Leonardo da Vinci

loyalx

Muslim
da%20vinci.jpg
Leonardo da Vinçi (origj. Leonardo da Vinci [leoˈnardo daˈvintʧi] / i njohur edhe si Da Vinci dhe Leonardo) lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux (Kluks), Ambuaz. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e gdhendës (skulptor) italian i Rilindjes. Babai i tij - Ser Piero da Vinci - ishte ndoshta i pasur ose noter; e ëma një fshatare me emrin Katerina. Pasi që lindi para futjes së mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotë ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci".

Si piktor (vizatues), ishte nxënës i Verrocchio (Verrokio), në shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij ndërtues të hijshëm me vija të prera e të sakta. Këto mënyra të di Credi-t nuk munguan të ndikojnë Leonardon, por më pas ishte radha e Lorencos të mësonte nga Leonardo.

Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.

Jeta

Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Por qarkullojnë një sasi e pambarimtë pasaktësish e thjesht fantazish, përfundim i pesë shekujsh studimesh të përafërta.

Leonardo i firmoste punët e tij vetëm me "Leonardo" ose "lo, Leonardo" ("Leonardi"). Prandaj referohet një vepër e tij si "një Leonardo" e jo si "një da Vinç". Ndoshta, nuk përdorte emrin e të atit - me të cilin përndryshe do të punonte (krijonte) në Firence – pasi që ishte një bir i paligjshëm.

Leonardo lindi në 1452 në Vinçi. E dimë orën e datën e saktë falë një dokumenti të shkruar nga gjyshi: "1452, lindi një nip i imi, biri i Ser Piero, im bir në ditën 15 prill të shtunën në orën 3 të natës. Pat emrin Lionardo. E pagëzoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinci."

Thuhet se Leonardo (që jetoi 5 vjet me të ëmën) ra një herë nga krahët e saj dhe një herë tjetër pas një viti nga ballkoni.

Leonardo ishte vegjetarian për gjithë jetën e tij. Piktor nxënës në shitoren e Verrokios, ku mori ndikim të pikturës tejet realiste qoftë nga Verrokio, mbi të gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, në këto mënyra mund të referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh në Firence); filloi shumë shpejt të vizatonte për vete në Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi për Ludoviko Sforca, Dukë i Milanos, ku pat shitoren e tij me nxënës.

Shtatëdhjetë ton bronz që u menduan për "Kalin e Madh", një gdhendje (statujë) kali e Leonardos, u përdor në vend të tij për të prodhuar armët e nevojshme nga Duka për të shpëtuar Milanon nga francezët e Karl VII në 1495.

Kur francezët u rikthyen nën udhëheqjen e Luigji VIII në vitin 1498, Milano ra pa luftë, duke përmbysur Sforcët.

Leonardo mbeti në Milano për disa kohë, gjersa një ditë gjeti harkëtarët francez që përdornin modelin e tij prej argjile në përmasa reale të "Kalit te Madh" si tabelë qitjeje për ushtrim. La atëherë Milanon së bashku me Salai e me mikun e shpikësin Luka Paqoli për Mantova, duke u zhvendosur dy muaj më pas në Venedik e kështu përsëri në Firence në fund të prillit të 1500.

Në Firence hyri në shërbim të اezare Borxhasë si arkitekt ushtarak e inxhinier.

Në 1506 u kthye në Milano, tani në duart e Masimiliano Sforcës pasi që mercenarët zviceranë dëbuan francezët.

Këtu takoi Françesko Melci, që u bë një mik i dashur e shok gjer në vdekjen e Leonardit e për pasojë trashëgimtar i tij.

Nga 1513 deri 1516 jetoi në Romë, ku qenë piktorë aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe pse nuk pat shumë kontakte me ta.

Në 1515 François I i Francës (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e një luani mekanik për bisedimet e paqes që mbaheshin në Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.

Në vitin 1516 hyri në shërbimin e Francesko I me detyrën piktor i parë, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua përdorimi i Clos Lucé, pranë Kështjellës së Ambuazës, vendbanim i mbretit, bashkë me një pension të majmë. Leonardo e mbreti u bënë miq të mirë.

