Letra e Nënes..

*Linda*

Lost out in the desert
Biri im!

Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë, kam turp që po e shkruaj, por pas një pavendosmërie dhe pritjeje të gjatë, e kapa lapsin disa herë, por lotët më penguan, më pushuan lotët disa herë dhe zemra nuk më lejoi.

O biri im!

Pas një kohe të gjatë, shoh se je bërë djalë i madh e me mendje të pjekur dhe i baraspeshon gjërat. E kam një të drejtë që të paktën ta lexosh këtë letër, pastaj nëse do, copëtoje , ashtu siç ke coptuar zemrën time.

O biri im!

Para 25 vitesh ishte një ditë e lumtur për mua kur mjekja më lajmëroi se isha shtatzënë, e nënat e dinë mirë domethënien e kësaj fjale, e ajo është një përzierje lumturie e gëzimi me fillimin e shqetësimit të ndryshimeve të shumta në organizëm. Pas kësaj të mbarta 9 muaj në bark, ngrihesha me vështirësi, flija me vështirësi, haja e merrja frymë me vështirësi por e gjithë kjo nuk ma zvogëlonte dashurinë për ty, por ajo shtohej dita ditës e mezi prisja të të shihja. Të mbarta o biri im, vështirësi pas vështirësie, dhimbje pas dhimbjeje, gëzohesha me lëvizjet e tua (në bark), gëzohesha me shtimin e peshës tënde e ajo për mua ishte rëndë. Ato ishin vuajtje të gjata e më pas vjen ajo natë kur unë nuk vura gjumë në sy, pata vuajtje aq të mëdha sa që nuk i shkruan dot lapsi e nuk i përmend dot gjuha; u përballa me vdekjen disa herë e më pas dole në jetë, qarja jote përziej me lotët e gëzimit tim e i larguan dhimbjet e plagëve.

Biri im!

Kaluan vite e unë të mbaja në kraharor, të laja me duart e mia, prehrin tim e bëra shtrat për ty, gjirin tim ushqim për ty, qëndroja pa gjumë që ti të flije, lodhesha ditën që ti të gëzoheshe, shpresoja çdo ditë të shikoja buzëqeshjen tënde, prisja me padurim të më kërkoje diçka e unë të ta jepja me gjithë zemër, e kjo për mua ishte kulmi i kënaqësisë. Kaluan ditë e net dhe unë vazhdoja në këtë gjendje, gjidhënëse e gëzuar, shërbëtore e papërtuar dhe pa ngrënë derisa u rrite, u bëre djalosh, t’u shfaqen shenjat e para të burrërisë e unë rendja majtas e djathtas për të të gjetur nuse. Erdhi dita e dasmës mu copëtua zemra, më rrodhën lotët e gëzimit për jetën tënde të re dhe si mërzitje për ndarjen tënde. Kaluan ditë të vështira dhe shoh se nuk je më ai që njoh, më mohove dhe e harrove të drejtën time. Kalojnë ditë e unë nuk të shoh, nuk e dëgjoj zërin tënd, e neglizhove atë që u soll mirë me ty.


O biri im!

Kërkoj vetëm pak, më konsidero të paktën në pozitën e shokëve të tu, më vendos dhe mua në listën e veprimeve të tua mujore, që të të shoh vetëm pak.

Biri im!

Jam dobësuar më kanë lodhur vuajtjet e më kanë kapur sëmundjet, ngrihem me vështirësi, lëviz me vështirësi e përsëri zemra ime mbjell dashuri për ty. Nëse do të të nderonte dikush një ditë, do t’i ishe mirënjohës tërë jetën, e nëna jote të ka bërë kaq mirësi e ti nuk e shikon, është sjellë mirë me ty e ti nuk e shpërblen, ka qenë shërbëtorja jote për vite me radhë e ti nuk do t’ia dish fare, deri këtu ka arritur mendjemadhësia!

Biri im!

Sa herë dëgjoj diçka të mirë për ty që je pjella ime gëzohem edhe unë, por po habitem, çfarë gjynahu kam bërë unë që ti nuk më viziton e nuk do të më shohësh në sy, a të kam pakësuar të drejtën tënde ndaj meje?! Më vendos të paktën në pozitën e një shërbëtoreje të thjeshtë e jepi hakun asaj. Trego pak butësi për mua, ma jep shpërblimin tim e sillu mirë se Allahu i do ata që sillen mirë.

