• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Letraret e rinj!

Monique

Staf në FV.AL
Ne kete hapesire gjithkush nga ju mund te shkruaj krijime , copeza nga vetja.

Shpalosje te mbare!



Te kam dashur ne cdo kohe e cdo stine.
Te kam dashur pavaresisht formave te tua te pakuptimta
Te kam dashur edhe atehere kur nuk ishim me ne
Te dua ende sot ku zgjimi im je ti e ku embel mbi qerpik me uron "naten e mire".
Cdo gje merr kuptim tjeter kur jam prane teje



A.M
 
Last edited:

Monique

Staf në FV.AL
Kepucet e kuqe veshur kam sot!………





Sot kam veshur serisht kepucet e kuqe….

Dje kerkoja ne kutite mbi raft një pale kepuce per te veshur dhe asgje qe me mbushte syrin.
Te gjitha kutite leviza dhe syte qendronin tek kutia ne maje, e dija çfarë kisha aty… i mora dhe kepucet e kuqe qendronin aty qe nga ajo dite kur i vesha per here te fundit.
E di ?
Une i adhuroj ato kepuce …sepse e kuqja me sjell kaq prane vetes, me kujton cdo ndjesi te brendshme qe pak kush e njeh, sepse e kuqja jam une!
Po i shihja dhe mu kujtua qe edhe diten kur u takuam kisha veshur ato kepuce….edhe diten kur vendosem mos ishim me kisha veshur po ato kepuce, por kush e kish mendjen te ky detaje ate dite.
Po pse me lidhesh ti me cdo fragment timin si një rrjet merimange kapur ka një insekt e s'e leshon , pavaresisht cdo perpjekje te deshtuar..
Kam vendosur te kujtoj vetem ngjarjet e bukura nga e shkuara ime , kam vendosur qe te kthej një faqe te re ne librin e jetes, kam vendosur qe ne faqet e reja mos te kete asnje copez nga ti dhe askush qe me dashje a jo me lendoi.
Dua te shkruaj ne keto faqe cdo hap, gjurme te pacenuar nga askush, te kuruar deri ne detaj do ti mbush fragmentet e jetes.
Do skalis buzeqeshjen qe askush s'mund te m'a fshij , sado u perpoqen. Do skalis pozitivitetin sado negativitet perqark me shkaktuan, do skalis shpirtin sado, shpirt nuk paten ditet e shkuara.
Nuk do i fsheh me kepucet e kuqe , hapat e mi jane te vendosur per t'u hedhur perpara dhe ti…ti do jesh thjesht një kujtim i se shkuares , kur kepucet e kuqe nuk dhimbnin nga kallot e kohes.

Ti nuk do jesh me askund sepse une sot kam veshur kepucet e kuqe dhe cdo kujtim me to kam shkelur!




A.M
 
Last edited:

Monique

Staf në FV.AL
Ftoje ne vallezim!





Ndalu një cast , gjithcka ndjen friken,turpin, ndrojen , genjeshtrat e gjithcka qe kjo bote te imponon….zhvishi!
Dil perpara vetes ashtu sic je , pa ndjere detyrim ne miresjellje, pa kompromise , pa shtirje , e tera ti ..si pas një dushi te ngrohte ku gjithe lodhjen e dites ta zhvesh , si qiell i paster ,si det pa dallge ….
Tregome çfarë ndjen teksa veten sheh, e pafajshme?
E paster ne ndergjegje?
Ti e di se nese ka një te vertete ne te gjithen kete , ajo qendron nen lekure….
Ato ditet teksa rri nen shi dhe ndjen peshen e cdo pike mbi fytyren tende , qe te shkund lehte nga cdo mendim deri ne zgjim , pa pikepyetje , pa ngarkese emocionale, pa medyshje deri ne permbylljen e fazes ku ti me veten perballesh.
Pajtohemi ne fund vetem ne një pike , te gjitheve ju ndodh te mbyllin një sy, një vesh kundrejt kujtdo, ndonjehere edhe ndaj vetes.
Te lodhur nga zgjedhjet e perkohshme per te patur nen kontroll veten, te shendetshme deri diku per egon tone, duke evituar kesisoj perballjen me ata qe na detyrojne te tjetersohemi.
Por , ndalo një cast, kush vlen me shume ?
Nevojat e tua ne funksion te qetesise shpirterore, Uni, apo altruizmi yt kundrejt te tjereve?
Ndalo dhe reflekto, e nese dikush ne udhen tende shfaqet, dikush qe njeh melodine , ritmin e valsit qe te gezon….mos u largo!
Ftoje ne vallezim …sepse ne fund…..

Kjo jete është vetem JOTJA!


A.M
 
Last edited:
S

Soul

_XXXL

Dita mbylli sytë para vështrimit tënd
Ndërsa unë, hapa zemrën
Diellin dogjën fjalët e tua,
Buzët e zhuritura të mallit freskove.

Nëpër kodra rrënqethjesh
I ngre kurthe me prekje
Pasionit të çmendur
Që pushtohet nga epshi...

Lumturi mëkatare,
Si vajzë e turpshme mos e ul kokën,
Puthi fjalët e përskuqura nga dëshira,
Përqafo lakuriqësinë e saj të pafajshme!
 

Monique

Staf në FV.AL
Te ka ndodhur?!