Vdiq në kështjellën e Cloux (Kluks), afër Amboise në Francë në vitin 1519. Sipas dëshirës së tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros në Cappella di Saint-Hubert (Kapelën e Shën Hubertit) në Kështjellën e Amboise. Dukej që Leonardo nuk ka patur kurrë lidhje të ngushta me gra. Në vitin 1476 u padit anonim për kontakte homoseksuale me një model 17-vjeçar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit së bashku me tre të rinj të tjerë për sjellje homoseksuale e lëshua për mungesë provash. Për një farë kohe Leonardo mbeti nën mbikëqyrjen e "Zyrtarëve të natës", një lloj "mbrojtësish moral të rilindjes".


view_of_clos_luce.jpg
Clos Lucé në Francë, ku vdiq Leonardoja në vitin 1519
cdodite.com
 
Arte

Leonardo është i njohur për vizatimet e tij të mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 që gjendet në Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shën Maria e Hijeshive) që mjerisht që nga viti 1517 filloi të përkeqësohej korja e vezës së përdorur në pëlhurë, në vend të teknikes zakonore (tradicionale) të vizatimit mural, afresku që përfaqësonte për të një pengesë të madhe pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bërjen e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra më e njohur është Mona Liza (e njohur më mirë si La Gioconda (Lozonjarja), që ruhet në Muzeun e Luvrës në Paris, pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të përfaqësonte të gruan e tregtarit fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundmja , e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të Muzeut të qytetin e Shën Pjetërit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri : ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza , në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forlى-t e Imola-s.

Portreti në fjalë i Caterina Sforza, tani i ruajtur në pinakotekën e qytetit të Forlit mund të shihet në këtë faqe:

Sigurisht Leonardo ishte shumë i lidhur me këtë portret, si dëshmi e faktit se e solli me vete në Francë në vitin 1517.


Darka e Fundit (1498)Vetëm shtatëmbëdhjetë piktura të tij e asnjë prej gdhendjeve të tij kanë mbijetuar. Leonardo shpesh parahidhte (projektonte) piktura të mëdhaja, me shumë shënime e skica, vetëm për t´i lënë në fund në projekte të pambaruara.

Në vitin 1481 iu vu detyrë vizatimi për një altar : L'adorazione dei Magi (Adhurimi i të diturve). Pas projektesh të mëdhaja e shumë skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis për në Milano, ku kaloi shumë vite duke bërë plane e modele për një gdhendje (shtatore) përkujtimore kali të bronztë të lartë 7 metra (Kali i Leonardos Milano). Për shkak të luftës me Francën, projekti nuk u përfundua kurrë. Falë një nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte të tija, një shtatore e ngjashme u përfundua në Nju Jork në vitin 1999. Shtatorja i është dhuruar qytetit të Milanos dhe gjendet tani në hyrjen e Hipodromit të Troto-s të San Siro.

Ende kur ishte në Firence iu besua një afresk madhështor për një mur të Salone dei Cinquecento në Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit), rivali i tij Michelangelo duhej të pikturonte murin përballë. Pasi pati bërë një larmi të pabesueshme studimesh parapërgatitore të punës, la qytetin e murali nuk u mbarua për shkaqe teknike për të cilat qe vetë përgjegjësi kryesor.


Burimi: wikipedia.org
 

Attachments

  • ultima cena.jpg
    ultima cena.jpg
    97.4 KB · Shikime: 15
  • Mona_Lisa.jpg
    Mona_Lisa.jpg
    50.2 KB · Shikime: 16
  • dipinti-leonardo-da-vinci-dama_con_ermellino.jpg
    dipinti-leonardo-da-vinci-dama_con_ermellino.jpg
    42.5 KB · Shikime: 14
  • dipinti-leonardo-da-vinci-madonna_del_garofano.jpg
    dipinti-leonardo-da-vinci-madonna_del_garofano.jpg
    38.8 KB · Shikime: 15
  • dipinti-leonardo-da-vinci-magi.jpg
    dipinti-leonardo-da-vinci-magi.jpg
    75.9 KB · Shikime: 14
Leonardo da Vinçi dhe 17 shpikjet e tij

1. URBANIZثM
Leonardoja punoi planimetrinë e qytetit të ri të Milanos, që parashikon rrugë të gjëra, shtëpi të bukura, shërbime publike etj. Ai realizoi në një farë mënyre planin urban të këtij qyteti, duke përcaktuar pikat kryesore të një vendbanimi.

2. ANIJE ME AVULL
Kjo shpikje ishte një barkë e pajisur me elika (si anijet me avull që u ndërtuan tre shekuj më vonë) duhet të ecte me një shpejtësi prej 50 miljesh në orë. Elikat, me gjatësi rreth 90 cm, do viheshin në funksion me anën e një mekanizmi me forcën e krahut.

3. KARROJA E LUFTIMIT
Edhe kjo karro luftimi, mosha e të cilës është 400 vjet, i detyrohet gjithashtu Da Vinçit. Ky projekt i frymëzoi konstruktorët e kohëve tona për ndërtimin e tankeve.

