Letër e hapur Bashkimit Europian e në veçanti kryenogociatores aktuale Frederica Mogherini dhe asaj të mëparëshme Kathryn Ashton
Që nga data 17 Shkurt 2008 kur Kosova shpalli dhe zyrtarisht pavarësinë dhe njohja e kësaj pavarësie nga 23 shtetet e BE (nga 28 anëtarët sa i ka ai), BE luajti një rol shumë të rëndësishëm në hapat zhvillimor të Kosovës, me theks të veçantë në hapat e ndërtimit të shtetit në fushën e jurispondencës dhe shtetndërtimit. Kjo ndihmë dhe mbështetje u reflektua në veçanti me vendosjen e EULEXI-t (European Union Rule of Law Mission) në Kosovë fill pas konvertimit të UNMIK-ut (United Nations Mission in Kosovo) nga misioni mbikqyrës në atë këshillues (gjë të cilën vazhdon edhe më tutje ta bëj).
Por çfarë solli EULEX-I në Kosovë? Si mision i BE për ligj dhe rregull në Kosovë, duhej të vendoste vërtetë ligj dhe rregull, sepse misioni i tij ishte po ky, dhe u vendos ne Kosovë shkaku se institucionet vendore nuk ishin në gjendje ta aplikonin rregullin dhe ligjin. Në të vërtetë, në vend se të venin rregull dhe ligj EULEX-i veç sa e futi drejtësinë Kosovare më në qorrsokak dhe në vend se ta pengonte, e ndihmoi dhe edhe me keq iu bashkangjit në keqpërdorime dhe korrupcion.
Për të mos u hapur shumë, dua të ndalem ne tri qështje thelbesore.
1. Asociacioni i komunave me shumicë sërbe:
Duke u nisur nga përvoja e organizimeve të tilla nëpër botë (shteti brenda shtetit), e në veçanti me Republika Srbska në Bosne dhe Hercegovinë, dhe problemet që ajo po sjell në qeverisjen në B dhe H si dhe kërcënimet e kohëve të fundit me konflikt, a nuk do të duhej të ishin tregues i mjaftueshëm që një organizim i tillë brendapërbrenda Kosovës është shumë i rrezikshëm? A nuk tregon kjo edhe nje arshin të dufisht matës në raportin, sërbët në njërën dhe popujt tjerë në anën tjetër? Nuk di nëse ka ndonjë rast në botë që agresori të shpërblehet, aq më tëpër që vet bashkësia europiane, SHBA-të dhe NATO si oarganizim ushtarak, ishin të detyruara të mbrojnë një popull të pambrojtur nga këta agressor, që sot BE mundohet ti shpërblej, duke ua lënë shteteve (në këtë rast B dhe H si dhe Kosovës) kopilin në derë? Ose thënë më sakt, duke ua lënë bombën me fitil brenda shtëpisë?
Që nga viti 1945 kur Gjermania naziste e humbi luftën, shteti Gjerman ishte i ndarë në dy pjesë me murin ndarës, shkaku i politikave të atëherëshme, mur i cili duhej të rrënohej sepse nuk mund të ekzistonte një shtet i tillë I ndarë me forcë.
Përse tani BE po ndërton mure brenda Kosovës? Përse shqiptarët nuk mund të jetojnë në shtëpitë e tyre ne veri të Kosovës? Përse shqiptarët nuk mund të shfrytëzojnë tokat e tyre në pjesën veriore? Përse BE dhe bashkësia ndërkombëtare lejon qe në urën e Ibrit të vendosen barrikada (dhe pëkundër marrëveshjeve për largimin e tyre, BE së bashku me NATO-n nuk ka fuqi ta realizoj një plan të tillë)? Përse asnjë nga marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, nuk gjeti aplikim në praktikë nga ana e Sërbisë? ا’kuptim ka të vazhdohet me bisedime dhe marrëveshje të reja, përderisa ato ekzistueset nuk realizohen në praktikë?
Vallë nuk është në gjendje BE ta vërej që marrëveshjet e tilla janë kundër dëshirës dhe vullnetit të popullit shumice (92% e shqiptarëve), por vazhdohet me plotësimin e dëshirave të më pak se 5% të sërbeve që kinse jetojnë në Kosovë? Valle nuk paraqet shqetësim për BE-në që pjesa tjetër e minotitetee në Kosovë (3%) nuk merren fare parasysh nga vet BE-ja. اfarë demokracie dhe drejtësie është kjo?
Në anën tjetër, përderisa në Kosovë bëhet presion në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë sërbe në luginën e Presheves (tri komunat me shumicë shqiptare) janë nën presionin e shpërnguljes duke ua mohuar edhe të drejtën e shkuarjer për të votuar. Vallë ata nuk janë njerëz (së paku shqiptarët andej kufirit, në luginën e Preshevës, nuk ishin agressor)!? Apo më mirë të kishin qenë, sepse agresorëve po u plotësohen dëshirat dhe kërkesat e tyre edhe ato absurde.
Një shteti i cili ishte agressor, i cili vrau, dhunoi, dogji, dëmtoi trashëgiminë tonë kulturore, vodhi pasurinë tonë (dhe vazhdon të vjedh edhe sot e kësaj dite), të vrarët tani i dogji apo i varrosi pa gjurmë (akoma edhe sot janë mbi 1,500 të pagjetur) iu plotësohen kërkesat, dhe kjo bëhet me arësyetimin se qeveria aktuale është demokratike dhe se nuk është pajtuar me veprimet e rexhimit të Millosheviçt, përderisa nuk gjeti fuqi e as dëshirë të kërkoj falje për krimet e bëra në Kosovë e aq më tepër edhe bllokon shtetin tonë në rrugën e integrimeve në oarganizmant Europian e Botëror (Rasti i fundit me UNESCO) (po të ishte qeveri demokratike do të ndihmonte në vend se të pengonte).