O biri im!

Dua të të shoh, nuk dua më shumë se kaq, më lejo ta shikoj pamjen e fytyrës tënde.

O biri im!

Më qan zemra e më rrjedhin lotët, ndërkohë që ti vazhdon të jesh në jetë e njerëzit flasin për moralin tënd të mirë, respektin dhe bujarinë tënde ndaj tyre.

O biri im!

A nuk ka ardhur koha që zemra jote të zbutet për një plakë të përvuajtur që e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mërzia, ia shkatërrove ndjenjat, ia zemërove zemrën sa që iu thanë lotët.

Nuk ankohem e nuk lutem kundër teje, nuk e shfaq zemërimin, se nëse lutja ime do t’i kalonte retë e të arrinte tek dyert e qiellit do të të zinte haku im e mbi ty e familjen tënde do të zbriste fatkeqësia.

Jo, jo nuk do e bëj, ti vazhdon o bir të jesh shpirti im, gëzimi dhe pranvera e jetës sime. Bindu o biri im, thinjat po të dalin, do të kalojnë vite e do të bëhesh edhe ti plak e shpërblimi është sipas punës, e ke për t’i shkruar letër djalit tënd me lot në sy, siç po të shkruaj unë, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.

O biri im!

Ki frikë Allahun ndaj nënës tënde, ndalja lotët, ngushëlloje për fatkeqësinë e saj, e pastaj nëse do, grise letrën e saj, e dije se kush bën mirë e ka për veten e tij e kush sillet keq e ka po për veten e tij.
 
e trishtueshme, kur kam qene i vogel kam qare shume kur kam pare filmin shqipetar "zemra e nenes", por edhe kjo me trishtoi pak.
 
eh...Nenes kurre nuk kemi mundesine t'ja japim hakun sic duhet :(
 
letra e papostuar

Letra e papostuar!

1.
Biri im per ty po vuaj
Ndaj nje leter po te shkruaj
Ke aq kohe ke ikur larg
Me ke lene mbytur ne vaj.

2.
Diellin shoh kur perendon
Ty te pres lart ne ballkon
Ah them, shkoi dhe nje dite
Nuk po mundem dot me prite

3.
Nje dite shkoi perplot dhimbje
Me nje pjese te jetes sime
Tashme nga jeta fshihet nje dite
Ne koken e bardhe shtohet nje thinje.

4.
Nje thinje ne dite ma shton pleqeria
E dy te tjera semundja, vetmia…
Nje brenge te madhe ne dite ma shton malli
Qe kaq larg me ike, u ndame per se gjalli.

5.
Lart permbi ballkon mesnata me gjen
Nje kotje e shkurter nenen e genjen
Me thote u lodhe,ndaj shtrihu pak ne shtrat
Ketu eshte ballkoni, neser do gdhije prap.

6.
Kur shtrihem ne shtrat tere trupi me dhemb
Ndjehem aq e lodhur si ndjej duar, kembe…
Ndoshta trupi nenes eshte kredhur ne shtrat
Por mendja e zemra, tek ti me rrine,larg…

7.
Gezimi e gjumi larg jane arratisur
Qe diten kur djali prej shtepise ka ikur
Mundohem te fle por gjumi s'me merr
Ne krevat vervitem, ty te pres ne dere.

8.
Qe kur je larguar te zeza kam veshur
Syri vec ka qare, buza kurre s'ka qeshur
Ah te drejte ka buza e si te qeshe valle?
Kur gjak pikon zemra, s'di ku ta derdhe malle.

9.
Ah gjumi s'me merr, vertitem ne shtrat
Yjeve ju flas dhe henes se bardhe
Eshte therrmuar zemra,ndare njeqind cope
E vetme kam mbetur, s'kam te tjere shoke.

10.
Ah nuk kam gjume jo, e ne shtrat perdridhem
Henen bej te qaje, kur ne trishtim kridhem
Tere naten me yjet e henen derdh lot
Hallin ju a tregoj, por s'me ndihmojne dot.