4.اAKMAKU
Ja një çakmak me gur zjarri për të ndezur automatikisht fitilin. Bie në sy midis pjesëve të tij të ndryshme, ai tip zinxhiri që më vonë do të përdoret për biçikletat dhe motoçikletat.

5. VINاI RROTULLUES
Vinçi rrotullues i projektuar nga Leonardo da Vinçi është vendosur në një platformë rrotulluese, ai është i pajisur më kundërpeshë dhe me një dispozitiv ndaljeje. Vinçat modern nuk ndryshojnë shumë nga ky.

6. FORTESAT
Leonardoja pati idenë e një lloji fortese krejt të re e origjinale. Kjo do të kishte dy mure rrethore, të ndara nga një hendek shumë i thellë. Mbrojtësit mund të komunikonin me njëri-tjetrin nëpër disa galerive të nëndheshme.

7. KANALE
Në Milano, në shërbim të familjes Sforc, Leonardoja përfundoi ndërtimin e kanalit të Martesanas, i cili lidhte dy kanale të lundrueshëm që përshkonin qytetin. Atij i kushtohen përmirësimet që iu bënë ekluzave të njërit prej këtyre kanaleve.

8. THARJA E KثNETAVE
Leonardoja hartoi projektin e lidhjes së qytetit Firence me detin e Tirenit me anën e një kanali të lundrueshëm, që do të kalonte nëpër Prate, Pistoja, Seravale dhe Fuçekio. Gjatë tre vjetëve që ai kaloi në Romë, punoi planin e tharjes së kënetave Pontine.

9. HELIOCENTRALET
Para Kopernikut, Leonardo da Vinçi pat mohuar parimin “heliocentric” (nga fjala greqisht “helios” që domethënien “diell”) sipas të cilit Toka bënë pjesë në një sistem astronomik, që ka si qendër Diellin. Në atë kohë besohej se Toka ishte e palëvizshme dhe përbënte qendrën e gjithësisë (gjeocentrizëm).

10. MITRALOZI
Edhe makina luftarake, që shihni këtu, është projektuar nga Leonardoja, është një armë zjarri me shumë gryka, e pajisur me 33 tuba dhe e aftë për të bërë 3 breshëri me nga 11 goditje në të njëjtën kohë. Kjo do të jepte idenë e mitralozit modern.

11. AUTOPSIA
Leonardoja ishte një nga shkencëtarët e parë që studioi kufomat, për të njohur më mirë trupin e njeriut. Ai nuk ka lënë përshkrime të hollësishme mbi funksionimin e zemrës, mbi ndërtimin e kolonës kurrizore dhe mbi lëvizjen e muskujve.

12. AEROPLANI
Da Vinçi në një farë masë ishte dhe paralajmëtar i aviacionit. Ai ishte i pari që dha idenë e ndërtimit të një aparati për të fluturuar. Ai shpiku planerin, një lloj aeroplani pa motor, që fluturonte i mbajtur vetëm nga shtytja e ajrit, mbi të cilin mbështeteshin krahët e tij.

13. PARASHUTA
Leonardo da Vinçi zbuloi parimin e parashutës dhe dha masat e saj. Skicimi i saj është bërë në vitin 1485 dhe mendohet të jetë e para në botë. Ai shkroi që me anë të kësaj parashute mund të hidhej ndaj çdo lartësie pa u dëmtuar.

14. HELIKOPTERI
Ky aparat ajror i Leonardos konsiderohet si stërgjysh i helikopterit të sotëm. Ai do të vihej në funksionim nga 4 njerëz, të cilët duke u mbështetur mbi shufrat, do të lëviznin shtyllën e lidhur me një elikë. Kjo lloj “vidhe ajrore”, duke bërë “kopje” , do të mund të ngrihej lart.

15. SKAFANDRI
Skafandret moderne me të cilat njerëzit zhyten në thellësi të vogla janë pothuaj të njëllojtë me ata që projektoi Leonardoja.

16. MAKINA ME AVULL
Me këtë aparat, të quajtur “arkitronitë”. Leonardoja, shumë më parë se Denis Papeni dhe kazani i tij i famshëm, eksperimentoi fuqinë e madhe të avullit të ujit. Makina e parë me avull u ndërtua më vonë, në bazë të skicave të tij.

17. OPTIKث
Da Vinçi studioi edhe optikën, domethënë shkencën që merret me studimin e fenomeneve të dritës. Ai qe i pari që e kuptoi se për çfarë arsye drita projekton përfytyrimet e përmbysura në atë që quhet “dhoma e zezë”.

