Letër e Dom Anton Kçirës, drejtuar bashkëkombasve kudo ndodhën!

alfonci

Veri investigatio
Te nderuar vllezer e motra shqiptare,

kudo qe ndodheni ne trojet tona etnike apo neper bote.

Kam nderin t’ju drejtohem nepermjet kesaj letre te hapur per te sqaruar te gjithe bashkeatdhetaret dhe bashkekombasit e mij, bashkepunetoret dhe besimtaret e te gjitha feve te hapesires shqiptare, ne lidhje me nje video montazh te publikuar ditet e fundit ne Internet ne faqen youtube, ku paraqiten pjese te shkurtuara te nje fjalimi te mbajtur nga ana ime ne nje aktivitet te shoqates se Intelektualeve te organizuar ne Kishen Katolike te Shen Palit ne Detroit, me teme “Kosova ne prage te pavarsise”. Gjithashtu ne kete video montazh ne menyren me histerike jane bere ilustrime fotografike te ngjarjeve me tragjike te ndodhura ndonjehere ne te gjitha trojet tona etnike dhe qe nuk kane asgje te perbashket me permbajtjen e fjalimit tim.

Do te doja ta nisja kete sqarim duke thene disa fjale ne lidhje me aktivitetin tim ne Kishen Katolike te Shen Palit ne Detroit.

1. Gjate gjithe aktivitetit tim fetar ceshtja jone kombetare ka qene dhe mbetet parathenia e cdo iniciative apo veprimtarie te drejtuar nga ana ime.

2. Kisha qe une drejtoj eshte dhe do te mbetet nje vater e besimit dhe e atdhedashurise per te gjithe shqiptaret.

3. Vleresimi dhe respekti per cdo shqiptar pavaresisht besimit te tij fetar ka qene dhe mbetet kryefjala e aktivitetit tim 43 vjecar.

4. Kam marre pjese ne te gjitha demontratat paqesore te shqiptareve te Amerikes, perpara Institucioneve Amerikane per sensibilizimin dhe nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves.

5. Kam udhehequr dhe organizuar takime me zyrtare dhe perfaqesues te larte te Shtetit Amerikan ne mbrojtje te ceshtjes sone kombetare.

6. Kam drejtuar komunitetin e shqiptareve te Detroitit ne fushaten e mbledhjes se ndihmave financiare per Ushtrine Clirimtare te Kosoves, si dhe kam ofruar gjithcka kam patur vete ne ndihme te kesaj ceshtjeje.

7. Kam organizuar dhe drejtuar te gjitha nismat dhe tubimet ne perkrahje te pavaresise se Kosoves derisa kjo enderr shumevjecare e shqiptareve u be realitet.

Per sa me siper ekzistojne prova dhe fakte historike te aktivitetit tim 43 vjecare, te cilat me kenaqesi mund t’ja veme ne dispozicion cdo Shqiptari te interesuar.

Ne vazhdim do te doja te sqaroja te gjithe lexuesit e kesaj letre ne lidhje me permbajtjen e pjeseve te montuara te videos se publikuar ne youtube.