11.
O yll i shenderitshem, o ti hene e bardhe
Birin tim te vetem mos e shihni valle?
Ju lutem tregomeni tani e ku ndodhet
Shtrat a ka ku fle, ka me cfare mbulohet?

12.
Nese nuk e shihni dilni e kerkoni
Kur ta keni gjetur te fala mi coni
Thoni te do nena, malli e ka marre
Me ty do te rrije e nuk do dollare.

13.
Thoni te do shume, ti je me i miri
Sa ti s'vlen dollari madje as floriri
Te kthehet i thoni plot mall po e pres
Drejt ne sy ta shoh e me pas te vdes.

14.
I thoni se nenes tek ti i rri mendja
Dhe kur e merr gjumi, ti i del ne endrra.
Por ajo eshte enderr me sy s'te ka pare
Te gezon nje cast, por nuk ta heq malle.

15.
Kjo enderr e shkurter qe zgjat nje sekond
Ne vend te heqe malle me shume ta shton
Ah te ben te digjesh, ndoshta s'me ze bese
Por do ta provosh, kur te kesh djale vete.

16.
Tere naten e gjate keshtu e kaloj
Me henen e bardhe qaj e bisedoj
Por kur vjen agimi hena dot s'duron
E perfshin trishtimi iken, perendon…

17.
Une serish e vetme, lotet si ndaloj
Shfletoj tere albumet ty te te shikoj
Nje foto kartoni shrengoj si e marre
Me ka djegur malli dot se shuaj zjarre.

18.
Serish behet dite, mbi ballkon te pres
Shikimin nga rruga shpesh here e tres
Por ne rruge shikohen vetem pleqte, te ngahtit…
Kane mbetur vetmuar, ne meshire te fatit.

19.
Enderroi nena te te shohe me nuse
Per nje nip,nje mbese, per tu bere gjyshe
Me niper e mbesa te isha rrethuar
E jo keshtu qyqe, qe qan e vetmuar.

20.
Vajza per te cilen, ndjeve dashuri
Tashme eshte martuar, ka edhe femije
Asaj si ve faj, priti kohe te gjate
Por ti nuk u ktheve su bere i gjalle.

21.
Ah o bir i nenes c'te te them me pare
Me keputi malli, syte me digjen zjarr
E si te mos digjen, jam vetem, si qyqe
Nuk kam nip, as mbese as, djale as nuse.

22.
E vetme kam mbetur ndaj dergjem ne lot
Te gjithe me braktisen vec te madhit Zot
Ai eshte I Vetmi qe ma kupton hallin
Me duart lart lutem, nenes ti ktheje djalin.

23.
Kthehu biri im, ne beson nje Zot
Dhe dije se nena pa ty nuk rri dot
Te ka porositur Zot I Madheruar
Nenes ti sherbesh,mos ta lesh vetmuar.

24.
Te ka thene perjete te qendrosh ne nenen
Ta lumturosh duhet, jo t'ja thyesh zemren
Dije kush ja thyen zemren nenes, babes
Nuk ka per tja ndjere as eren parajses.

25.
Ah,sa here ka thene Zot I Madheruar
Kush e gezon nenen me te jam gezuar
Kush e le pasdore, a zemren ja lendon
Nuk merzit vec nenen,Mua me zemeron.

26.
Gezimi i Zotit eshte ne gezim te nenes
Kur ja ndrit fytyren,si fytyre e henes
Kur nenen nderon ashtu sic i ka hije
Zoti ta shtron rrugen me kurore lavdie

27.
Zemerim I Zotit eshte ne lot te prindit
Kur ja nxin fytyren si ngjyre e ullirit
Kur e ben te prese, ja mohon sherbimin
Vete me doren tende e kerkon mallkimin.

28.
Oh, ti je im bir, prandaj nuk te nem
Zemra s'te mallkon prandaj mos u tremb
Cfaredo qe te besh prape je biri im
Ke qene e do mbetesh zjarr i shpirtit tim.