Te ka ndodhur ndonjehere te harrosh se i perket vetes, ne vend qe te kerkosh një tjeter zemer te te plotesoj?
Te ka ndodhur te harrosh se vetem vetes i perket , e te zhytesh thelle ne shpirtin tend e te harrosh ndjesine qe ke , kur je pa te?
Mos me lejo te humbas ne ty ,nese ti mbyllur ke shpirtin e kengen time te preferuar nuk di ta kercesh.
Mos i lejo vetes te peshperisesh fjale , te cilat neser do ngjajne një kujtim , e nga ai kujtim edhe mund te qaj.

Te jesh prane meje sic shpirti t’a dikton, lejoja vetes, …ne mos shko , ende pa lene asnje kujtim.
Nuk mundem me te gezoj nga vuajtjet e mia, e as te vuaj per disa doza te vogla lumturie.
Nuk mundem as edhe një minute me shume te lexoj, diktoj, perralla, …por as te imagjinoj veten si pjese e personazheve te idealizuara ne perfeksion nga fantazite e mia.

Eja , eja ashtu sic je , dhe ma kurse një gabim tjeter ne vargun e gjate te gabueshmerise sime.
E dime si une e ti sesa frike nga vetja kemi , kur zemres dyert kerkojme t’ia hapim.

Ndoshta është e veshtire ne kete bote tonen , te njohim njeri tjetrin si vertete jemi, jashte asaj kornizes se ngurtesuar keqaz.
Ndoshta është e veshtire sot te njohesh dike, pasi askush veten s’e shfaq per ate qe është , e japin aq sa nuk mjafton per te perqafuar një zemer brenda zemres!

Ndaj eja , eja ashtu sic je , edhe pse kujtimet force ti fshij s’kam, edhe pse ndonjehere largesine do kumboj …një arsye per te te gjetur brenda një kujtimi do e gjej. Do jesh ndoshta një grimce ne brendine time, por do gjesh perhere doren qe zgjatet kur bota shpinen kthen, do gjesh perqafimin e dikurshem qe s’do te harroj ndoshta kurre, e ndoshta mes ndjenjash te perziera do shqiptosh ate pyetje qe do te mundoj….a mos duhet te kthehem serisht tek A-ja dhe te harroj se i perkas vetem vetes , e zemres vendin t’i leshosh e njehere te rrahe prane saj.

Aty do me kesh kur mos duash te flasesh , me heshtjen time do te bej shoqeri. Do jem edhe kur askush prezencen tende mos e ver re , heshtja do jete sipari mes nesh e pasi t’a ngre ….do shuaj gjithe dritat e askend mos te shohesh , asnje kureshtar , e kur te zgjohesh , perqafimi është ai qe do ndjesh perreth vetes….Dhe une do jem aty , sepse kujtimet frike kam ti fshij dhe nese ndonjehere largesine shpirti do doje te shuaj …rrugen permes një kujtimi do gjej e do te risjell serisht e serisht.


Me ka ndodhur te harroj se vetes i perkas , sepse me shpirtin tend jam bere njesh , sa s’di si mund te jete gjithcka pa ty….



A.M
 
Last edited:
S

Soul

_XXXL

Më prek së largu me ndjesinë tënde,
Të ndjej çastin kur më ushqen me dashuri,
Të ndjej trupin tek t'kurret nga fjalët e tua.

Nëse fjalët rrëmbejnë njëra-tjetrën,
Nëse dhe ajri ndizet nga fjalët e tua,
Dije se unë jam djegur me kohë!
 

Monique

Staf në FV.AL
një dite do jem serisht Ajo qe isha, “UNE”!




Jam rrezuar me zemren ne toke duke u zvarritur , e koka me është varur ne dysheme dhe te therres ty! Dhimbja cirret duke te kerkuar ty…Ku je?

Nuk po heq dore …
Edhe pse ti me ke braktisur si një anije e vjeter ne mes detit nga dallget perpire, edhe pse gjumi arratisur nga syte është, edhe pse fundin e shoh kaq qarte , nuk do heq dore. Do ngrihem ashtu si une di dhe do te kerkoj!

E shkuara godet furishem ne muret e vjetra e ma shkund zemren , furtune dhe kudo ka krisje e thyerje xhamash por ti…ti cuditerisht arrin te dalesh ne siperfaqe , sepse ti je plaga e shpirtit tim!

Nuk do rresht duke te kerkuar , rrugen do e rigjej e do te te kthej serisht ne catine e mendjes sime , do ngrihem dhe cale cale serisht do gjej menyren me shpirtin keputur te te sjelle ne shtepi.
Kurre s’te mora inat , te kam falur mijra here ne heshtje , s'te urrej dot…e si mund te urrehet një shpirt?!

E kur perpiqem te sheroj veten nga ti , ti vjen fuqishem duke hedhur cdo perpjekje ne ere, e si mund te kurohem une valle?!
Serisht mbreme erdhe ,duke gervishtur plagen pa meshire deri sa dhimbja dhimbte.
Te lutem me ler , dua te jem e shendeshme per ty, dhe viroza jote me është shperndare ne gjithe gjithesine time e s’me lejon te ngrihem…nuk jam aq e forte sa me pandeh…andaj lerme te qete.