Une kam marre pjese ne nje takim te organizuar nga shoqata e Intelektualeve Shqiptaro-Amerikan ne Michigan ne daten 13Maj 2007, takim i cili zhvillohej per te denoncuar dhe per te shprehur indinjaten ne lidhje me nje akt terrorist te mbetur ne tentative ne bazen ushtarake te Fort Dix ne New Jersey, ku u gjeten fajtor dhe me vone u denuan me burgim te perjetshem tre Shqiptare te lindur ne trojet tona etnike qe aktualisht ndodhen brenda shtetit te Maqedonise. Kjo ngjarje e rende kishte ndodhur 5 dite perpara mbajtjes se ketij takimi. Njekohesisht takimi zhvillohej ne perkrahje te pavaresise se Kosoves, e cila ndodhej ne hapat e fundit te pergatitjes dhe deklarimit te saj perfundimtar. Deshiroj te sqaroj se megjithe njoftimin e bere per kete aktivitet te rendesishem per kohen kur ai mbahej, pjesmarrja ka qene jashtezakonisht e vogel, madje ne salle nga disa pjesmarres mungonte edhe serioziteti apo vleresimi i duhur i aktivitetit. Fjala ime aty ka shprehur ne menyre emocionale indinjaten ne lidhje me ngjarjen e bazes ushtarake te Fort Dix te New Jersey-it, dhe ndoshta fjalori i perdorur nga ana ime ne ket rrethana nuk ka qene i perzgjedhur mire dhe me kujdes. Sa per sqarim, une kam shprehur indinjaten time qe tre shqipetare te marrin guximin per te marre pjese ne nje akt te tille terrorist te mbetur ne tentative kunder interesave Amerikane dhe vecanerisht ne nje baze ushtarake Amerikane, e cila ka strehuar 20,000 refugjate te ardhur nga Kosova, gjate luftes.
Duke e vleresuar kete si nje akt te pamoralshem tradhetie dhe te nxitur nga individe ekstremiste fetare, pa marre parasysh detyrimin e madh moral qe ne si komb kemi dhe do te kemi ndaj shtetit Amerikan, kam shprehur hapur indinjaten time personale per kete ceshtje. Une ne fjalimin tim kam dashur te them se: Ashtu sic u masakruan 260 mije muslimane ne Bosnje, ashtu do te ishin vrare dhe masakruar 1.9 milione Shqiptare ne Kosove po te mos ishte nderhyrja ushtarake e NATO-s e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Cdo interpretim tjeter eshte nje keqperdorim i qellimshem i fjalimit tim, dhe nje nxitje e paster e urrejtjes nderfetare mes shqiptareve nga individe ekstremiste fetare, nga ish sherbetore te UDB-se jugosllave, nga komuniste ateiste te shitur dhe te blere qindra here, te cilet komuniteti Shqiptar i Detroitit i ka identifikuar me kohe dhe i njeh shume mire. Une gjate gjithe aktivitetit tim e kam konsideruar ceshtjen kombetare si paresore dhe ceshtjen fetare si dytesore dhe ne sherbim te pasurimit shpirteror te Shqiptareve. Ketu ne Detroit te SHBA-ve kam bashkepunuar ngushtesisht me te ndjerin Imam Vebi Ismaili, nje klerik shembullor i fese muslimane si dhe nje patriot i madh ne perkrahje te ceshtjes sone kombetare. Kam bashkepunuar ngushtesisht me te ndjerin Baba Rexhep dhe Teqene Bektashiane ne te gjitha menyrat e mundshme dhe ne te gjitha organizimet me karakter kombetar dhe patriotik. Asnjehere gjate karieres sime nuk i kam dalluar Shqiptaret nga besimi i tyre fetar, dhe e cmoj harmonine nderfetare te Shqiptareve si nje cilesi fisnike, vlere dhe dimension i cmuar moral.

Duke e mbyllur kete leter deshiroj te theksoj se askush nuk mund te gjykohet nga pjese te shkurtuara te nje video montazhi disa minutesh, kur flitet per nje aktivitet patriotik ne sherbim te Ceshtjes Shqiptare per me shume se 43 vjet. Kjo video eshte pergatitur nga individe ekstremiste dhe te shitur per qellime te caktuara, te cilet megjithse kane kaluar tre vjet nga tentativa per akt terrorist kunder Amerikes, akoma nuk e kane denuar ate publikisht. Ne si Shqiptare kudo ku jetojme, jemi dhe duhet te jemi mirenjohes per jete Shteteve te Bashkuara te Amerikes per kontributin vendimtar ne zgjidhjen perfundimtare te Ceshtjes Shqiptare. Ky detyrim I madh moral ndaj Amerikes eshte njekohesisht edhe testimi me i mire qe mund ti behet patriotizmit te cdo Shqiptari.

Duke ju pershendetur, i uroj cdo shqiptari, kudo ku ndodhet, dhe pavaresisht krahines, apo perkatesise fetare suksese, mbaresi dhe shendet ne familjet e tyre, si dhe i uroj Kosoves, Shqiperise dhe te gjitha trojeve tona etnike bashkim dhe zhvillim te shpejte si partnere dinjitoze te Amerikes dhe Bashkimit Evropian.

Zoti i bekofte Shqiptaret kudo qe jane!

Zoti e bekofte Ameriken!
Dom Anton Kçira

*marrur nga forumikatolik
 
Titulli: Letër e Dom Anton Kçirës, drejtuar bashkëkombasve kudo ndodhën!