29.
Shkroi nena letren, ne poste e dergoi
Punonjesi i saj, zarfin, s'ja postoi
Skam pare si ky zarf, shih sa shume rendon!
Ska avjon ta marre, ne toke e rrezon.

30.
Nena shkroi letren plot mall e plot lot
Beri ta postoje por s'arriti dot
Prape e mori letren, thelle nje gji e vuri
Per te pritur vjeshten,t'ja jape ndonje pellumbi.
 
Letra e Nënës

[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]LETRA E NثNثS [/FONT]

[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]Biri im[/FONT]! Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë, kam turp që po e shkruaj, por pas një pavendosmërie dhe pritjeje të gjatë, e kapa lapsin disa herë, por lotët më penguan, më pushuan lotët disa herë dhe zemra nuk më lejoi.

[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]O biri im[/FONT]! Pas një kohe të gjatë, shoh se je bërë djalë siç ke coptuar zemrën time.

[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]O biri im[/FONT]! Para 25 vitesh ishte një ditë e lumtur për mua kur mjekja më lajmëroi se isha shtatzënë, e nënat e dinë mirë domethënien e kësaj fjale, e ajo është një përzierje lumturie e gëzimi me fillimin e shqetësimit të ndryshimeve të shumta në organizëm. Pas kësaj të mbarta 9 muaj në bark, ngrihesha me vështirësi, flija me vështirësi, haja e merrja frymë me vëhtirësi por e gjithë kjo nuk ma zvogëlonte dashurinë për ty, por ajo shtohej dita ditës mezi prisja të të shihja. Të mbarta o biri im, vështirësi pas vështirësie, dhimbje pas dhimbjeje, gëzohesha me lëvizjet e tua (në bark), gëzohesha me shtimin e peshës tënde e ajo për mua ishte rëndë. Ato ishin vuajtje të gjata e më pas vjen ajo natë kur unë nuk vura gjumë në sy, pata vuajtje aq të mëdha sa që nuk i shkruan dot lapsi e nuk i përmend dot gjuha; u përballa me vdekjen disa herë e më pas dole në jetë, qarja jote u përzie me lotët e gëzimit tim e i larguan dhimbjet e plagëve.

[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]Biri im[/FONT]! Kaluan vite e unë të mbaja në kraharor, të laja me duart e mia, prehrin tim e bëra shtrat për ty, gjirin tim ushqim për ty, qëndroja pa gjumë që ti të flije, lodhesha ditën që ti të gëzoheshe, shpresoja çdo ditë të shikoja buzëqeshjen tënde, prisja me padurim të më kërkoje diçka e unë të ta jepja me gjithë zemër, e kjo për mua ishte kulmi i kënaqësisë . Kaluan ditë e netë dhe unë vazhdoja në këtë gjendje, gjidhënëse e gëzuar, shërbëtore e papërtuar dhe pa ngrënë derisa u rrite, u bëre djalosh, t`u shfaqen shenjat e para të burrërisë e unë rendja majtas e djathtas për të të gjetur nuse. Erdhi dita e dasmës m`u coptua zemra, më rrodhën lotët e gëzimit për jetën tënde të re dhe si mërzitje për ndarjen tënde. Kaluan ditë të vshtira dhe shoh se nuk je m ai që njoh, më mohove dhe e harrove të drejtën time. Kalojnë ditë e unë nuk të shoh, nuk e dëgjoj zërin tënd, e neglizhove atë që u soll mirë me ty.

[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]O biri im[/FONT]! Kërkoj vetëm pak, më konsidero të paktë n në pozitën e shokëve të tu, më vendos dhe mua në listën e veprimeve të tua mujore, që të të shoh vetëm pak.
[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]Biri im[/FONT]! Jam dobë suar më kanë lodhur vuajtjet e më kanë kapur së mundjet, ngrihem me vështirësi, lëviz me vështirësi e përsëri zemra ime mbjell dashuri për ty. Nëse do të të nderonte dikush një ditë, do t?i ishe mirënjohes tërë jetën, e nëna jote të ka bërë kaq mirësi e ti nuk e shikon, është sjellë mirë me ty e ti nuk e shpërblen, ka qenë shërbëtorja jote për vite me radhë e ti nuk do t?ia dish fare, deri këtu ka arritur mendjemadhë sia!
[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]Biri im[/FONT]! Sa herë dë gjoj diçka të mirë për ty që je pjella ime gëzohem edhe unë, por po habitem, çfarë gjynahu kam bërë unë që ti nuk më viziton e nuk do të më shohësh në sy, a të kam pakësuar të drejtën tënde ndaj meje?! Më vendos të paktën në pozitën e një shërbëtorjeje të thjeshtë e jepi hakun asaj. Trego pak butësi për mua, ma jep shpërblimin tim e sillu mirë se Allahu i do ata që sillen mirë .