Zvarre zvarre do terhiqem neper pllaka, por dije se do te mbledh dhimbjen unë dhe ti grushtat e mi dhe do di te ngrihem e te eci serisht. Do qaj , e prej shpirtit do heq cdo shije te hidhur, cdo ndjesi negative, e nga ti do clirohem . Do kuroj brendine time dhe besome , do te mbaj si një kujtim, relike e kohes se shkuar , si një imazh te asaj kohe kur nuk ekzistoje.

Ne toke me ke hedhur dhe nga perplasja ime ndoshta ndjen dhimbje , por une jam e gjalle, ende frymoj dhe pse duart mbeshtetur ne dysheme , premtoj se dore nuk heq.


Kurre sdo heq dore se qenuri UNE!

 

Monique

Staf në FV.AL
Per te gjitha heret!

Per te gjitha heret qe ke "veshur " një buzeqeshje, qe buzeqeshje nuk është.
Per te gjitha heret qe ke fjetur, duke ndjere mungesen e dikujt..
Per te gjitha heret qe ke falur edhe kur nuk duhej...
Per te gjitha heret qe ke kerkuar falje, e faj s'ke patur...
Per te gjitha heret qe jastekun me lotet e tu lagur ke...
Per te gjitha heret qe ne fyt ,frymarrja te merrej e ti vazhdoje te ecje me koken lart...
Per te gjitha heret qe je shtirur se asgje nuk ndodhte, kur nderkohe vdisje pak nga pak brenda teje..
Per te gjitha heret qe refleksi ne pasqyre te shfaqte një njeri te shkelqyer, por ti se shihje dot...
Per te gjitha heret qe te pyesin "çfarë ke", ti pergjigjeshe "asgje", kur nderkohe ishe duke plasur nga dhimbja...
Per te gjitha heret qe ndihesh e dobet, e i thua vetes "nuk mundem me" , e nderkohe je aty edhe diten tjeter...
Per te gjitha heret qe je vetvetja edhe pse te kritikojne
Per te gjitha heret qe ndihesh një hic, por gjen një motiv per te ribesuar serisht
Per te gjitha heret qe thoje "Mjaft...mjaft" e mjaft nuk ishte kurre...
Per te gjitha heret qe qendrove, kur te gjithe u larguan...
Per te gjitha heret , per te gjitha ato here , ku do kishe dashur te ishe zhdukur, te largoheshe larg gjithkujt e gjithckaje, e te fshije te shkuaren tende....
Hapi syte e shih ....e kupton sa e forte je?!
 

Monique

Staf në FV.AL
.......Cfaredo lloj gjeje qe te është e shtrenjte, diku diku do te te lendoj pse jo edhe do thyhesh per te.
Do te jesh e sigurt?!
Do te besh si një pjese qe dhimbjen se njohin?
Do qe zemra kurre mos te te copetohet?

Atehere mos ia jep askujt!
As një qeni, a mace , a peshku te kuq...
Mbroje, mbushe me momente te vogla kenaqesie e deshirash.
Evito cdo perfshirje emocionale, mbylle me mijra dryne, mbushe me ftohtesi e vere ne ngrirje dhe ji e sigurt se kurre sdo te copetohet.
Do jete e pandjeshme dhe e pathyeshme!

E di si quhet e gjitha kjo?!
Thjesht FERR...

Ehhhh e tille do jete, një vend ku gjithcka ngrin, nuk shperbehet, e tera akull......por kaq e sigurt.
E sigurt por e ngrire!!!
 

Monique

Staf në FV.AL
Ka momente ku është e veshtire te imagjinosh një realitet ndryshe e ku te jetosh behet me syte drejtuar nga qielli.
Ka vite ku ajo qe kerkojme është siguri, teper statike, një burg pa kangjella, e perbere me afate skadence, e varfer nga ajo cka jeta e vertete është.
Ka momente ose jete e tere ku nuk shohim mbi limitet tona.
Ka emocione te forta ku është e pamundur ti kontrollosh, e te cilat behen udherrefyesi i zemres e mendjes.
Ka realitete ku është e pamundur ti perjetosh, e realitete te idealizuara keqazi ku mund ti jetosh vetem ne endrrat e tua.
Ka kaq shume beteja ,ku ezaurohesh totalisht e force te luftosh me ske, e vendos te mbijetosh si e vetmja mundesi per te mbijetuar.
A ishte zgjedhje jona apo paaftesi per te ndryshuar?
A mos ndihemi vetem per te bere një ndryshim te tille?
Jo nuk jemi vetem, asnjehere nuk jemi vetem edhe pse nganjehere duhet kohe per ta kuptuar kete.
Mund te jemi ne vete një perqafim apo ledhatim , jo te ngjitur pas nevojave, por frymemarrje per veten e te tjeret.
Mund te jemi receptor emocioni , debolese, te kerkojme afeksion pa asnje medyshje, pa patur frike se do zhgenjehemi..
Mund te mesojme te njohim forcen brenda nesh, te degjojme e te duam UNE brenda vetes sone .
Mund te fillojme te jetojme duke i dhene ze zemres sone, e jo një fytyre te trukuar e me teper ti japim force shpirtit ,ku shpesh e mbysim neper frikerat tona, ne dobesite tona, ne ate jete ku kerkojme respekt e te tille ska!
Mundemi thjesht te leme veten te lire te duam....dhe vetem kaq!
 

