Letra e një prostitute për gruan e një klienti

April Adams është pseudonimi i një prostitute nga New York, e cila të dielën e kaluar publikoi një letër në sajtin “Vice”, duke iu drejtuar gruas së një klienti të saj, të pasaktësuar. Arsyeja? Ti bënte të kuptonte asaj dhe shumë grave të tjera me të njëjtin problem, se për të larguar mërzinë e burrave nevojitet vetëm pak më shumë vëmendje ndaj tyre, duke specifikuar se nëse partneri shkon me një prostitutë kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se martesa është në krizë. “E dashur grua, nuk njihemi, por e di se yt shoq të tradhëton me një femër tjetër përkundër pagesës. Ta them sepse bëj këtë punë. Më lejo të të bëj një pyetje, kur ka qenë hera e fundit që keni bërë seks tre herë në javë? Dhe kur ka qenë hera e fundit që është ankuar? Nuk mendon se e ke larguar këtë çështje nga vetja dhe e ke dërguar tek unë? Lajmi i mirë është se yt shoq vjen të më kërkojë mua, vetëm për të qëndruar me ty. ثshtë në kërkim të sa më pak problemeve që të jetë e mundur. Mundohu të imagjinosh si do ishte po të shkonte me dadon, me fqinjen apo me shoqen tënde të ngushtë. Lista mund të jetë e pafund, por e ke kuptuar çfarë dua të them. Përkundrazi unë nuk do të jem kurrë një kërcënim për martesën tuaj, pasi është çështje pune dhe unë nuk dua të kem të bëj me klientët. Nuk do mund të dalë kurrë në darkë me të, as ta telefonoj në mes të natës apo t’iu çoj drejt divorcit. Dhe nëse e mëson prej tij, dije se është budalla ose i mërzitur me ty”, shkruan Aprli. Një tjetër këshillë e dhënë nga prostituta është se, “Ndoshta nuk do të doje që ai të vijë në shtrat me mua. Atëherë po të pyes sërish, kur ka qenë hera e fundit që keni pasur marrëdhënie tre herë në javë? Nëse ke shumë gjëra për të bërë apo je e stresuar, dije se ai nuk do të shqetësohet shumë për kënaqësinë tënde si dikur. Kjo është çështja, unë mbaj sekretet e shumë martesave të shëndetshme sepse kur ai më takon mua, bën shumë gjëra që dëshiron në shtrat. Nëse merreni më shumë me të mund të festoni për një martesë të lumtur”./a.y/noa.al/
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

dmth kjo qeka psikologia e cdo burri...apo e lexova gabim??
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

Burri kerkon jasht shtepise vetem ate qe nuk gjen ne shtepi...dhe me mire nje prostitute se nje dashnore!
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

e pse????????????
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

Sepse dashnorja mund te te ndaj nga gruaja, kurse prostituta vec te zbraz xhepin!
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

Nuk thon mè kot ,
Ai qé del i ngopur nga shtepija
nuk ka arsye tè shkoj nè restorant...

Kjo si per burra edhe per gra.
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

Tani po pres me kureshtje te madhe "leter nga nje zhigolo"
Voy nxito lol
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

Tani po pres me kureshtje te madhe "leter nga nje zhigolo"
Voy nxito lol

Une Zhigolo?Une i shkreti akoma tu kerku nuse ne fv ti thua zhigolo :(
Kur te vije ai patrioti yt ZHIGO ja kerkojme atij letren :p

Apo ti po thoje te gjeja nje artikull me titullin leter nga nje zhigolo?Aaaaaaaaaaaaaaaaa hic une :p
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

Vete pyt ,vete pergjigjesh
Rendesi ka qe ben monolog konstruktiv
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

Njesoj eshte edhe per femrat, sikur e tha dangerous.
Nje fjale popullore thote: "Lero aren tende, nese nuk do ta lerojne te tjeret"

Prandaj leroni o popull, leroni sepse po se bete ju, e ben komshija, zhigolo apo prostituta...
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

Tu befte ne gryke lol
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

Tu befte ne gryke lol


Kjo mund te ndodhe femrave dhe jo meshkujve hahhaa
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

Ou
Psikoanaliste familjare :p

Gjithsesi ka te drejte, sa je martuar me dike bej qejfe o driteshkurter.
 
Titulli: Letra e një prostitute për gruan e një klienti

Bot egoiste......sikur bota sillet vetem rreth krevatit mendojn disa meshkuj!! e gjerat e tjera jan kalimtare cdo her mbi kurriz te femres.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top