[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]O biri im[/FONT]! Dua t të shoh, nuk dua më shumë se kaq, më lejo ta shikoj pamjen e fytyrës tënde.

[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]O biri im[/FONT]! Më qan zemra e më rrjedhin lotët, ndërkohë që ti vazhdon të jeshë në jetë e njerzit flasin për moralin tënd të mirë, respektin dhe bujarinë tënde ndaj tyre.

[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]O biri im[/FONT]! A nuk ka ardhur koha që zemra jote të zbutet për një plakë të përvuajtur që e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mërzia, ia shkatërrove ndjenjat, ia zemërove zemrën sa që iu thanë lotët.
Nuk ankohem e nuk lutem kundër teje, nuk e shfaq zemë rimin, se nëse lutja ime do t?i kalonte retë e të arrinte tek dyert e qiellit do të të zinte haku im e mbi ty e familjen tënde do të zbriste fatkeqësia.
Jo, jo nuk do e bëj, ti vazhdon o bir të jesh shpirti im, gë zimi dhe pranvera e jetës sime. Bindu o biri im, thinjat po të dalin, do të kalojnë vite e do të bë hesh edhe ti plak e shpërblimi është sipas punës, e ke për t?i shkruar letër djalit tënd me lot në sy, siç po të shkruaj unë, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.

[FONT=Lucida Handwriting, Cursive]O biri im[/FONT]! Ki frikë Allahun ndaj nënës tënde, ndalja lotët, ngushëlloje për fatkeqësinë e saj, e pastaj nëse do, grise letrën e saj, e dije se kush bën mirë e ka për veten e tij e kush sillet keq e ka po për veten e tij.



Momentet e gëzuara, Lavdëroje ALL-AHUN
Momentet e vështira, Lutju ALL-AHUT
Momentet e qeta, Adhuroe ALL-AHUN
Momentet e dhimbjes, Beso ALL-AHUN
اdo moment, Falënderoje ALL-AHUN........Paqja qoft mbi ju.
 
Biri im!



Biri im! Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë, kam turp që po e shkruaj, por pas një pavendosmërie dhe pritjeje të gjatë, e kapa lapsin disa herë, por lotët më penguan, më pushuan lotët disa herë dhe zemra nuk më lejoi.

O biri im! Pas një kohe të gjatë, shoh se je bërë djalë siç ke coptuar zemrën time.

O biri im! Para 25 vitesh ishte një ditë e lumtur për mua kur mjekja më lajmëroi se isha shtatzënë, e nënat e dinë mirë domethënien e kësaj fjale, e ajo është një përzierje lumturie e gëzimi me fillimin e shqetësimit të ndryshimeve të shumta në organizëm. Pas kësaj të mbajta 9 muaj në bark, ngrihesha me vështirësi, flija me vështirësi, haja e merrja frymë me vëhtirësi por e gjithë kjo nuk ma zvogëlonte dashurinë për ty, por ajo shtohej dita ditës mezi prisja të të shihja. Të mbajta o biri im, vështirësi pas vështirësie, dhimbje pas dhimbjeje, gëzohesha me lëvizjet e tua (në bark), gëzohesha me shtimin e peshës tënde edhepse ajo për mua ishte rëndë. Ato ishin vuajtje të gjata e më pas vjen ajo natë kur unë nuk vura gjumë në sy, pata vuajtje aq të mëdha sa që nuk i shkruan dot lapsi e nuk i përmend dot gjuha; u përballa me vdekjen disa herë e më pas dole në jetë, qarja jote u përzie me lotët e gëzimit tim e i larguan dhimbjet e plagëve.