Nese Dom Anton Kçira paska kerkuar falje dhe verteton se ajo cfare u serviret njerzve eshte pjelle e imagjinates se dashakeqinjeve ( qe nuk eshte larg mendjes) edhe munde te diskutohet qe te ja zbusim denimin. Ka ca raste kur njeriu nen ndikimin e mllefit per nje apo nje arsye dhe munde te kete shprehje te gabuara, sepse njeres jemi dhe munde te gabojme, por, kerkimfalja ne ca momente munde te merret parasysh. :gjujpeshk: Per Dom Anton Kciren dhe Baba Rexhepin dhe Teqene Bektashiane dhe rolin e tyre ne SHBA eshte folur me vite e vite dhe roli i tyre i meparshem nuk harrohet lehte, por, ka edhe ca gabime qe nese jane te vertetea edhe nuk munde te falen. :ciaoo:
 
Titulli: Letër e Dom Anton Kçirës, drejtuar bashkëkombasve kudo ndodhën!

Nuk dua te mbroj Don Antonin . normlaisht qe fjalori i perdorur nuk ka qene i pershtatshem , une e njoh personalisht , dhe me te vertete eshte nje tip impulsive, di shume raste qe ka ofenduar dhe ka nxjerrur nga kisha njerez kur benin zhurme. Por gjithsesi sic e kam thene edhe ne nje postim tjeter ai ka shprehur zemerimin ndaj aktit terrorist nga keto shqiptare.
Don Antoni ka bere shume per komunitetin Shqiptar ne Detroit. Ka krujuar nje komunitet Shqiptare per te ja pasur lakmi, ne brendesi te tij ka krijuar shkolle Shqipe, fusha sporti per aktivitete spotive. nje salle , per dasma, dhe festime te ndryshme.
Ne hyrje te kishes ka vene Statujen e Gjergj Kastriotit, qe eshte nje gje e mrekullueshme.
te gjithe keto slme i kane ardhur nga disa Ekstremiste , Shqipfoles dhe asgje me teper .
Ai te pakten tek keto 1,900 mije futi edhe veten dhe familjen e tij , po ashtu as nuk ofendoj ndonje figure Shqiptare , siç kane bere disa udheheqes te besimeve fetare.

Me poshte eshte fotoja e Monumentit te Gjergj Kastriotit ne hyrje te Kishes te fotografuar nga une para kater vitesh.
 

Attachments

  • statujaegjergjka&#1.jpg
    statujaegjergjka&#1.jpg
    32.3 KB · Shikime: 2
Titulli: Letër e Dom Anton Kçirës, drejtuar bashkëkombasve kudo ndodhën!

Une ne fjalimin tim kam dashur te them se: Ashtu sic u masakruan 260 mije muslimane ne Bosnje, ashtu do te ishin vrare dhe masakruar 1.9 milione Shqiptare ne Kosove po te mos ishte nderhyrja ushtarake e NATO-s e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.


Ky far prifti vetem qe eshte shum piss edhe me ato fjal qe ka thon e ka tregu veten mas pari , e nuk po thom kishen se dallojn njerzt e kishav pak ndoshta prei kti prifti , amo koka edhe shum rrenc kjo edhe ma e keqja , ky prifti ne video ka thon " NUK DUHET TE NA JEPTE BEOGRADI LIRIN " ( pra sipas tij beogradi na ka dhon lirin ) , ky ne video ka thon " ASHTU SIQ I KA MASAKRU MILLOSHEVICI(SERBIA) 260 MI QEJ (QEN ) NE BOSNJE ESHTE DASHT TI MASAKROJ EDHE 1 milion e 900 mi SHQIPTARE NE KOSOVE " pra shum dallon prei asaj rrenes te tij qe paska thon kinse me skjaru tash ktu , ndryshimet mund te bohen e genjeshtra ne texte ne gazeta por zanin askush smundet me ja ndryshu edhe jo vetem zanin po shihet edhe ftyra e ti .
Pra na dal edhe rrenc ( genjeshtar ) ky prifti , ky prift qe per mu poss piss qe eshte dhe sdallon shum prei shkaut , per qeshtjen kombtare sa u kon ne kosove per veq qe ish mirr me pajtimin e gjaqeve ne Kosove asgje tjeter skish bo njerzt e aferm te tij kan tregu ne tv , e ne amerik qka ka bo nuk e dim dhe as qe dua te mendoj qe ka bo diqka ne favor te shqiptarve si komb veq nese ka kqyr ata refugjat atje qe paskan shku prei kosove me i kryqzu me ju ngjit kryqa , nese na paska qen aq trim sa qe ka paska bo shum per troiet shqiptare pse nuk ka nejt ne Kosove edhe shum njerz tjere qe jon kon te perndjekur nga serbia kan dal ne mal me kallash ne dor , edhe shum hoxhallar kan dal ne luft , por ata qe skan dal ne luft tpakten kan nejt ne kosove ne rrezik ne luft tpakten kan dhon kontributin per ti varros ata te masakruar nga qetnikt e milloshevicit , qe ky "trimi " , "patrioti" ka thon eshte desht mi masakru milloshevici 1 milion e 900 mi shqiptare ne kosove , e ne at video qe jan qit ato foto eshte diqka qe ka bo milloshi ne kosove e qe ky prifti ka kerku shum ma shum me i masakru si ata qe i ka masakru , pra kti prifti duhet me ja ndalu hyrjen ne Kosove sepse nuk dallon shum sikur te qohet milloshevici e me ardh nkosov nuk dallon shum nga milloshi as ky prift .
 
Titulli: Letër e Dom Anton Kçirës, drejtuar bashkëkombasve kudo ndodhën!

Nuk dua te mbroj Don Antonin . normlaisht qe fjalori i perdorur nuk ka qene i pershtatshem , une e njoh personalisht , dhe me te vertete eshte nje tip impulsive, di shume raste qe ka ofenduar dhe ka nxjerrur nga kisha njerez kur benin zhurme. Por gjithsesi sic e kam thene edhe ne nje postim tjeter ai ka shprehur zemerimin ndaj aktit terrorist nga keto shqiptare.
Don Antoni ka bere shume per komunitetin Shqiptar ne Detroit. Ka krujuar nje komunitet Shqiptare per te ja pasur lakmi, ne brendesi te tij ka krijuar shkolle Shqipe, fusha sporti per aktivitete spotive. nje salle , per dasma, dhe festime te ndryshme.
Ne hyrje te kishes ka vene Statujen e Gjergj Kastriotit, qe eshte nje gje e mrekullueshme.
te gjithe keto slme i kane ardhur nga disa Ekstremiste , Shqipfoles dhe asgje me teper .
Ai te pakten tek keto 1,900 mije futi edhe veten dhe familjen e tij , po ashtu as nuk ofendoj ndonje figure Shqiptare , siç kane bere disa udheheqes te besimeve fetare.

Me poshte eshte fotoja e Monumentit te Gjergj Kastriotit ne hyrje te Kishes te fotografuar nga une para kater vitesh.

Sa paradoksale kjo që thoni, nuk ofendoi një figurë kombëtare por ofendoi nje komb të tërë. Ma thoni si mund të krahasohet 1-shi me 2 milionshin!! Video ska lidhje me montazhë duket qartë se si i quan QEJ muslimanët e Bosnës dhe të Kosovës thotë që edhe sikur Millosheviçi t'i kishte vrarë 1.900.000 qej n'Kosovë s'kishte me ba keq! Ka aq shumë fjalë fyese si Shqiptar me bisht, e nuk e kanë merituar pavarësinë etj etj etj! Nuk e di se cila ka qenë arsyeja që e ka shtyrë atë të shprehet në atë mënyrë por edhe sikur të kërkohet arsye shumë e fortë për për mënyrën se si ai shprehet nuk besoj që do të gjendet! Thjesht është e pafalshme këto fjalë të dalin nga një shqiptar apo ish-Shqiptar që sipas fjalëve që ju i thoni dikur ai paska qenë i tillë me "veprat" e tij!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Letër e Dom Anton Kçirës, drejtuar bashkëkombasve kudo ndodhën!

Cfare ka bere per kombin shqiptar, askush nuk po ia humb, as s'po thote se s'ka bere mire asgje. Por kjo cfare ka thene ne video, vertet nuk mbulohet me asgje. Ne 1.900 qe i quajti "qej", jane edhe shume pjesetare nga familjet tona qe kane dhene shpirtin per kete Kosove.
 
Titulli: Letër e Dom Anton Kçirës, drejtuar bashkëkombasve kudo ndodhën!

Nuk dua te mbroj Don Antonin . normlaisht qe fjalori i perdorur nuk ka qene i pershtatshem , une e njoh personalisht , dhe me te vertete eshte nje tip impulsive, di shume raste qe ka ofenduar dhe ka nxjerrur nga kisha njerez kur benin zhurme. Por gjithsesi sic e kam thene edhe ne nje postim tjeter ai ka shprehur zemerimin ndaj aktit terrorist nga keto shqiptare.
Don Antoni ka bere shume per komunitetin Shqiptar ne Detroit. Ka krujuar nje komunitet Shqiptare per te ja pasur lakmi, ne brendesi te tij ka krijuar shkolle Shqipe, fusha sporti per aktivitete spotive. nje salle , per dasma, dhe festime te ndryshme.
Ne hyrje te kishes ka vene Statujen e Gjergj Kastriotit, qe eshte nje gje e mrekullueshme.
te gjithe keto slme i kane ardhur nga disa Ekstremiste , Shqipfoles dhe asgje me teper .
Ai te pakten tek keto 1,900 mije futi edhe veten dhe familjen e tij , po ashtu as nuk ofendoj ndonje figure Shqiptare , siç kane bere disa udheheqes te besimeve fetare.

Me poshte eshte fotoja e Monumentit te Gjergj Kastriotit ne hyrje te Kishes te fotografuar nga une para kater vitesh.

Nuk e di a je ka e din qka je tu fol ?

Aj veten e tij e familjen e tij nuk ka pas arsyje me fut aty , sepse mas pari veten e tij aj ka ik prei Kosove-s e nuk u kon n'Kosove kur u bo lufta sepse i ka fry mbrapa nga frika edhe pse nuk e di qka ka pas mu frigu , sepse kishat e priftat nKosove nuk i ka prek serbia .

amo edhe nese paska qen trim ky ka mujt me nejt ne Kosove me kap kallashin ne dor e me luftu .

Familja e tij cilla ? Nana Baba ? ndoshta i kan vdek sepse edhe ky ne dukje doket qe eshte i moshuar , amo edhe familja e tij e aferm e larget cilla do qoft , skan pas qka mu frigu sepse katolikt ne Kosove serbia nuk i ka prek me dor per vec ata djem te fes katolike qe kan kap kallashin e kan dal ne mal nese jan vra sepse neper shtepija nuk ju ka hi shkau katolikve siq jau ka bo tjereve .

e familje tngusht gru e femi nuk ka qe per me i fut ne at list e tina .

edhe pse nuk ka thon ky 2 milion ? po 1 milion e 900 mi , por ktu e ka pas fjalen 1 milion e 900 mi shqiptare MUSLIMAN , e 100 mi katolik aq jon .

pra ky mundohet me arsyetu ata qka ka honger po badihava e ka , edhe ju tjert ktu po shihet sa "shqiptare patriota jeni "

kur po bohet fjal per diqka t'fes ISLAME edhe ne qofshin ata nga arabia a ku ta di un qe skan lidhje me shqiptare , kur po i mbrojm na ju po thoni ju sjeni shqiptare etj etj fjal tjera , a kur po bohet fjal per kit popi-n se prift fjal e but pom doket po POP shka , sdallon shum nga ata popa--t qe i kan udhehec qetnikat shki qe kan ardh ne Kosove .

e sa i perket ati Hoxhes qe po thu e ka fy nje figur shqiptare ? cillen figur shqiptare nen terezen figur politike shqiptare a ? po edhe nese na paska qen aq shum figur shqiptare nen tereza , aj nuk e ka fy po ka thon ka me shku n'Xhehnem si gjdo jo-Musliman kto jon parimet ISLAME , as ti as ky popi as kush tjeter smundet me i ndryshu parimet ISLAME as un e as kush pra veq bluni sat doni .

po aj paska thon per nen terezen ashtu , ky ka thon per 1 milion e 900 mi shqiptare qe me ni fjal nen tereza eshte veq 1 prei kti 1 milion e 900 mi shqiptareve sepse njeri eshte kan nen tereza njeri jam edhe un .

pra mos u mundoni me arsyetu ket pop-in se vetem po e ulni veten te gjith ju ma posht se sa jeni kon deri tash .
 
