Letra!

WxP

Staf në FV.AL
Letra!

Beqë Cufaj

Këtë javë kam lexuar letra. Letra të çuditshme. Në trena. Në hotele. Në Vjenë. Në shtëpi. Në dhomë të punës. Letra private, të punës, udhëpërshkrime… Të mbushura me dështime, gëzime e hidhërime. Autori i letrave quhet William Faulkner. ثshtë ky, njëri prej autorëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar dhe njëri prej autorëve më të çuditshëm. Natyrisht që të gjithë autorët e mëdhenj, janë, duhet të jenë, edhe të çuditshëm. Por Faulkner-i, është vërtetë nga ata të një linje krejt tjetër. Të një kapaciteti dhe pikëvështrimi që nuk hyn në asnjë sirtar, që nuk i shkon asnjë shkolle, që nuk don dhe nuk pranon asnjë krahasim të rastësishëm. Faulkner-i është prodhimi (nëse mund të quhet kështu) i një mbarsjeje tjetër amerikane. Të “american spirit”! Të Jugut të thellë të përzier me të gjitha ngjyrat e racave- nga e zeza, tek e bardha, dhe krejt stuhitë e uraganët të cilët edhe Faulkner-in, në fermën e tij në Oksfordin amerikan, e godisnin ashtu siç New Orleansin i cili është vetëm ca milje larg fermës së Faulkner-it, e godiste vitin e kaluar “Katrina”.
Nuk e di as vetë, se çfarë më shtyu ta nxjerr nga rafti i librave pikërisht këtë Faulkner. I bëra me zor vend në çantën e kompjuterit, derisa merrja rrugën drejt Vjenës. Ndoshta ishte një dëshirë për t’u mbrojtur nga krejt hataja a tundimi i takime-bisedimeve shqiptaro-serbe, shqiptaro-shqiptare, serbo-serbe, ndërkombëtaro-ndërkombëtare! Një dëshirë e fshehur për të ngritur një mur para politikës. Një “Déjà vu” alla Ramboulliet!
Foulkner-i më merr me vete. Letrat e tij të vendosura brenda kapakëve të një libri prej më shumë se 400 faqesh, në mënyrë kronologjike më (??) kthejnë kohën e leximit të biografisë madhështore të Joseph Leo Blotnerit. Vetëm se për jetën e tij, tashti flet vetë Faulkner-i. Në letrat e tij të gjata, për Francën tjetër. Për Parisin, në sytë e një amerikani të ri dhe të panjohur nga Missisipi, i cili e di se ku Picasso&Co, hanë dhe pinë në brasseritë franceze, për vaporet anglo-franceze dhe mënyrën sesi britanikët çdo gjë që hanë e gëlltisin me tonelata çaji. Për sprovat e tij të para poetike (nëse nuk e keni ditur Faulkner-i ka filluar si poet!), për kërkimin e sponsorëve për t’i shtypur vargjet e tij të përmbledhura në libra. Për kontaktet e tij të para me botues të ndryshëm në Nju Jorkun e largët nga slamët amerikanë me zezakë dhe të bardhë. Për fillimet letrare, botimet e tregimeve të para, librave të parë. Hasjen në botuesin e tij Bobin tek “Random Haus”. Tërheqjen e vëmendjes së kritikës amerikane. Litrat e Whiskey-t që në fermën e tij i pinte derisa shkruante, nuk shkruante, dilte për të peshkuar, fliste me fqinjët dhe punëtorët e tij zezakë... Për të gjitha këto Faulkner-i shkruan në letrat e tij pa ndalur dhe me një seriozitet dhe përkushtim i cili i shkon përshtat edhe letërsisë së tij madhështore. Kronikave të tij për familjet e përziera të provincës amerikane, nga zezaket prostituta e deri tek pemët e aristokratëve të Snoapsëve...
Vjena më merr me vete. Takimet dhe bisedimet serbo-shqiptare, megjithatë e shpojnë murin që një pjesë e librit të çuditshëm të Faulkner-it ma kishin ngritur. As sprova për kthim në botën e tij pas ditëve të lodhshme, nuk shpërblehet me mbylljen e hendekëve që politika ato ditë kishte hapur.
E vetmja gjë që në Vjenë më mungonte disi, ishin amerikanët! Nëse do ta takoja ndonjërin prej tyre -tek, shqiptarët, serbët apo njerëzit e ndërmjetësuesve! Por amerikanët ishin zhdukur. Ata, ose nuk dukeshin kund ose nuk donin të dukeshin dikund. Ishin në prapavijë. Për këtë isha i bindur. Derisa më në fund (njeriu kurrë nuk duhet të heqë dorë nga shpresa, kurrë!) e takova! Pra në çastin kur më së paku e prisja. Nuk doja të flisja me të as për politikën, as për takimin shqiptaro-serb, as për të ardhmen as për situatën aktuale. Doja t’i flisja për Faulkner-in. Atë gjë edhe e bëra. I fola për atë, se deri ku kisha mbërritur me letrat e çuditshme të Faulkner-it.
Dhe pasi u ndamë, sërish në trena, vazhdova me korrespondencën e tij. Të ditëve të lavdisë dhe pleqërisë, Nobelit dhe (sërish) Whiskey-t, sëmundjeve dhe fermës, diskutimeve për problemet racore dhe vetmisë së madhe të plakut. Selameve me Hemingway-n dhe ditëve të Nju Jorkut apo Hollivudit.
Vetëm në shtëpi, në dhomën time të punës, mu bë e qartë se pse pikërisht e kisha marrë Faulkner-in me vete. Të dashurës së tij Joan Williams, dikund, autori tashmë me nam i shkruan për atë sesi kishte provuar të bëhej njëherë bile edhe me komunistët (është koha e McCarth-it në SHBA), por tamam kur ishte avitur tek ta, dhe sa herë që kishte provuar që të avitej tek politika apo politikanët, atëherë dhe sa herë ngjanin këto sprova, të dy palët kishin parë që nuk janë për njëri-tjetrin!
Asgjë nuk është e rastësishme. Për të gjitha ato tregime në atë libër dhe sidomos për këtë “avitje/ndarjen” mu sqarua kjo puna e Vjenës!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top