Monique

Staf në FV.AL
Mos harro....njerezit do te te veshin perhere petka qe nuk jane te tuat.
Histori ku protagoniste nuk je, fraza qe kurre s'i ke thene, e do te pershkruajne ne menyren me te shemtuar te mundshme.....

Po ti ,perse i trembesh gjykimit te tyre?

Ne vend qe te rrish aty e te degjosh, largohu dhe jeto jeten tende si ti me mire di!
Mes buzeqeshjesh shko....ata s'do dine kurre te jene TI!
 
S

Soul

Me puth..Tashme është koha e duhur..Pa menduar per asnje dhe asgje..Ne heshtje ..!!
Me puth...Ndale kohen..Bej te rriten ndjenjat e mia per ty..!
Ndjeje pranine time neper ere kur un te mos jem aty... !
Me puth pa motive dhe do te jem gjithmone me ty...!
Me puth sikur bota do zhdukej pas puthjes sone..! Me puth pa pasur arsye thjesht sepse do zemra dhe shpirti jot..! Me puth pa motiv...Rri me mua sepse ke deshire..! Me jep vetem një motiv dhe do rri prane gjithmone..!
 

Monique

Staf në FV.AL
Mire se vjen !





………Kembe zbathur shkalleve, e duke numeruar një nga një e ne heshtje zbres.
Kati 5, kati 4….kati 1, aty ku cdo gje nis nga fillimi!
Kati 1 , aty ku gjithcka nis , hapat e pare drejt një qellimi , ndonjehere edhe pa një arsye te caktuar , por i hedh ato hapa per një shtyse drejt te panjohures. Ndoshta e lodhur nga ky rrugetim i vazhdueshem , ti serisht vazhdon ngjitesh nga kati 1.
Ne token e zemres , mire se erdhe dhe te lutem pa zhurme zbathi kembet!
Falas kam endrrat , hapsirat i kam te ndryshueshme , marrin forma sipas asaj qe ne thelb dua , andaj zhvishi kepucet dhe prek gjithcka aty gjen. Ulu ne kolltukun e shpirtit e pse jo ,ndoshta e me deshiren per te qendruar aty gjate.
E ti se di emocionet qe te presin , ekuacionet qe do te duhet zgjidhje ti japesh, padituria sesi lumturia arrihet do jete ndoshta leksioni yt i pare. Me zhvish nga frikerat e mia!
E une si një femije nga aty brenda ,do te ndjek cdo hap tendin , drejt asaj qe bashke do jemi, jemi!
Plot here kam zbritur shkalle te tilla , e nder zbritje kam pare dyer qe nuk hapeshin , e ku nga larg muzike e cjerre veshet gervishte, kam pare shkretetire atje ku oazi reklamohej , lot ku buzeqeshje shitej, piktura pa kornize , varg poezie pa autor…… gjithcka ku kuptimi humbiste.
Andaj nga kati i pare te drejtohem , rri e me bej te ndjej prekjen qe harruar kam , zhurmo per mua , me zgjo!
E une do te them:
Ne token e zemres , mire se erdhe dhe te lutem pa zhurme zbathi kembet!
 

Monique

Staf në FV.AL
Dhe vjen një dite........

0 dTVGO6ZcJErZ6cuu.jpg


……..Dhe ja ku vjen ai moment , ku shiriti i finishit keputet, duke shteruar keshtu edhe pikezen e fundit te asaj etje shprese …dhe shiu fillon te bie.
një lutje per diellin, sot mos shkelqe, asnje rreze mbi mua mos hidh! Dhe bindet ai ,fjales sime te trishte e me le nen rete e perhimta.
një lutje per shiun te nxitonte dhe ne heshtje te ecnim te dy rruges se loteve te mi…sepse sot nevoje te qaj kam.
Sot dhimbjen te dale mbi mua dua te lejoj, me vetedije te plote di se pas atij shiu , do dua te ringrihem si dikur.
Por sot lotet jane streha ime , fytyra ime e vetmja cader teksa shpirti loton.
Brenda atij shpirti ku fshehur kam te gjitha shenjat qe tashme kane krijuar rruget e tyre, gjurme qe mberrijne deri ne zemer e me pas skutave te syve shkelqejne te bekuarat lot!

Dua te qaj sot per cdo gje qe ne kete jete nuk bera mire, per ate qe lendova e mes dhimbjesh rrugen e largimit i tregova, e paqe kurre nuk gjeta ….
Per ate qe iku pa kthyer koken pas , e me la ne rremujen e shkaktuar ne lemshin tim….
Dua te qaj per te gjitha heret kur falje nuk dita te kerkoj e sot me rendon rrebeshi i shiut ,mbi shpatullat e lodhura nga koha.
Per heret qe demtova veten sepse nuk dita te bej kompromise me padrejtesite e me rendojne , sa me rendojne!
A është pendesa mesimi me I vyer e a duhet te jete udheheqesi i cdo dite qe pason?
Ndoshta Po…qe e nesermja mos me detyroj ti fshihem vetes perpara pasqyres , qe frike nga vetja mos te kem….e per kete dua te qaj.
Dua te qaj sepse dua te bind veten se lotet jane sherim , se nuk jane per te dobtit, por qe me bejne te jem një nder ju , te ndjej se edhe une gaboj , e se te qash ne gjithe procesin e saj te ben te ndihesh NJERI!
Harruar veten kemi sy me sy dhe po aq kemi harruar se është pikerisht ai shikim paqja me e embel per shpirtin pasi shiu pushon.
Sot dua te qaj, e asnje fjale mos thuaj…vetem eja serisht ne shpirtin tim e paqen e munguar risille serisht…si qielli shiun solli.
 
S

Soul

Ndodh te dashurojme njrez...njerez te gabuar qe vine ne jeten tone sa per ta komplikuar ate me teper... Na bejne te vuajne,te qajme per to por perseri ne i duam..i duam fort,me gjith forcen shpirtit. Sado qe perpiqemi nk i harrojne kurre. Ato jane tashme pjese e jona. Por kur i sheh?? Ah kur i sheh zemra te del nga kraharori. Te pushton një ndjenje qe do te ikesh ta perqafosh ta puthesh fort e ti thuash qe e do pa fund. Por dicka te ndalon.. është pikerisht ajo... Ndenja e e mos dashurise kur ai te thot te kam xhan .. kur te thot une smundem te dashuroj ??( marre diku )
 
Last edited:
S

Soul

Përtej ëndrrave

Do ti hapë një portë dhe ëndrrës
Më nuk mundem të duroj
Të ngushëlloj ndjenjat e zëmrës
Në krahë do të marr,të përqafoj

Ma shton mallin kur ti vjen
Në ato ëndrra mbushur fantazi
Në mëngjes shpirti verem
Të kërkon,por nuk je ti

Ti më ngjallë një ndjenjë të tërbuar
Kur shfaqesh ëndrrave plotë zjarr
Trupat bëhen një,të dashuruar
Kur largohesh ndjej shumë mall

Nga ato ëndrra,jashtë do të nxjerr
Do të ruaj për vetën time
Nuk mundë të humbas edhe ktë herë
Të shndërrohesh në kujtime
❤❤
 

Monique

Staf në FV.AL
Jam e lodhur duke bere perhere te forten ne sy te te gjithve. Jam e lodhur duke bere sikur asgje nuk ndodh .
Diku rrezohem dhe s’mund te arrij cdo gje qe dua. I kam adhuruar perhere njerezit e pavarur dhe te forte.
Por asnjehere nuk mendoja se do behesha një nder ta!
Por cdo gje e ka një limit , dhe une kam arritur timin.
U mbajta gjate , per te qene e fort per veten dhe per ata qe me rrethojne. E kur une mundohesha te mbahesha ne dy kembet e mia , e fort….Jeta perplasi flatrat e saj duke me marre cdo gje qe doja me shume.
Nuk kisha shance per te zgjedhur , por mund te ribeja një te re timen.
Ndjeja se nuk e kisha te lejuar te qaja, as te ankohesha . Per mua nuk lejohet as te thyhem ,sepse te gjithe presin te jem e fort!
Ne fakt ata presin kete nga une , sepse une kurre nuk shfaqa anen time te dobet askujt….
Dhe ky është problemi , sepse ata mendojne se nuk ekziston asgje qe mund te me thyej. Ata mendojne se une nuk kam nevoje per ndihme..dhe gjithcka sepse keshtu jam une per ta…e fort dhe me shume vetbesim.
Por e verteta është , une ndjej shume dhe shpreh shume pak,. Naten kur jam vetem , ndonjehere qaj sepse jam e lodhur nga gjithcka . Jam e rraskapitur te jem shtylla ku gjithkush gjen prehje , e te jem e fort per te tjeret.
Kam nevoje per dike qe te me mbeshtes, e te jete aty per mua. Dikush qe te me degjoj, te me perqafoj, te me kuptoj kur I them se gjithcka është kaq e veshtire per mua.
Dua te ndaloj se pretenduari , te shfaq ekspresivitetin tim pa merzitur askend, pa bezdisur askend….Te mos degjoj me frazen – Ti je e fort….sillu si e tille!
 
I

Iva1

Ah, gratë. Ato i bëjnë lartësitë më të larta dhe ultësirat më të sheshta.
¨Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme.
 
I

Iva1

Te qeshesh ? - Shenje qe ke lindur me hene te mire
Te buzeqeshesh? - Shenje e lumturise qe ke brenda vetvetes
Te besosh ? - Shenje qe mbizoteron besimi mbi dicka , dike..
Te me zgjedhesh mua ? - Oh , kjo është SHENJE qe ke SHIJE te Vecanta dhe te Privilegjuara
 

Monique

Staf në FV.AL
fantastika-art-zamok-noch.jpg

Ky qytet imagjinar …….

Ti vjen serisht ne mendimet e mia dhe per te bilionten here me ben te kuptoj brishtesine time kundrejt teje.
Ti qe je prezent ne cdo cast timin, ti qe prek cdo fill nervor si telat e një kitare, buze detit melodia e harruar kumbon.
Ti qe per cdo here vjen vrullshem ,duke perplasur cdo dere e dritare brenda meje , si një uragan dhe merr si shpagim ,si trofe ,cdo mur mbrojtes qe une me aq mund ngre….duke me lene ne qiellin e mekatit serisht te pa fe!
Ti ndoshta se di sa here jam munduar te te kuptoj, te te analizoj ashtu si une di te bej.
Mundohem te kuptoj filozofite e medha mbi luftrat, mbi betejat, mbi te renet ne fushat e pergjakura, por pse jo edhe mbi fitoret e atyre qe me pas krenohen sesi thyen “armiqte” e tyre, sesi pushtuan viset e tyre, sesi plackiten dhe grabiten cdo gje gjeten.
Kete e bej per një arsye, dhe arsyeja ime je vetem ti.
Ti je ai qe ke pushtuar, sunduar e plackitur cdo gje qe une fitimtarja e dikurshme zoteroja, po po pikerisht ti!
Kam qene une plot here ti, ndoshta pothuajse cdo here, pothuajse cdo kohe, pothuajse gjithnje.
Kam qene brenda atij labirinthi te ftohte, te lagesht, te vecuar e te harruar.
Kam qene e padepertueshme, muret e forteses ishin te celikta, dhe as drita nuk depertonte ne te.
Ti kalores I plagosur ,pas një beteje te lodhshme, pas një lufte te gjate , u fanepse diku ne kufijte e mi.
Cdo dite hidhje një hap perpara , duke bere me tej ,e duke shtyre tutje kufijte e mi.
Cdo dite e me shume une ndjeja si pesha jote mbi mua dominonte , me merrte frymen, me joshte , me lumturonte!
E ashtu me shpirt pezull prisja te nesermen e sodisja nga maja e kulles sime si ti me sigurine dhe buzeqeshjen tende shtrije krahet e tu, duke me futur me thelle, ne brendesi cdo gardh rrethues.
Ndjeja si copetoheshin muret e mia perqark, porsi morsete me shtrengoje dhe une pranoja pa kushte dhe kaq natyrshem, cdo levizje tenden. Ndoshta kisha pritur kaq gjate per ty?!
Asgje nuk kuptoja, askush s’me ndihmonte te kuptoja se kjo, per ty ish strategjia jote per te fituar betejen.
E une brenda qytetit me mure rrethues luftoja me fantazmat e kohes, luftoja me te shkuaren, luftoja me qenien e mosqenien time. Ti… ti vetem sundoje tashme, ashtu pa kuptuar as ti vete, rrenjoje brenda cdo territori, ku askush kish mundur te shkelte.
Por ti je uragan, vjen e shkon pa destinacion. E tani me, qytet ska, mure ska, fortese nuk ka, ererat e tua moren me vete gjithcka, qyteti im prej rere u therrmua.
Koha, vetem koha do rindertoj serisht, do bej te mundur diellin pas stuhie, por ti eja, ti eja serisht ne qytetin tim!
 

Monique

Staf në FV.AL
Testimonials-Therapeutic-Expressive-Writing.jpeg

Ne syte e botes veshtire e kam ta pranoj , edhe pse vetes nuk ia fsheh dot …Ti nuk je me!
Asnjehere nuk u rreka ne kerkim te pergjigjeve , edhe pse mendja per cdo justifikim , nen emrin tend me fliste.
I mban mend sa premtime mbeten te shkreta ,si ne një liber me flete te verdha botuar kohe me pare…
Fjalet asokohe kishin kuptim ,e befas sot domethenia e tyre u tret , gelltitur nga heshtja qe mes nesh mbizoteron.
Asnje kujtim nuk mbeti neper rruget ku shkelem, e as ne vendet ku I kurorezuam si “streha jone”.
Mos me pyet nese do te te kujtoj diteve te lumtura , sepse s’di ne do kete te tilla ne kalendarin tim , por diteve te trishta , boshe do me gjesh mbeshtetur mbi to dhe me syte ngulur mbi akrepa te ores duke pritur edhe njehere te kthehesh. Do me gjesh duke kerkuar serisht syte qe shkelqenin nen mantelin e lumturise, aromen e diteve ku shpirtrat tane beheshin bashke! A thua valle edhe ditet e kaluara u velen nga lumturia e dashuria jone , sa befas na braktisen…..
U lodha me zhurmen e hapave te mi, ecejaket e vetes brenda heshtjes se imponuar dhe mora guximin te ndaloj….
Edhe pse ende je pjese e piktures sime , telajoja me e bukur e diteve te mira, melodia e dashur qe shpirtin ngre peshe….pluhurin qe pamja jone ka zene dot se largoj…
Dhe neteve te vetmuara ,ti do kthehesh serisht I paplurosur , plot jete e grinte…per te me dhuruar edhe njehere ato fjale qe s’pate mundesi ti thoje sepse koha…koha ishte e tera kundra nesh!

E tani me thuaj….po une si do vij tek ti?!
 

Monique

Staf në FV.AL
primavera_1515929_632924.jpg

Kjo pranvere mban emrin tend!

Edhe pse pa fjale dhe thyer copeza te imta mbi pikepyetjet e mia jam neteve te gjata, heshtjen veshur kam , e veten urryer plot here , serisht te them se ende di te dua!
Edhe pse kur mendoja se lumturine shpirtit ia kisha mveshur si një pelerine princeshash , jeta shijen e hidhur te harrimit me ktheu si kusur pendesash ne prag pranvere.