Titulli: Letër e Dom Anton Kçirës, drejtuar bashkëkombasve kudo ndodhën!

Hajde llogjike hajde , si nuk ju vjen turp te shprehni keto gjera , sipas jush.
Dmthn Katoliket dilnin me kryq ne dore nqs serbet vinin ti vrisin . apo e kishin te shkruar ne balle qe ishin Katolik ?
per serbin ka mjaftuar te jesh Shqiptar pa dallim feje ,moshe ngjyre , krahine etj etj per te kaluar çdo kufi urrejtje.
Ata djem nenash qe kane luftuar per lirine e Kosoves . nuk dalin pazaresh duke rrahur gjoksin dke thene qe une luftova. ata qe luftuan luftuan sepse po mbronin vatanin dhe e bene me zemer,
Por njerez si puna e juaj qe vetem keni llafe , dilni pazaresh duke u krenaruar me ata qe me te vertete dhane lirine per ate vend , kur ju vet ishit te fshehur ferrash. dhe mos hyr ne pyll pa sopate.
Lexoni mire dhe kuptoje zemerimin e tij per fjalet qe ka thene . nuk justifikoj fjalet , sepse ishte fjalor i papershtashem ,
Kur nuk e njeh biografine e tij se cfare ndihme ka dhene ai per kombin atehere me mire hesht, sesa te thuash idjoteesira.
 
Titulli: Letër e Dom Anton Kçirës, drejtuar bashkëkombasve kudo ndodhën!

Beni, megjithate Prifti Kqira nuk ka kerkuar falje ne menyre te hapur dhe te qarte nga populli kosovar, por ne vend te saj, ka bere promovimin e aktivitetit te tij shumevjecar “patriotik” per ceshtjen kombetare dhe pavaresine e Kosoves.

“Fjala ime aty ka shprehur ne menyre emocionale indinjaten ne lidhje me ngjarjen e bazes ushtarake te Fort Dix-it te New Jersey-it, dhe ndoshta fjalori i perdorur nga ana ime ne keto rrethana nuk ka qene i perzgjedhur mire dhe me kujdes”,
thuhet ne ‘letren e hapur’ te priftit Kqira, ndersa bie ne sy pjesa ku prifti Kqira deklaron: “... ndoshta fjalori i përdorur nga ana ime në këto rrethana nuk ka qenë i përzgjedhur mirë dhe me kujdes”, qe le te kuptohet se prifti ende nuk eshte i sigurt nese ka perdorur apo jo fjalor te pershtatshem kunder vellezerve dhe motrave te tij shqiptar nga Kosova.

Eshte cudi se si nuk u degjua zeri i mbrojtesve te te drejtave te njeriut, nuk u degjua zeri i atyre qe gojen e kane perplot “patriotizem”, zeri i organizatave qe perfaqesojne ata qe derdhen gjakun nga “rrjepjet” e ‘kasapit te Ballkanit’, zeri i atyre qe pretendojne se perfaqesojne 1.900.000 shqiptare te Kosoves (qe ky prift i quan “shqiptare me bishta” ose “qej”).

Fjalimi i priftit Kqira nuk i referohej vetem 1.900.000 shqiptareve te Kosoves, por ai fjalim filloi nga 260.000 “qenjte e rrjepur” (musliman boshnjak) ne Srebrenice (Bosnje). Dhe, mu ky fakt te ben te dyshosh ne sinqeritetin e priftit se fjalimi i tij ishte bere nen ndikimin e ngjarjes se “Fort Dix-it”, ku prifti thote: “Fjala ime aty ka shprehur në mënyrë emocionale indinjatën në lidhje me ngjarjen e bazës ushtarake të Fort Dix-it të New Jersey-it”. Nese kjo eshte e vertete, ateherë perse prifti iu referua edhe viktimave muslimane te Bosnjes, apo mos valle ai ka ndonje indinjate tjeter emocionale ndaj nje grupi njerezish te cilet nuk jane sikur ai, por jane te nje besimi tjeter fetar????:lexim:
 
Back
Top