Biri im! Kaluan vite e unë të mbaja në kraharor, të laja me duart e mia, prehrin tim e bëra shtrat për ty, gjirin tim ushqim për ty, qëndroja pa gjumë që ti të flije, lodhesha ditën që ti të gëzoheshe, shpresoja çdo ditë të shikoja buzëqeshjen tënde, prisja me padurim të më kërkoje diçka e unë të ta jepja me gjithë zemër, e kjo për mua ishte kulmi i kënaqësisë . Kaluan ditë e netë dhe unë vazhdoja në këtë gjendje, gjidhënëse e gëzuar, shërbëtore e papërtuar dhe pa ngrënë derisa u rrite, u bëre djalosh, tu shfaqen shenjat e para të burrërisë e unë vrapoja majtas e djathtas për të të gjetur nuse. Erdhi dita e dasmës m`u coptua zemra, më rrodhën lotët e gëzimit për jetën tënde të re dhe si mërzitje për ndarjen tënde. Kaluan ditë të vshtira dhe shoh se nuk je më ai që të njoh, më mohove dhe e harrove të drejtën time. Kalojnë ditë e unë nuk të shoh, nuk e dëgjoj zërin tënd, e neglizhove atë që u soll mirë me ty.

O biri im! Kërkoj vetëm pak, më konsidero të paktën në pozitën e shokëve të tu, më vendos dhe mua në listën e veprimeve të tua mujore, që të të shoh vetëm pak.
Biri im! Jam dobësuar më kanë lodhur vuajtjet e më kanë kapur sëmundjet, ngrihem me vështirësi, lëviz me vështirësi e përsëri zemra ime mbjell dashuri për ty. Nëse do të të nderonte dikush një ditë, do t`i ishe mirënjohës tërë jetën, e nëna jote të ka bërë kaq mirësi e ti nuk e shikon, është sjellë mirë me ty e ti nuk e shpërblen, ka qenë shërbëtorja jote për vite me radhë e ti nuk do t`ia dish fare, deri këtu ka arritur mendjemadhë sia!
Biri im! Sa herë dëgjoj diçka të mirë për ty që je pjella ime gëzohem edhe unë, por po habitem, çfarë gjynahu kam bërë unë që ti nuk më viziton e nuk do të më shohësh në sy, a të kam pakësuar të drejtën tënde ndaj meje?! Më vendos të paktën në pozitën e një shërbëtorjeje të thjeshtë e jepi hakun asaj. Trego pak butësi për mua, ma jep shpërblimin tim e sillu mirë se Zoti i do ata që sillen mirë .

O biri im! Dua të të shoh, nuk dua më shumë se kaq, më lejo ta shikoj pamjen e fytyrës tënde.

O biri im! Më qan zemra e më rrjedhin lotët, ndërkohë që ti vazhdon të jeshë në jetë e njerzit flasin për moralin tënd të mirë, respektin dhe bujarinë tënde ndaj tyre.

O biri im! A nuk ka ardhur koha që zemra jote të zbutet për një plakë të përvuajtur që e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mërzia, ia shkatërrove ndjenjat, ia zemërove zemrën sa që iu thanë lotët.
Nuk ankohem e nuk lutem kundër teje, nuk e shfaq zemërimin, se nëse lutja ime do t`i kalonte retë e të arrinte tek dyert e qiellit do të të zinte haku im e mbi ty e familjen tënde do të zbriste fatkeqësia.
Jo, jo nuk do e bëj, ti vazhdon o bir të jesh shpirti im, gëzimi dhe pranvera e jetës sime. Bindu o biri im, thinjat po të dalin, do të kalojnë vite e do të bëhesh edhe ti plak e shpërblimi është sipas punës, e ke për t`i shkruar letër djalit tënd me lot në sy, siç po të shkruaj unë, e dije se tek Zoti grumbullohen ankesat.

O biri im! Ke frikë Zotin ndaj nënës tënde, ndalja lotët, ngushëlloje për fatkeqësinë e saj, e pastaj nëse do, grise letrën e saj, e dije se kush bën mirë e ka për vehten e tij e kush sillet keq e ka po për veten e tij.