Ne tryezen e jetes mijra shije per te provuar , ku une e ti ulemi ne gostite qe me duart tona shtruam. Midis te embles e te kripures , te ngopurit e te pangopurit , serisht gjej veten perballe teje ne kete mengjes te vonet pranvere.

Ne pasqyre shoh veten dhe kerkoj ngultazi te shoh ate shpirt qe di te dashuroj, veten ne sy te shoh dhe te ndjej zemren si rreh serisht. Buzeqeshjen e saj ku me te forte ka peshen e ngritjes se renies , syte plot shkelqim ku shpresojne edhe per një dite prane teje, e ku me gjithe shpirt do te te thosh serisht PO…me ty perhere! E pranoj , jam ajo qe ne thelb I beson ende perrallat, ku ne pjese romanesh qan e qesh me personazhin , ku pa kuptuar njehesohet me protagonistet e perjeton cdo histori si te ish e saja. Edhe pse jeta shpesh e perplasi ne dallge e stuhi…une ende di te dua!

Njehere ne jete ndodh cdo gje…por per ne ka patur edhe te dyte , e mund te kete edhe te trete!
E rrugetimeve te diktuara ne subkoshience ju binda serisht. Gjithcka pas krahesh hodha dhe qenien time e shkunda fort duke i hequr petkun e dhimbjes se djeshme. Duke besuar se një dite tjeter do jete ndryshe , se gjithcka ka një arsye, se një dite do jete me mire ….serisht me gjen tek ti!

Degjome si një muzike e pa kenduar me pare, si një varg i pa shkruar, si një pikture e pa hedhur ne telajo, do jem ende ajo qe te dua. E pas zgjimit tim rigjej serisht fytyren tende te shkrire ne një veshtrim , ne një prekje a perqafim. E ndoshta një dite do harroj heshtjen , lotet, dhimbjen , dhe ne rrugen tende do jem serisht… sepse Pranvera mban emrin tend!
 

Monique

Staf në FV.AL



NATA

E adhuroj naten
E urrej nganjehere
Dua te te them EJA me tako
Kjo ishte ideja ime
Nata
Mendime
Sa mendime me pershkojne
Idete e mia jane kaq te qarta
Nata
Ngrihem te te shkruaj dhe
Konfusion
Nuk gjej me as fillim e as fund
Kam nevoje per ty
Por si te bej???
Si te te kerkoj???
është nate
Po degjoj një kenge te vjeter.
Sa kujtime
Sa endrra
Gjithcka sa larg dhe sa e gjalle
Koha
Shpesh koha nuk ka shume forca
Shpirti fiton mbi gjithcka
Nuk mundemi per asgje
Te shoh. Te shoh akoma
Koha nuk me duhet
Nuk me ndihmon per te harruar
Nuk dua
Dhe akoma jetoj
Jetoj edhe per ty
Me shume se kurre
Qetesia e nates
Degjo
Me degjon?
Po
Jemi larg. Por shpirtrat tane preken. Jetojne
E paperballueshme. E mrekullueshme
Sa shume nga ty ka ne mua. Sa?
Asgje e jotja qe jeton ne mua nuk do te humb
Asgje
është pjese e imja. është pjesa qe ruaj me fanatizem
është ajo çfarë dua qe te njohin
Ty
Mua
Ti je keshtu
Hyn ne brendesi dhe nuk iken me
Dhe keshtu dua te jete…Pergjithmone!!!!
 

Monique

Staf në FV.AL



Degjo

Gjeje kohen te me degjosh
Ketu ku ndodhem është një qetesi irreale
Po bie mbremja
Ben ftohte
Jam e rrethuar nga gjelberimi
Paqe
Degjo
Gjeje kohen te me degjosh
Mbyll syte
Shpirti im është gjalle
Dhe me mijra ngjyra
është edhe i yti
Mos i beso aparencave
Degjo
Gje kohen te me degjosh
Shoh zemren tende
E madhe
E forte
E plote
Degjo
Mos degjo vetem zerin tend
Shko me tutje
Lexo ate çfarë askush s'ka ditur ta lexoj
Fletet e bardha
Netet e errta
Buzeqeshjet
Lotet
Mos ndalo!
Shpirti yt reflekton një bukuri te rralle
Hyr mes njerezve
Ne qetesi
Mos bjer ne sy
Mos thuaj asgje…dhe fillo te fluturosh dhe sill sa me shume
Engjej qe te mundesh!!!!!!!!!
 

Monique

Staf në FV.AL



Askush vendin tend se ze!

-Ulu tutje , vendi është I zene!
Ky ze me trembi teksa I drejtohej personit qe po tentonte te ulej prane meje. Per një moment ktheva koken te kuptoja nga erdhi ai ze, por askush s’kish folur. Syte perreth me shihnin te cuditur dhe befas u ndjeva ne faj. Kisha qene une ajo qe veten dot se kisha permbajtur ….
Ai ishte thjesht një I panjohur dhe nuk kisha pse I shfryja gjithe inatin e botes atij. Keto kohe urrejtja brenda vetes rritej si një embrion I sapo ngjizur dhe urreja cdo kend qe nuk ishte TI. Se mbaj mend kur ishte hera e fundit qe njeri tjetrit I perplasem fjalet , harrome, mos me kerko me,…..por te kujtohet sa shpejt I harronim e rrugen e kthimit e rigjenim serisht!
….sepse zemra dhe mendja ime ende te perkisnin TY!
Ktheva koken nga xhami per te evituar cdo shikim theres mbi mua. Se kuptoja perse e torturoja veten ende per dicka qe me nuk ekzistonte.
-Dashuro! Kesisoj do harrosh dhe do te harrojne!
Por me thuaj ti si mund ta le veten te duhem nga dikush qe nuk është Ti?! Mundem???
Ti po perpiqeshe te thoje dicka por u venite shpejt ,sepse e shkuara ku beje pjese te mbyti zerin.
Me syte perhumbur ne askund , imagjinoja qiellin si një hekurudhe mendimesh, e treni im qe zgjatej drejt rruges tende.

E di çfarë?
Dua te bjere shi, po po … te me lagi lekuren e te me depertoj ne thellesi cdo pikez shiu , dhe te ndjej aromen e tokes se lagur….sepse ate ma percjell ti!


Kthej koken si e trembur dhe ah po , vendi prane meje është ende bosh…sepse është vendi yt!
Te panjohurit perreth me duket sikur me pyesin:

-Ende s’u lodhe ti?

I shoh drejt e ne syte e tyre kureshtar, dhe marr kohe e force te flas :

-JO! – Per te nuk do lodhesha edhe sikur te shkoja zbathur deri ne fundin e një endrre. Vendi I tij është vetem I tij!


Edhe pak ka mbetur nga udhetimi im dhe vendi yt perkrah meje është ende bosh!....
 

Monique

Staf në FV.AL


Cdo dite "Ajo" bente te njejtin ritual, merrte telefonin dhe rremonte tek kontaktet per emrin e tij.
Pasi e gjente hapte një chat box ne whatsapp dhe shihte fotot qe hera heres ndryshonin.
Fytyra te qeshura, edhe pse thelle "ajo" e dinte se aparenca genjen, e besonte se ai ishte i lumtur atje tej ne boten e tij.
Ne mendjen e saj vinin shume kujtime te copetuara , ato mirmengjesi plot puthje, bisedat e gjata , perkujdesjet e tija.....

Ne kete perhumbje , rituali i saj vazhdonte me butonin e kthimit pas. Kish qene online perpara 28 minutash, edhe tani është online......
Duhet te jete i lumtur me siguri..bindte veten "ajo"
- Nuk po e shqetesoj , tashme jam e shkuara , e ai është ne te tashmen e tij te lumtur!

Mos duhet te ndryshoj numrin e telefonit? Apo te vendos një status "qofsh mire kudo te jesh" Apo...
E keshtu kish ngecur ne tornadon e mendimeve te saj.....
Ai duhet ta kish takuar edhe njehere , per ta pare ne sy e per ti thene pa perqafime e puthje se do ishte e shkuara tashme....

Por zgjati edhe pak kjo perhumbje derisa mori vendimin e saj.
Ne djall te vene rrjetet e komunikimit , ne djall te shkoj ai dhe lidhjet e tij me te tashmen, ne djall edhe mendimet e saj.

Shkoi serisht tek lista e kontakteve dhe fshiu numrin e tij!
"Ajo" nuk kishte memorie per numrat dhe kesisoj , shpetoi!
 
Last edited:

NGU

Karma has no menu, you get served what you deserve
Absurdja
E cmund te thuash per vitet qe kalojne?
Hic asgje. Edhe pse mund te llogariten shume si numra ato jane vetem një enderr, e cila zgjat pak me shume se enderrat e zakonshme, ndoshta 1 minute. E kjo minute ne vete permbledh aq shume vite te numeruara. Interesante!
 

Monique

Staf në FV.AL
57888617-352-k943825.jpg


Qendro , mos shko!

Jeta thone është si një varke brenda shishes dhe sado te mundohesh ta vozitesh, pa ere s’mundesh. C’do dite me shume mundohesh , derisa behet edhe me e veshtire. Te bertasesh nuk zgjidh asgje ,sepse askush nuk do t’ia dije. E permes xhamit sheh te njejtat fytyra kureshtare , degjon te njejtat zera teksa shtiren ne keqardhjen e tyre. Ndaj mundohu te lundrosh vetem dhe pa u mbeshtetur askund.

Mos shko tani, qendro e pak …me mua!

E kur shpirtin te kesh cope dhe askush se ve re do te te nis trendafilat e mi te kuq. Shpirtin ato do ndezin , zemren do e shkrijne nga akulli , e erresira do zhduket ashtu lehte si siparet e një skene gjigande .

Mos shko tani , qendro e pak …me mua!

Kam pritur kaq gjate qe ti te ankoroheshe ne shpirtin tim , dhe tani te nisesh nuk jam ende gati.
Une jam ende ne udhekryqin ku isha dhe pasqyrat qe shoh perreth , me bejne te shoh ty teksa shpirtin tim puth , gati per ti thene lamtumire!

Mos shko tani, qendro e pak….me mua prane!
 

NGU

Karma has no menu, you get served what you deserve
U grinda me te, i thash gjithcka, madje i thash edhe se ishte njeriu me i poshter, se nuk do te doja ta takoja kurre me, as ta kujtoja...ne fund e perqafova shume, ai vazhdon te jete me i miri nga te gjithe...
 
Top