G.Shqip
 
Mendje vertet gjeniale :)
 
une e kam pare shpine ku ka jetuar leonardo se me pare jetoja ne empoli firenze dhe e kisha 40 minuta larg vincin dhe kam shuk dy here per ta pare shtepine e tij
 
Pas Piktures se Mona Liza-s (origjinali i piktures) fshihet Harta e Frances dmth se atëher Franca ka qen e madhe me siperfaqe toksore Me nje Fjal e tërë Europa.Leonadro Da Vinci ka pikturuar mbi harten e Frances Pikturen e Mona Lizes dhe se Franca eshte pushtuar nga rrethina dhe ma mbetur Kaq e vogel.......
 
Zbulohet kodi da vinci??


Janë tri ilustrime pothuajse të padukshme në pjesën e prapme të kryeveprës së Leonardo da Vinci Virgjëresha dhe foshnja me Shën Anën në muzuen Louvre në Paris ato që e bënë botën e artit të Francës të mbeten të shtangur. Ekspertët ishin duke renovuar kryeveprën e shekullit të XVI kur i zbuluan ilustrimet duke ringjallur emocionet që i solli Dan Brown me filmin Da Vinci Code.
Ato u vunë re kur një renovues vërejti disa shenja të turbullta në pjesën e prapme të pikturës të cilat i ngjanin një koke të kalit. Dyshimet e tij u vërtetuan përmes fotografisë infrared ku njëkohësisht zbulohen edhe dy vizatime tjera: kafkë e njeriut dhe foshnja Jesus-i së bashku me një qengj. Ekspertët thonë se Da Vinci kishte shprehi të vizatonte në çfarëdo që i vinte në dorë, dhe mund të ketë përdorur copëzat e dërrasave që i ka përdorur për ta ndërtuar pjesën e pasme të punimit. "Ato nuk duhej të kenë mbetur aty", thotë Bruno Mottin, specialist në laboratorin e artit në Louvre. "Ato ishin të shlyera pothuajse tërësisht, gjë që shpjegon se si askush gjerë më sot nuk i ka vërejtur".
/shqiperia.net*
 

Attachments

  • 1229944030-Da-vinci-code.jpg
    1229944030-Da-vinci-code.jpg
    5.8 KB · Shikime: 14
Pe: Leonardo da Vinci

Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës


Një artist amator amerikan, i cili prej disa vitesh ka studiuar pikturën e famshme “Mona Liza”, ka arritur të zbulojë misterin që deri sot nuk dekodohej dot për 500 vjet me radhë.
Bëhet fjalë për atë që pretendon artisti Ron Piccirillo nga New Yorku, sipas të cilit, po ta shohësh me kujdes pikturën e saj horizontalisht, mund të zbulosh brenda saj kafshë të fshehura.
Sikundër ju dalloni në këto foto të pikturës ku janë ndriçuar pjesët e zbuluara, aty gjendet një sërë kafshësh të fshehura brenda pikturës, transmeton agjencia e lajmeve Noa.
Artisti amator Ron Piccirillo thotë se në pikturë mund të dallohet edhe koka e një luani, e gjithashtu një majmun dhe një buall.
Ata qëndrojnë në ajër, rreth e rrotull Mona Lizës, së bashku me një krokodil apo gjarpër, i cili shfaqet në anën e majtë të gjirit të Mona Lizës, e njohur edhe si Xhokonda.
“Rreth kokës së Mona Lizës mund të shihet një buall ose luan, apo edhe bletë që lëvizin; ndërsa afër shpatullës i gjendet një krijesë që mund të merret si gjarpër ose krokodil në të njëjtën kohë”, mendon Piccirillo.
Ai thotë se ka ndjekur një sërë udhëzimesh që përftohen nga Leonardo Da Vinci për të dekriptuar imazhin që u realizua në vitin 1519.
Piccirillo pohoi se zbulimi i tij ka qenë aksidental dhe se ai ka qenë vetëm në gjendje të vija shumë copa puzzle së bashku, duke bërë kështu të gjejë përgjigjet e duhura.
“Që të gjitha zbulimet erdhën nga shkrimet e Leonardos”, tha ai. Në mënyrë të veçantë, Piccirillo thekson se ai beson te referencat për luanin dhe gjarprin prapa në pikturë, i cili sipas tij, e kthen Mona Lizën e famshme në një grua me buzëqeshjen e trishtuar.
Piccirillo tha më pas se ai beson që Mona Liza nuk ishte një person i vërtetë, por përkundrazi, simbolikë e tipareve të një njeriu.
Ai thotë se zbulimi i tij do të jetë i rëndësishëm për këtë pikturë të famshme që e ka lënë të habitur për shekuj të tërë komunitetin në botë.


gazetashqip.info
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top