Burimi: // Fb
 
Pe: Biri im!

shum shum prekese :(
 
Pe: Biri im!

Nje pyetje kisha une: ky bujarine e besnikerine ndaj te tjereve e kish ruajtur sepse nena degjonte fjale te mira per te "neper shoke", por arsyen perse nenen e la ne harrese letra nuk e permend. E kuptoj qe eshte nje menyre per te bere "moral" e per te na edukuar te gjithe neve qe duhet te respektojme prinderit, e kuptoj gjithashtu qe kjo nene fajeson nusen e birit qe e la ne harrese, pikerisht ate nuse qe u lodh po kjo vete per t'ia gjetur...se di pse me krijoi pershtypjen e fjaleve bosh sikur nuk kishin ndjenje.
 
Pe: Biri im!

Po jam dakort me Elushen....eshte nje leter prekese me fjal te forta meshire por edhe merie shoh une....vertet qe nena eshte nene e nuk hidhet poshte......Nje femije duhet te doje prindin e ta respektoj ate pa e gjykuar....Por harrojm se prindi duhet ta doje femijen e tij pa asnje interes edhe kur ai e harron....pa ja perplasur ne fytyre dashurin, sakrificat e saj....Prindi te do pa interes pa kerkuar ne kembim asgje madje as dashurin...............................Por ne fund te fundit duhet te dime se edhe nje nene eshte njeri me te metat e saj...me gabimet e saj me cilesi dhe dobesi.....

Nuk them se eshte e drejte qe nje femije te harroj dashurin dhe sakrificat e nje prindi, ky eshte nje gabim, nje pesh dhe nje pendim qe femija e kupton kur rritet e kur behet prind vete.

Por kjo leter pavarsisht se e dhimbshme mu duk pak me mllef.........Duke rikujtuar edhe nje here se nisemi nga ajo qe duket ....por duke lexuar kete leter kete gje po perceptoj un.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Biri im!

Shume prekse .....por nuk mendoj se ka femije qe te distancoje nenen e vet ne menyre te tille, edhe nese egzistojne histori te tilla ...besoj se behen fjale per njerez jo normal dhe jane raste ekstreme .
Vetem nenen qe nuk e mohon askush .
 
Pe: Biri im!

Nga teksti nuk lexova asnje fragment qe ajo fajesonte nusen, perkundrazi thoshte thejsht qe eshte merzitur dhe gezuar ate dite, se normal dasma ka dhe dhimbje pasi te largohet nje person i dashur(qofte vajze apo djale)...
Histori e trishtueshme qe do prekte kedo qe ka nje zemer ne fakt... Nuk e di sa e vertete eshte kjo leter dhe a eshte zmadhuar ndopak per ta bere ate me goditese apo jo, por jam e bindur qe raste te tilla ekzistojne kudo ne bote.., Ka femije mosmirenjohes qe per shoqerine do benin cdo gje e me prinderit nuk sillen sic u ka hije, u bertasin i neglizhoje e injoronte, shume i dergojne nepr azile etj etj... Lus Zotin qe te gjithe ne te dime si te trajtojme prinderit tane te cilet na kane rritur me kaq mundime...
 
Pe: Biri im!

Te vazhdojme pak diskutimin me kete temen sepse kam pershtypjen qe mund te behet edhe me i gjere.

Nga teksti nuk lexova asnje fragment qe ajo fajesonte nusen, perkundrazi thoshte thejsht qe eshte merzitur dhe gezuar ate dite, se normal dasma ka dhe dhimbje pasi te largohet nje person i dashur(qofte vajze apo djale)...
Eshte e vertete qe ne menyre direkte ajo nuk fajeson nusen, por duke thene "O biri im! Më qan zemra e më rrjedhin lotët, ndërkohë që ti vazhdon të jeshë në jetë e njerzit flasin për moralin tënd të mirë, respektin dhe bujarinë tënde ndaj tyre" nenkupton (patjeter qe keto jane hipoteza/teori tonat) qe kjo ka patur nje marreveshje me te birin pasi ai eshte martuar sepse me siper ajo thote qe u lodh duke kerkuar nuse per te.

