Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Lauri

Anunnak
Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit të Aeroportit të Prishtinës, ku firma e cila e ka marrë këtë aset është turke dhe ka qëlluar që pronari i saj të jetë edhe dhëndri juaj. Gjëra që ndodhin në politikë, por unë do ta lë me kaq këtë çështje pasi nuk është objekt i kësaj letre të hapur.

Më lejoni fillimisht përpara se të hyj në temë t’ju falënderoj për mikpritjen që shteti juaj më ofroi mua, si pjesë e delegacionit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite që zhvilluam rreth një vit e gjysmë më parë. Mbeta e impresionuar në fakt me gjithë gatishmërinë e krerëve më të lartë të shtetit tuaj, përfshirë presidentin dhe ju, për të na rezervuar kohë, takime. Patëm edhe mundësinë të shohim edhe pjesë të kulturës së vendit tuaj, historinë, zhvillimin etj. Më kujtohet që ju z. Kryeministër sapo kishit kaluar një operacion dhe shëndeti juaj nuk ishte në gjendjen më të mirë, por megjithatë na e rezervuat më shumë se një orë, në pallatin qeveritar në Stamboll, dikur pallat i sulltanit. Dhe këtë akt tuajin unë dhe delegacioni në të cilin bëja pjesë e çmuam dyfish, pasi tek e fundit nuk ishte as takim në nivel të kryeministrave.

z. Erdogan,

Përtej mikpritjes suaj, gjuhës “vëllazërore”, përtej atmosferës që përpiqet të krijojë diskursi se ne si popuj jemi të afërt sepse na ka lidhur historia, unë personalisht u ktheva në Kosovë me një shije jo fort të mirë. Disi u hidhërova. E kam mbajtur për vete këtë hidhërim, mirëpo sot, pas zhvillimeve që do t’i shpjegoj më poshtë, jam e bindur se fjala ime e hapur shërben më shumë se fjala e ruajtur në dry, për hir të diplomacisë.

Mbeta e hidhëruar sepse gjatë takimit me ju, prej më shumë se një orë, çështja kryesore e cila u diskutua ishte xhamia në Prishtinë. Ndërtimi i xhamisë për të cilën u bë shumë zhurmë në Prishtinë, më së shumti nga radikalët dhe profiterët e fesë, erdhi e rierdhi disa herë në bisedë, në formën e pyetjes dhe kërkesës nga ana juaj.

Kreu i delegacionit u detyrua të shpjegojë se toka për këtë ishte ndarë. Natyrisht ju nuk kishit detaje për këtë çështje, sepse jeni kryeministri i një vendi tepër të madh, por edhe vetë xhamia në Prishtinë, unë mendoj se do të duhej të ishte një detaj që nuk duhet t’ju interesonte fare.

Pritshmëria ime lidhje me tema të tjera në fakt, si p.sh. thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, lufta e krimit të organizuar dhe rrugëve të trafiqeve, bashkëpunim në fushën e legjislacionit edhe pse ne modelet i marrim nga BE-ja, e po kështu si shtet i madh e me ndikim në rajon pse jo një influencë më e madhe diplomatike në raport me fqinjin tonë problematik, Serbinë, që është një partner goxha i rëndësishëm për Turqinë, së paku sipas deklarimeve tuaja dhe të bilancit tregtar që zhvilloni me të. Në fakt ne i jemi mirënjohës kujtdo që punon sado pak, apo ushtron influencën e tij për të na e hequr qafe Serbinë.

Nga ky takim mora vesh gjithashtu se edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës z. Naim Tërnava kishte ardhur tek ju dhe ishte ankuar për punën e xhamisë. Nuk kisha se si të mos ndihesha e çuditur dhe e tradhtuar nga ky njeri i cili ka shkuar të ankohet te kryeministri i një vendi tjetër, për një punë që duhej të zgjidhje me Komunën e Prishtinës.

Përveç pamaturisë dhe gafës së madhe të Tërnavës, me thënë të drejtën unë kërkesën tuaj apo parashtrimin tuaj për ndërtimin e xhamisë e përjetova edhe si ndërhyrje nga ana e shtetit tuaj në punët e brendshme të Kosovës.

