Lëndë të reja me mësues "të vjetër"

*deliza*

VIP
V.I.P
Lëndë të reja me mësues "të vjetër"

Lëndët e reja në arsimin e mesëm, do të jepen nga mësues të lëndëve tradicionale, të cilët kanë pak njohuri


Përzgjedhja e lëndëve nga nxënësit, do të përcaktojë tani e tutje orët e programit që duhet të plotësojë një mësues


Zgjidhja është gjetur. Mësuesi i Historisë do të japë në kurrikulën e re të arsimit të mesëm, një lëndë të përafërt me atë për të cilën është diplomuar. Megjithëse Trashëgimia Kulturore është një lëndë e re dhe e panjohur, kjo duket se nuk përbën asnjë problem për hartuesit e kurrikulës rishtare, që detyrën për dhënien e lëndës së re t'ua ngarkojnë mësuesve pa eksperiencë dhe njohuritë e duhura në këtë lëndë.


E njëjta skemë do të ndiqet edhe për lëndët e tjera të reja. Lëndën e Shkencave të Tokës, do ta japin mësuesit e Gjeografisë, të Kërcimit ata të Fizkulturës e kështu me radhë.


Zgjidhja është pothuajse perfekte, pasi duke qenë se të gjitha lëndët do të jepen nga mësuesit e kurrikulës bazë, nuk do të jetë fare i nevojshëm punësimi i mësuesve të rinj, të cilët, pse jo, mund të kenë edhe specializimin e duhur për lëndën e re që do të jepet në kurrikulën e përpunuar nga e para të arsimit të mesëm.


Specialistët e arsimit thonë se kjo formë e gjetur është edhe një mundësi për të mos cenuar buxhetin e brishtë që ka arsimi në Shqipëri.


Të vetmet lëndë ku mendohet të ketë pranim të mësuesve të rinj në vitin e ri shkollor në arsimin e mesëm, mendohet të jenë ato të kurrikulës me zgjedhje të lirë, si Artet Muzikore, Pamore dhe ato që lidhen me historinë e artit në Shqipëri, që do të kërkojnë medoemos, mësues të kualifikuar.


Ajo që mësohet nga drejtuesit e shkollave, është se kurrikula e re nuk do të sjellë asnjë shkurtim të stafit pedagogjik. Edhe për mësuesit, të cilët preken nga ndryshimi i kurrikulës, për të mos i nxjerrë në rrugë të madhe, është vendosur që të stabilizohen brendapërbrenda shkollave, duke i angazhuar në programin e ri shkollor. Puna për organizimin e vitit të ri shkollor në arsimin e mesëm ka nisur që në muajin maj.


Në ndryshim nga vitet e kaluara, për vetë ndryshimet që po pëson arsimi parauniversitar, dhe ndarjen e programit mësimor në kurrikulë bërthamë dhe me zgjedhje, përzgjedhja e lëndëve në shkollat e mesme është bërë nga vetë nxënësit në përfundimin e klasës së 9-të.


Nëpërmjet një formulari të shpërndarë në mbarim të vitit shkollor, nxënësit kanë përzgjedhur lëndët me zgjedhje, të cilat ata dëshirojnë të mësojnë gjatë tre viteve të shkollës së mesme.


Me këtë skemë, duke qenë vetë përzgjedhës të lëndëve, nxënësit, indirekt, kanë në dorë edhe fatin e shumë lëndëve dhe mësuesve që do t'i japin ato, pasi nëse ata vendosin të mos përzgjedhin një lëndë, kjo të lë të kuptosh se një mësues do të ketë më pak orë mësimi në programin e një viti dhe, detyrimisht, pagë më të reduktuar.


shekulli.al
 
po kjo pune behet gjithmone..dhe ne lenden e muzikes na i ka pas dhene mesuesja e gjuhes shqipe, ne 8-vjecare...dhe ne ore muzike benim serish gjuhe..me te dal trut vendit...:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top