Kur djali martohet, nuk "largohet", perkundrazi tradita jone e tregon qarte qe femija ka obligime per prindin dhe, sidomos djali, te cilit i pretendohet te banoje me pleqte.

Per me shume, pajtohem me postimin e Belles ku thote qe prindi femijen duhet ta doje pa kushte, pa kerkuar asgje mbrapsht! Kjo leter nuk e deshmon "dashurine e paster te prindit".

Histori e trishtueshme qe do prekte kedo qe ka nje zemer ne fakt... Nuk e di sa e vertete eshte kjo leter dhe a eshte zmadhuar ndopak per ta bere ate me goditese apo jo, por jam e bindur qe raste te tilla ekzistojne kudo ne bote.., Ka femije mosmirenjohes qe per shoqerine do benin cdo gje e me prinderit nuk sillen sic u ka hije, u bertasin i neglizhoje e injoronte, shume i dergojne nepr azile etj etj... Lus Zotin qe te gjithe ne te dime si te trajtojme prinderit tane te cilet na kane rritur me kaq mundime...

Jam dakort edhe ketu me ty, per njerez te tille dhe shpresojme qe edhe ne femijet tane t'i edukojme siç duhet qe neser kur t'ua kemi nevojen te mos na lene ne rruge, por ç'ka te mbjellesh do te korresh, duhet te bejme mire qe te gjejme mire.
 
Pe: Biri im!

[MENTION=20]Elushe[/MENTION]

1- Ndoshta mund te shikohet dhe nga ai kendveshtrim, por mund te kuptohet dhe ne kete menyre: qe deri sa ishe me mua une bera cmos per te te plotesuar ty nga te gjitha anet ne kete rast duke i gjetur dhe nuse... por pasi ti sishe me vetem me ktheve krahet. E dyta tek shoqeria qe permend, ndoshta ajo svjen si pasoje e nuses por si pasoje e punes se tij, pasi ne pergjithesi ne ate kohe behen te gjitha, gjen pune, martohesh, gjen shqoeri te re...etj etj...ndoshta...



2- Dhe une jam dakort me ty te pjesa e dyte,pasi eshte nje shprehje e cila thore: femija edukohet 20 vjet para se te linde, dmth ne nje fare menyre do jete deri diku shembelltyra jote edhe pse kjo nuk eshte per te gjitha rastet ne fakt....

Dhe e fundit: personalisht besoj se kjo leter sdo jete shkruar nga nena vete, pasi dhe ne fund nuk permendet ndonje reference apo te thuhet nese esht ee vertete, keto lloj letrash behen me shume per ti bere thirrje llogjikes dhe parimeve njerezore. Ne kete rast autori i letres ka vene ne paralelizem mundimet e nenes me shperblimin qe po i jep djali gjate kesaj kohe... prandaj dhe Belles i duket sikur s'trego dashurine e paster te nene...
Kam lexuar dhe letra te tjera si kjo dhe me duket e pranueshme e sipermja... nje tjeter shkonte ne ekstrem ku thoshte se nusja detyroi djalin te coj baben ne pyll...hahaha... hajd mo si perralle gjermane kur i thone...
Gjthss Ka nje moral te bukur letra....cheers
 
Pe: Biri im!

Me tregonte gjyshja:

I vdiq njerit NENA dhe shkuan ca shoke per kryeshendoshe, por njeri nga ta nuk ja vriste shume mendja dhe pyeti:
- Sa vjece ishte NENA?
- NENE ishte - ja ktheu ai qe i kish vdekur NENA
... - Po sa vjece ishte – kembenguli perseri
- 20 vjece - ja ktheu ai qe i kish vdekur NENA
- Si ore 20 vjece NENA e ti paske 60 - kembenguli perseri
- Ore ti, NENA nuk plaket kurre, 20 vjece, 60 vjece, 100 vjece, 200 vjece …., ajo ngelet NENE – ja ktheu ai qe i kish vdekur NENA.

Pra, NENA ngelet NENE. Kujdesi i saj, zeri i saj, pritja e saj nuk zevendesohet kurre sado zoteri e zonja te behemi.

NENA, fjala me embel ne bote. Lum ju qe e keni.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top