Le të më korrigjojë dikush nëse e kam gabim.

Por sikur të mos kishte mjaftuar ky takim me kryetemë xhaminë, në takimin e radhës me kryediplomatin e Turqisë, z. Davitoglu, një intelektual i shquar në vendin tuaj, por me teoritë e të cilit për neootomanizmin, e thënë e zeza mbi të bardhë në librin e tij “Thellësia Strategjike” apo edhe në disa fjalime në vendet e rajonit, çështja e xhamisë na mbiu sërish.

Fillimisht ministri i Jashtëm përshkroi gjerë e gjatë dashurinë e tij për qytetin e Prizrenit. Përshkroi rrugët dhe ndërtesat me një hollësi sikur të kishte kaluar fëmijërinë në to, duke shënuar e nuancuar me admirim hiret e këtij qyteti, një pikturë të madhe të të cilit e mbante pikërisht në zyrën e tij, bashkë me një pikturë të një qyteti tjetër të preferuar, atë të Mostarit.

Ndjeva xhelozi për Prizrenin, njësoj si për të dashurin, kur dikush tjetër kërkon të ta marrë. Askush i huaj nuk mund ta dojë Prizrenin më shumë se unë. Kurrë!

Në këtë takim xhamia jo vetëm që doli në tryezë, por u shoqërua edhe me shkaqet e ekzistencës së katedrales, e cila “nuk mund të mbushet nga besimtarët”.

z. Erdogan,

Ne në Kosovë, por shqiptarët edhe më gjerë jemi shumë të interesuar të kemi raporte të mira me shtetin e sotëm turk pavarësisht nga e shkuara jonë e hidhur. Krijimi i raporteve të mira do të thotë në radhë të parë respekt reciprok, do të thotë respektim i kulturës dhe traditës së tjetrit.

Ne, si ish-pjesë e perandorisë turke, të pushtuar prej saj jo vetëm politikisht por edhe kulturalisht e fetarisht, para një shekulli bëmë përpjekje të jashtëzakonshme si komb për të rilindur vetveten. Ia dolëm. Sfida numër një për ne ishte pikërisht feja. Vendosëm që asaj të mos i jepnim rëndësi të dorës së parë, por kombi të ishte formula jonë e ekzistencës. U përcaktuam për këtë dhe ecëm përpara. E kundërta do të na kishte fundosur. Ashtu sikurse mund të na fundosë tani, nëse ne nuk tregohemi të vëmendshëm.

Ne nuk kemi asnjë të drejtë t’ju gjykojmë ju dhe partinë tuaj për agjendën islamike të cilën e keni proklamuar hapur, i takon popullit të Turqisë ta bëjë këtë vlerësim, mirëpo unë personalisht dhe si unë ka me mijëra shqiptarë, nuk mund të heshtnim nëse këtë agjendë ju apo kushdo tjetër do të përpiqet ta shtrijë edhe në Kosovë. Unë i kam parë shenjat, diçka e tillë po ndodh, islami politik ka nxjerrë kokën edhe në Kosovë dhe po bëhet gjithnjë e më agresiv.

Prandaj po ju shkruaj për t’ju thënë se agjenda islamike për ne është helm. Ky helm e kontaminon botëkuptimin tonë për fenë, bashkëjetesën që e kultivuam prej shekujsh, respektin për fenë e tjetrit. Dhe në rast se ju na konsideroni vëllezër, ashtu siç jeni shprehur, mos na e sillni atë helm këtu.

Përkundrazi, unë nga shteti juaj, të cilin e konsideroj sot shtet mik, pres ndihmë në betejën që ne vetë duhet të ndërmarrim për të luftuar organizatat dhe fondet e dyshimta, që nën petkun e humanizmit sollën në Kosovë pas luftës edhe rrymat më fanatike e ekstreme të islamit, që për mua dhe jo vetëm, janë në kundërshtim me vetë këtë fe. Sot ata po na indoktrinojnë të rinjtë, po shfrytëzojnë varfërinë tonë ekstreme, mungesën e edukimit të mirëfilltë dhe dobësitë e shtetit të ri të Kosovës, i cili nuk ka kapacitete të mjaftueshme t’i luftojë.

E në fakt një shtet i fuqishëm si i juaji, do të mund të na ndihmonte më shumë se kushdo tjetër unë besoj se e keni dijen, eksperiencën dhe mundësitë për ta bërë këtë.

Unë dhe gjithë shqiptarët jemi të interesuar për raporte të mira me Turqinë e sotme, edhe pse ajo është trashëgimtare e një perandorie që ne na mbajti nën pushtim rreth 500 vite. Ju mund të keni një qëndrim tjetër për pushtimin, por unë personalisht jam rritur me rrëfime për vajzat tona të reja që dikur hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos rënë në duart e ushtarëve turq, se si kullave të të parëve të mi, iu është vënë flaka disa herë nga këto pushtues, sesi mijëra shqiptarë merreshin e dërgoheshin nizam, duke lënë shkretë shtëpi e katandi, e duke luftuar nëpër toka të huaja për interesa të perandorisë.

Ne nuk mund t’ju akuzojmë ju për atë që kanë bërë paraardhësit tuaj por në momentin që na kërkoni që ne të ndërrojmë historinë, që të zezës t’i themi e bardhë, e përgjakshmes lulëzim, në momentin pra kur ju nuk distancoheni nga prapësitë e paraardhësve tuaj, por përkundrazi na kërkoni që edhe ne t’i shohim me sytë tuaj, atëherë mos pritni prej nesh mirëkuptim.

Ne si komb kemi luftuar shumë hegjemoninë e të tjerëve, dhe tani që po shijojmë lirinë, kurrsesi s’mund të pranojmë që dikush, sado i fuqishëm, të na e shkruajë historinë sipas qejfit të vet. Asnjë shtet perëndimor, as ata që na çliruan nga pushtuesi tjetër Serbia, nuk na ka ardhur me një kërkesë të tillë primitive. Primitive pasi së pari historinë e shkruajnë historianët, jo politikanët, aq më tepër politikanët e vendeve ish-pushtuese; dhe së dyti, sepse bie tërësisht ndesh me fondamentin tonë, iluminizmin dhe të vërtetat që burojnë nën dritën e tij.

Sado i fuqishëm të jetë, askush nuk mund ta ndryshojë të shkuarën, ajo është arbitrare, edhe kur dikush palos fletë mbi të, një ditë ajo i shqyen pa mëshirë, madje edhe në shoqëritë e mbyllura.

E ne në Kosovë po përpiqemi të ndërtojmë diçka tjetër, një shoqëri të hapur, ku logjika e absolutizmit shpesh e mishëruar edhe tek feja, ia lë vendin logjikës kritike, konkurrencës së ideve dhe dekonstruktimit të ideologjive.

Prandaj, duke ju uruar mirëseardhje në Kosovë me datë 23 tetor, si kreu i një shteti me të cilin na lidhi një e shkuar fatkeqe, shpresoj që kjo vizitë të bëhet me qëllimin për të ndërtuar një të ardhme fatmirë. Autorja është deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës.

/Nga Alma Lama
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Mire se erdhe Erdogan :D
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Poshte Shqiperia dhe shqiptaret. Lavdi Perandorese Osmane.
/te na .. rrojne turqit perhere
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Miresvjen cdoherë Mister President Erdogan. Dera jonë e Kosovës per ty eshte gjithher e hapur....

Mos degjo Alma Lama asnjëher, sepse besojme dhe shpresojmë, që shpejt do te dal nga kishte ardhur.

Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Une e lexova qe dje kete letren, Doja ta sillja njeher ktu po thash lere me mire :D, UNe vetem nje gje nuk pelqej, qe pas tgjith ksaj qe ka shprehur prap uron mireseardhjen..., Ajo ne cdo paragraf permend te shkuaren, te keqen qe ka shkaktuar perandoria, si dhe jo mbeshtetje te veprimeve te Erdoganit, ateher pse ne fund po i thote Mire se te vish? apo prej halli? se ne si shqiptar na intereson tju kemi prane se jeni shtet i fuqishem ekonomik, dhe sado te kqia qe ju keni, prap ju duam pak nqs do na ndihmoni vetem atje ku duam ne... Mu duk paksa kontradiktore si leter.... plus dhe e dyshimte qe ne nje mbledhej qeveritare nuk paskan fol fare per aspektet e ekonomise bashkpunimit por qenkan fokusuar vetem te xhamia.. ku di une, Erdogani pati takim dhe me Edi ramen para ca kohesh, apo dhe me politikane te tjere te Shqiperise, s'ka thene kush qe t'ket permend ndonjeher xhamine e Tiranes si kryefjale bisede... madje dhe kjo shume qenka vonuar per ta bere publike, ti kishte publikuar zhgenjimet qe ne momentin qe u kthye nga takimi...
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Kush i paska dergu leter te hapur Erdoganit apapapa ... Je mbetur moj Lama ne rruge , e po me dhimbesh vallahin !
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.”

(Mit’hat bèj Frashëri)
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

o vellazen e motra musliman kjo alma lama siq duket fjalet e tjera si ka kuptu e vetem kur eshte permend xhamia e ka kuptu per qka eshte fjala. dhe diq tjeter a me tregon dikush si i thot nje personi i cili ne fillim te falenderon e pastaj fillon te te shaj.
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

"..Kosova eshte Turqi dhe Turqia eshte Kosove" tha sot zotri Erdogan.
"..Kosova eshte Serbi." thone Serbet..

Por kosovaret cfare jane? Pasi Shqiptar nuk paska qe te thone: Kosova eshte Shqiperi...!!!!!!!!!
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Ne themi se jemi shqiptarë dhe e dijmë Shqipërinë cka e kemi.

... kurse serbi, jo KURR per kurren e kurrës........ as mos te enderrojnë asnjëher... Ne në kete jemi te vendosur!

"..Kosova eshte Turqi dhe Turqia eshte Kosove" tha sot zotri Erdogan.
"..Kosova eshte Serbi." thone Serbet..

Por kosovaret cfare jane? Pasi Shqiptar nuk paska qe te thone: Kosova eshte Shqiperi...!!!!!!!!!
 
Pe: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Dikur i qushim pushtusit OTOMANE tani miq shume te ngushte, eh si vjen historia.
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Po or mik Kent, Keta qe i quajne miq e vllezer pushtuesin Otoman qe i shtypi 500 vjet, quajne armik SHBA-ne se ka pushtuar e po shtyp vellezrit ne afganistan etj.

Ne kete bote ka dicka qe nuk shkon ne kokat e njerzeve.
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Elhamdulilah qe na erdh ky vella i madh , inshAllah na viziton edhe shum shpejt ne nje vizit tjeter , na knaq shpirtin kur vjen sepse vatikanit dhe misionart e saj ne trojet shqiptare sbejn gjum rahat keto dite hahaha :D
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

BISMILLAH AL-RAHMAN-AL-RAHIM e kujte eshte Kosova, turke apo serbe? Pasi shqiptaret duartrokiten kur tha qe Kosova eshte Turqi. ruga e mbare ju kjofte..!

erdoga3_zpsfa1827ef.png
 
Attachments

  • erdoga3_zpsfa1827ef.png
    erdoga3_zpsfa1827ef.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

JAm kurjoz te di c'do thuhet per serbine mbas 500 viteve:)
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

JAm kurjoz te di c'do thuhet per serbine mbas 500 viteve:)

ashtu cka thua ti edhe gjysma e shqiperis per greqin vellezer nga feja :D tpakten nuk do themi ne per serbin as per grekun :D
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

ashtu cka thua ti edhe gjysma e shqiperis per greqin vellezer nga feja :D tpakten nuk do themi ne per serbin as per grekun :D