2. Rexhimi vizave:
Përveç dënimit që po merr Kosova nga BE për dëgjueshmëri me krijimin e asociacionit të komunave me shumicë sërbe, ajo po dënohet edhe me rexhimin e vizave. Pse po them po dënohet, sepse mos lejimi i qasjes së popullit të Kosovës ne BE me arësyetimin se kemi politikan të korruptuar, për mua është shumë absurde. Pse është absurd, sepse po ata politikanë kanë pasaporta diplomatike dhe qasje kudo nëpër botë, fëmijët e tyre pa asnjë problem marrin vizat, asnjëri nga fëmijët e politikanëve nuk studjon në Kosovë, por jasht vendit. Familjarët e këtyre politikanëve të korruptuar i kanë rrugët e hapura kudo në botë! Pra kush po e vuan rexhimin e vizave? Populli i thjeshtë dhe defintivisht i pa fajshëm. Shumë të rinjë të etshëm për shkollim kualitativ, provuan të marrin viza për të studjuar në Europë, por kjo iu mohua nga ambasadat e atyre shteteve për arësye nga më banalet (në nje rast sepse kandidati kishte “shumë” para në llogarinë e tij bankare (i njejti kishte punuar për ca vite ne Afganistan) dhe në rastin e dytë, sepse ka dyshime që më nuk kthehet, sepse nuk ka mjaft kapital të patundshëm në Kosovë (përkundër që kishte shtëpinë e tijë dykatëshe)). Dhe ky është vetëm një nga rastet, por sa e sa të tilla janë në Kosovë? Të ju kujtoj edhe një herë me germa të mëdha: ME APLIKIMI E REXHIMIT Tث VIZAVE, PO E PENALIZONI POPULLIN E THJESHTث E Nث VEاANTI RININ E PAFAJSHME DHE Tث ETSHME PثR SHKOLLIM!!!
Rast tjetër drastik është kur një të martuari me një vajzë nga diaspora, nuk i jepet viza të shkoj tek gruaja e tij!? Si mund të arësyetohet ky veprim, vallë BE-ja është dhe kundër bashkimit familjar të shqiptarëve nga Kosova?
3. Investimet e jashtme:
Nuk dua dhe nuk mund ta pranoj që mungesa e investimeve (pasiqë UNMIK-u përmes insitucioneve të privatizimit, e së fundmi AKP-së e shiti tërë pronën e Kosovës) ka të bëj vetëm me problemet me korrupcionin (edhepse nuk mund ta mohoj një gjë të tillë). ثshtë shumë normale që invetitorët e jashtëm nuk vijnë të investojnë në Kosovë, përderisa duhet të paguaj 28.5% tatim në importin e pajisjeve (vlerë e përcaktuar nga UNMIK-u) dhe përderisa nuk kanë kurfar lehtësimesh në vitet e para të veprimit. Pastaj si do të vijnë investitorët kur nuk ekziston rregullativa ligjore adekuate dhe edhe më me rëndësi, siguria e investimeve?
Këtë qështje e vura nën pikën 3. shkaku se pika 1. dhe 2. janë ato që e pengojnë pikën 3. e në veçanti pika 2 - rexhimi i vizave, sepse në këtë mënyrë pengohen të rinjët tanë të pregaditen për menaxhimin e drejtë të investimeve të huaja në Kosovë.
ثshtë shumë evidente që firmat e huaja vijnë në Kosovë vetëm kur gjejnë mbështetje nga politikanët e korruptuar (rasti i Bentel-Enka dhe ndërtimi i autostradave nëpër Kosovë me çmime dyfish më të larta se kudo në botë). Nuk arrij dot ta kuptoj se pse iu dha kontrata kësaj firme? Ndoshta sepse në të tani është duke punuar edhe ish ambasadori i SHBA-ve z. Dale!? E kuptoj ndoshta nëse aplikantët tjerë do të ishin më të shtrenjë, por ti jepen kontratat milonëshe kompanisë më të shtrenjtë, këtë se kap dot.
Në vend të përmbylljes:
BE-ja vazhdon ti mbështes po këta politikanë të korruptuar dhe të penalizoj popullin e pafajshëm që mezi arrin të siguroj bukën e gojës, me kushtëzimet të ndryshme që iu bëhen politikanëve me dosja të zeza që për çdo rast (nëse bëhen të pa dëgjueshëm) në duart e tyre i mbajnë faktorët ndërkombëtarë të vendosjes, pse jo edhe ata të BE që merren me negociatat. Vallë politikanët sërb të gjithë i paskan dosjet e pastërta? Ndoshta dosjet po, por duart i kanë të përlyera me gjak shqiptarësh (gra, pleq e fëmijë) dhe akoma mbajnë eshtrat e po këtyre shqiptarëve nëpër varreza masive nëpër Sërbi!
Mendoj se BE-ja duhet të mendoj që këtij populli të nëpërkëmbur nga rexhimi Serb, e tash edhe nga BE-ja, një ditë do ti soset durimi dhe pastaj do të bëhen dëme qe askush nuk mund ti riparoj. Prandaj po e përfundoj me një thënje popullore shqipe: Më mirë parandaloni (shkaqet që mund të sjellin revoltën popullore) se sa ti shëroni (pasojat e asaj revolte).
Me nderime:
Shaban V. Ajvazi
Qytetar i Kosovës, shtetit që (nuk) është në Europë??!!

Redaktimi i fundit: