Leter pa adres...

Leter...

Do doja te te flisja per shume ndodhi qe kane ndodhur ne jeten time, por duke te te pare ne sy dhe pse jo mbase duke rrokur dhe goten duke e bere gezuar dhe duke te pare se sa bukur te buzqeshin syte...

Nuk e di, mbase duhet te ndodhte sic ndodhi ne jete per mua, ashtu sic erdhen gjerat, si stuhi qe merr cdo gje perpara, duke len mbrapa dicka per te ndertuar perseri. Gjithmone duke menduar se gjithcka ndodh e ka nje qellim, nje arsye nga pas... gjithmon duke e gjetur veten perball deja vu se rradhes.

Dua te dish, qe jo gjithmon e kam pasur te lehte. Fundja si gjithkush qe ne fund ka ecur me kembet e veta ne jete. Eshte rrezuar, vrare shpirterisht deri aty sa ka humbur dhe dinjitetin por qe me kohen ka sheruar cdo plage dhe ka ngritur mure rere rreth vetes per t'ia rrezuar era perseri.
Mbase ky njeri je dhe ti...

Kam bere shume miq e shok, mbase jo aq sa duhet sepse fundja zgjedhim.
Kam miq e shoke, aq sa nje mik tjeter per mua do te ishte i tepert..
Miqte nuk zgjidhen, ato afrohen ne situatat e tua me te veshtira dhe mbeten miq, po per dreq me kohen humbasim.
Nuk mund te them qe njejt ndodh me mrekullite si ti. Mrekullite nguliten ne mendje dhe si harqe ne zemer e zor se shkulen por mbahen mend deri ne frymen e fundit. Per t'i kujtuar si gjene me te rralle qe te ndodh ne jete. Te japin drite shprese per ti buzqeshur jetes edhe pse mbase mban mbi supe halle e mundime qe skane fund.

Me ke folur per kohen tende. Ma beso e di se si eshte koha e nje njeriu qe lufton qe te arrij ate qe do ne jete. Nje nder to, jam vet un.
Koha gjehet gjithmon...ashtu sic gjehen dhe justifikimet.
Eshte ceshtje zgjedhjesh ne fund, per ke zgjedhim qe ti japim pak nga koha jone dhe justifikime pa shterim padashur qe mos demtojme dike. Duke harruar fundja, qe kshu vetem sa zgjasim kalvarin e vuatjes tek te dy.

E nese ke dike ne jeten tende, do te doja ta dija.
Do te uroja. Do te thoja vetem sa me fat eshte ai njeri dhe do te uroja vetem lumturi.
Nese thjesht nuk me ke pare ne ate kendveshtrim qe do doja un, fundja sepse nuk e ke ndjere, perseri do te uroja qe te gjesh dike qe do te ndjej per ty njesoj. Madje me teper, e kete ta them me zemer.

E di, besoj duhet ta kesh kuptuar.

Sa gabim qe bejme nje zgjedhje ne baze te intuites apo dhe deshires, mbase asaj deshire momentale apo budallallekut te castit dhe e ushqejme me pas me shpirt e me thua.
Kurse logjika, vjen gjithmon e fundit, mbasi zbehet cmenduria.

Por nqs ke akoma grimca medyshje, te them te zgjohesh dhe merr nje vendim per veten sepse vetem ti ke te drejte ta gjykosh ate ne fund. Mos prit flutura ne stomak sepse ato jane vecse nje iluzion i paskrupullt, i krijuar per te genjyer nje mendje naive. Vleresoje ate qe te kushton cdo minut duke menduar se si te bej te buzqeshesh, qofshin ato idotsira pa kuptim. Me beso, je ti qe do gjykosh veten.
Ashtu e ulur diku tek ndonje kafene, do marresh telefonin ne duar dhe nuk do guxosh ti biesh ati numri. E jo sepse nuk mundesh, sepse thelle brenda teje ti e di qe ai numer do te pres pergjithmon por nuk do te gjesh me ate zemer te mbushur.
Do te gjesh sy te tjere, qe cuditerisht do te duken te ndryshuar, pa shkelqim dhe mbase as vete nuk do doje t'i shikoje ashtu te zbehur e fikur.

Ndaj te lutem shiko perreth.
Mos humb kohe por zgjohu.
 
Zhig na fal dhe bej autokritike per shkrimin.. ama 3 petsonazhe njoha .. ate qe e kam e kam .. e kapa 😌
 
Ohh aa e bukur , lum ajo qe ia ke kushtuar kto rreshta , por nje pyetje nga fundi salles
Pse nuk e merr vete ne tel e i bie shkurt pa humbur neper dilema te kota?
Te ishte aq e thjeshte, sdo ishin bere kaq luftra, sdo kishte pasur kaq shume marinar, kaq shume kalorsa, dhe mbi te gjitha kaq shkrime mbi ta.😅
 
Te ishte aq e thjeshte, sdo ishin bere kaq luftra, sdo kishte pasur kaq shume marinar, kaq shume kalorsa, dhe mbi te gjitha kaq shkrime mbi ta.😅
E o se ne i veshtirsojme vete gjerat kam pershtypjen
Une jam vete kshu , rri ne mute mode all time lool
 
Ju thaft Atit te madh lart e te shenjt? Turp nk ke? 🤣

@Monique. Shkrim kuturu nder vite, ajo e shkreta kushedi ca kenete ka perfundu nga mallkimet 😂

@Ledia Mos e kij gajle e ke lejen, se un kam nje gje te bukur qe e harroj ate qe shkruj, e se shkruj dy her isoj 🤣
Leji mer llafet po merre gocen ne tel pyte a doli nga keneta ,se bo vaki ska mo as nr me te thone qe ka ra mrena lool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top