Shqiperine e pushtoi turqia,jo greqia
sikurse dhe kosoven serbia !
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Ku i kishte vellai turk avionet ne 1999, ne garzhe? Nder 1055 avion dhe helikopter te angazhuar ne luften e Kosoves, asnje nuk ishte turk.
Tani dalin si kerpurdhat pas shiut e te bejne vella (fara e keqe mongole)

Pra SHBA 730,Franca 87, Hungaria 50, Italia 39, Mbreteria e Bashkuar38, Hollanda 22 Kanada 18 , Gjermania 15 Danimarka 9 Spanja 8 Norvegjia 6 Luxemburgu 4, Portugalia 3

"L'opération Allied Force est une campagne de bombardement aériens menée par l'aviation alliée, visant les infrastructures militaires, industrielles (usines), les médias (radios, télécommunications), les réseaux routiers et ferroviaires, en Serbie et au Kosovo. 1055 avions et hélicoptères de treize pays différents y participent, à partir de Grande-Bretagne, d'Italie, de Macédoine, de Turquie, d'Albanie et de Hongrie, ou de porte-avions de l'US Navy en Méditerrannée: Etats-Unis (730), France (87), Hongrie (50), Italie (39), Royaume-Uni (38), Pays-Bas (22), Canada (18), Allemagne (15), Danemark (9), Espagne (8), Norvège (6), GD-Luxembourg/NATO (4), Portugal (3)
 
hahahahahahha ti sje askund !!! airoplanat e turkis kan qene me bombardueset kunder serbis !! ata biles i kan pas caqet me te sakta ! gjat bombardimeve kur disa airoplan bombardonin civilt ( normal jo me deshire ) keta bombardonin caqet kryesore . Nje nder Thanjet e Erdoganit ne ate kohe ska qene kryeminister por kryetar i stambollit ka qene edhe ajo " mire se vini bijt e tane ne vend lindje , qe qliruan vellezirt ne kosove " diqka e tille ka qene fjala , pastaj para ca muajve , ka qene nje shkrim i madh nga nje gjeneral shqiptare ne vitet 98/99 , kur turkia ka qene e gatshme te hyje ne lufte me serbine e vetme per kosoven , ai tregon se si me uniform ushtarake shqiptare ka hy ne kryeministri turke ( gje qe ndalohet me sa e di ) etj shum gjana tjera :d
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Shqiperine e pushtoi turqia,jo greqia
sikurse dhe kosoven serbia !

si jo ore normal per vellezerit tu grek , cameria eshte greqi :D ti nuk e din as historin nuk e din as tokat shqiptare deri ku kan qene ! janin greke apo ka qene :D pastaj ne 97 kur greqia deshi ta marr jugun te gjithin , ishte turkia qe i tha do te hyj ne greqi nese prek tokat shqiptare :D
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

ahaha Ado, ne cilin lokal ishte turku e greku qe i paska thene; "mos ma prek Shqiperine,," lol

Kush i tha " mos e prek fushe-kosoven" ster-gjyshave erdogan-jan

erdogan2_zpsece46596.png
 
Attachments

  • erdogan2_zpsece46596.png
    erdogan2_zpsece46596.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Ajo gje dihet shum kush e ka thane :D sa i perket fush kosoves , nga ajo eshte qliru Kosova qe mos me pas ndikim te madh serbia sllavt ne ate koh , sepse po te humbte perandoria Osmane sot do ishim vellezerit e tu nga feja , por nuk do flisnim shqip por gjuhen sllave :D
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

si jo ore normal per vellezerit tu grek , cameria eshte greqi :D ti nuk e din as historin nuk e din as tokat shqiptare deri ku kan qene ! janin greke apo ka qene :D pastaj ne 97 kur greqia deshi ta marr jugun te gjithin , ishte turkia qe i tha do te hyj ne greqi nese prek tokat shqiptare :D

ADo, une nuk jam religjoz,sepse nuk besoj ne ate qe me kan folur!
ne kete rast ti po e cmon shum te verteten,ndersa une jo :)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

ADo, une nuk jam religjoz,sepse nuk besoj ne ate qe me kan folur!
ne kete rast ti po e cmon shum te verteten,ndersa une jo :)

Sme tregove , ishte cameria , janina greqi apo jo sepse me duket qe thate greqia nuk na ka pushtuar ! :D
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Une nuk i tregoi asnjerit historine e shqiperise,aq me pak ty!
ti mesoje,po je i interesuar

Ps:Ketu nuk jemi tek historia e cameris,rrespekto rregulloren,meqe e ke shkel si te ka dash qefi!
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Nuk eshte e mundur kjo qe thua ti, osmanli!!! Ne betejen e fush-kosoves, ishin shqiptaret ne krye dhe qe komandonin ate lufte, dhe jo serbet. Ndonse aty merrnin pjese edhe disa vende tjera. Por Komandonte Pal Kastrioti, gjyshi i Skenderbeut..;)

Kete e konfermon ne librin e tij edhe britaniku Sutherland Menzies i titulluar “Turqia e vjeter dhe e re”. (ribotimi i trete, i vitit 1883, faqe 56.)

Thote: " forcat e krishtera deshin te sulmonin naten, por shqiptari Kastriot (behet fjale per Pal Kastriotin, gjyshi i Gjergjit) kundeshtoi, pasi nata tha ai do e bente te pamundur ndjekjen.."

Si mundet sipas teje, te komandoje nje shqiptar nje betej te tille, nqs nuk do ishte komandanti i saje beteje. Pra ishte lufte turku-shqiptare. Dhe jo serbe

sken_zpsa6e2ea07.png
 
Attachments

  • sken_zpsa6e2ea07.png
    sken_zpsa6e2ea07.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Jeni shume stresues dhe lodhes...pa dashur te ofendoj ndonjerin na keni fiksu...sepse ngelet duke gjet tema kunder islamit kunder turqve kunder serbeve dhe me e forta eshte qe asnjeher si permbaheni temes por thjesht postoni temen si impakt ngacmimi...pastaj filloni prralisni kot me kot jo ca tha turku paar 500 viteve jo cdo thot serbi eh medet
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Master, e di si eshte postimi yt ketu? Si nje xhirafe ne polin e veriut. Po pse stresohesh or cun ne nje teme qe nuk te pelqen? Ti je jasht teme me cfare po flet, asnje nuk po flet per islam, por ju eshte bere turi vetem islam edhe kur flitet ne tema lojrash.
 
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

Nuk eshte e mundur kjo qe thua ti, osmanli!!! Ne betejen e fush-kosoves, ishin shqiptaret ne krye dhe qe komandonin ate lufte, dhe jo serbet. Ndonse aty merrnin pjese edhe disa vende tjera. Por Komandonte Pal Kastrioti, gjyshi i Skenderbeut..;)

Kete e konfermon ne librin e tij edhe britaniku Sutherland Menzies i titulluar “Turqia e vjeter dhe e re”. (ribotimi i trete, i vitit 1883, faqe 56.)

Thote: " forcat e krishtera deshin te sulmonin naten, por shqiptari Kastriot (behet fjale per Pal Kastriotin, gjyshi i Gjergjit) kundeshtoi, pasi nata tha ai do e bente te pamundur ndjekjen.."

Si mundet sipas teje, te komandoje nje shqiptar nje betej te tille, nqs nuk do ishte komandanti i saje beteje. Pra ishte lufte turku-shqiptare. Dhe jo serbe

sken_zpsa6e2ea07.png

Pal Kastrioti ! udh'heqes i perandoris sllave a ! :D hahah sepse lufta beteja e fush kosoves , njihet ma shum si lufta sllave kunder Osmanve, e ai kopili , kopiliqi sllav njihet ma shum ne kete beteje :D por Elhamdulilah qe ka fitu perandoria Osmane e nuk jemi ba sllav.
 
Attachments

  • sken_zpsa6e2ea07.png
    sken_zpsa6e2ea07.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë

"Erdogan s’ka pas kohë me i lexuar ‘urrejtjen e sëmurë’ të disa shqip shkruesve se ka qenë e zënë duke u marrë me dashurinë e madhe që e kanë shumica absolute e popullit shqiptar për të."
 
Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top