohem ty ….
Ty qe padrejtesisht me mesove te te dua me cdo gabim tendin e ku te miat dot si pertype
Ty qe me dhurove lumturi e timen e more pas si nje cante shpine , per te ikur larg
Ty qe nga frikerat e mia vetmine ma zhduke , e sot te vetmen dhurate ate me ke lene
Te drejtohem ty…a dite te me doje ndonjehere?
A dite te me doje ashtu sic vetem ti di te duash?
Apo edhe une isha nje nder ato qe me pare kishe njohur , e brenda tyre kishe shperthyer mijra fishekzjarre e me pas si krateri i nje vullkani, i braktise?
Me thuaj, mos isha shume per ty? Apo kurre e mjaftueshme?
Ne mes rrefenjash qe koha tregoi per ne , te ka treguar sa shume te doja? Sesi nuk ngurrove per asnje moment te therrmoje ate “boten” e forte brenda meje dhe nxorre ne pah cdo dobesi timen? Po te nesermen qe therret fort ,por jo me emrin tend? Valle ti rrefeu?
Ty …ty te drejtohem
Ty qe perhere mendove se ishe nje kaprico momenti per mua, e se diku diku cdo gje do fashitej , si puhiza ne nje mbremje gushti e pluhurin e rruges vertit neper ajer.
Ty qe shpesh me vishje me petkat e lojtareve te frikshem e prisje me endje levizjen e rradhes si ne nje fushe shahu
Ty qe melodite e mia i ktheve ne zhurma rrebeshesh , e kurre nuk pyete cfare kenge degjoj tani…
Me thuaj a dite ndonjehere te me duash edhe pse sot jam nje kalimtare e huaj , ne rrugetimin tim ?