Lemza!!

arber b_fier

Anëtar i ri
Lemza eshte kontraktimi i pavullnetshem i musculit te diafragmes, qe sjell dalje e nje sasie ajri dhe ne te njejten kohe mbylljen e epiglotes( haperisa e laringut qe kufizohet nga kordat e zerit dhe indit kercor i aritenoideve)
Kur marrim fryme, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharoritduke ndihmuar mushkrite qe te zgjerohen. Nervat qe kontrollojne kontraktimet e diafragmes jane nervat frenik(pleks i nervave periferik te palces se kurrizit) qe niset nga zona e e qafes dhe perfundon ne diafragme. Nese keto nerva irritohen ne nje pike cfare do pergjate rruges mund te sjelle lemze.
Lemza mund te shkaktohet nga nje operacion kirurgjikal ne kolon, prostat, temth o ne stomak, kryesisht per paciente mbi 45 vjecar.
Ne raste te tjera lemza mund te shkaktohet nga nje infeksioni i nje pjese te trurit o te sistemit nervor qendror. Lemza e perseritur shume here mund te jete simptome e shqetesimeve te stomakut, veshkave, zemres, mushkrive.
Ritmi i lemzes mund te jete i shpejt ose i avashte.
Ne rastet e rrezikshme ajo eshte e shpeshte dhe e shpejte, dhe pacienti shfaq shenja lodhje.
Menyrat e ndalimit te lemzes pa shkuar tek mjeku jane te shumta sidomos per rastet ku nuk paraqet probleme anesore.
Te pish uje ose te hashe nje luge sheqer. Edhe faktori psikologjik arrin te ndaloje lemzen si psh me ane te terheqjes se vemendjes, ben qe te ndaloje shtellunga e ajrit. Ndalesa e frymemarrjes, pirja e ujit te ftohte me gllenka te vogla, vendosja ne qafe e nje cope akulli, vendosja e nje borse akulli ne bark, gudulisja e hundes per te provokuar nje teshtime, marrja e frymes thelle duke ndjekur nje ritem te rregullt jane disa nga menyrat e ndalimit te lemzes.Disa nga keto menyra jane perdorur qe ne kohen e Platonit, ku lemza largohej duke provokuar teshtimat.
Lemza mund te zere edhe nje femije te porsalindur dhe mund te ndalohet duke e marre ne krah, i mbeshtet koken ne shpatull dhe i bie lehte ne kurriz, ne menyre qe tia nxjerrsh ajrin qe ndoshta i ka dilatuar stomakunose esofagun.
Nje menyre tjeter shtepiake eshte edhe frymemarrja dhe nxjerrja ne nje qese letreje . Ne kete menyre rritet sasia e CO2 ne organizem.
Mjeket kryesisht rekomandojne ngrenjen e nje luge sheqer pa uje.
Kur lemza paraqet karakteristika shqetesuese mjeku rekomandon antispasmodici qetesues dhe ne disa raste nderhyhet kirurgjikisht duke prekur nervat frenik.
 
Interesant artikulli jot, me pelqehu si kishe shpjeguar ter nervat! Nga iken e se ku arrine....

Kisha pare nje emision ku thoshte qe te te kaloj lemza duhet te ferkosh ballin ne zonen e vetullave sepse atje gjenden qendra vagale [nervi X] dhe te cilat e qetcojne Lemzen!
 
e kom shum tullusum, sidomos ateher kur insiston, insiston e nuk te len rahat:mad:..
 
Kur te merr Lemza te me mendon dikush...thot populli :D :D


provoni merrni frym me shum fuqi..aq sa mundeni dhe mbajeni per disa momente..mua me kalon kshtu :D
 
Kur te merr Lemza te me mendon dikush...thot populli :D :D


provoni merrni frym me shum fuqi..aq sa mundeni dhe mbajeni per disa momente..mua me kalon kshtu :D

Suri mua me ndodhe per 1 sec. me mbyll hunden edhe gojen menjeher me ndalet Lemza :D
 
Teme interesante.........mua mami kur me kap lemza me thot noj gjo per te me habit - po noj gje aman qe nuk te ka shku as mendja se mund te kete ndodh psh, ose se mund te kete thene dicka dikush per ty :D...Funksionon cdohere :D
 
Teme interesante.........mua mami kur me kap lemza me thot noj gjo per te me habit - po noj gje aman qe nuk te ka shku as mendja se mund te kete ndodh psh, ose se mund te kete thene dicka dikush per ty :D...Funksionon cdohere :D

Dikush perdor mnyren e friksimit..nese te friksojn pa prit..ndalet
 
Dikush perdor mnyren e friksimit..nese te friksojn pa prit..ndalet

eshte dicka e atille me te habit, me te frigesu...varet nga aftesia e bashkebiseduesit LOL LOL
 
ose nje menyre tjeter ...te rish perpjet dmthn ne duar dhe me kembet lart e pi uje:D//// ose thjesht pij nje gote me uje:)
 
Tani mu kujtua dhe nje menyre tjeter per ta ndal lemzen....pi nje gote uje me nje lug sheqer se psh mua nuk me ndalet vetem me uje :D
 
Suriana opcionin akrobatik e kam pare ne tv...
Ishte nje grua me te fejuarin e saj ariten ne spital sepse ajo kishte 3 dite qe e kishte zene lemza pa pushim .....
Doktori i dha uje te pi ASGJE, u mundua ta asfiksoj me nje jastek ASGJE , u mundua ta trembi...ASGJE.....
Vjen infermjerja tek doktori dhe i thot..."mos qeshni me mua, por mua kur me ze lemza ri ne duar me kembet lart dhe pi uje :D dhe me kalon..."
Doktori pyet te dashurin e goces....kshu kshu me tha infermjerja, jeni dakord ta provojme
i dashuri"bejni cte doni vetem ti ndaloni lemzen se kam 3 dite pa gjume..."
E vune femren e shkrete te ri ne duar, i dhane te pi nje gote me uje me pipze....po prap asgje....
E ne fund fare e gjeten zgjidhjen duke bere "masazh" ne mes te ballit afer vetullave, sepse atje gjenden disa qendra nervore te cilat kan si aksjon dhe nderprerjen e lemzes:)
 
Suriana opcionin akrobatik e kam pare ne tv...
Ishte nje grua me te fejuarin e saj ariten ne spital sepse ajo kishte 3 dite qe e kishte zene lemza pa pushim .....
Doktori i dha uje te pi ASGJE, u mundua ta asfiksoj me nje jastek ASGJE , u mundua ta trembi...ASGJE.....
Vjen infermjerja tek doktori dhe i thot..."mos qeshni me mua, por mua kur me ze lemza ri ne duar me kembet lart dhe pi uje :D dhe me kalon..."
Doktori pyet te dashurin e goces....kshu kshu me tha infermjerja, jeni dakord ta provojme
i dashuri"bejni cte doni vetem ti ndaloni lemzen se kam 3 dite pa gjume..."
E vune femren e shkrete te ri ne duar, i dhane te pi nje gote me uje me pipze....po prap asgje....
E ne fund fare e gjeten zgjidhjen duke bere "masazh" ne mes te ballit afer vetullave, sepse atje gjenden disa qendra nervore te cilat kan si aksjon dhe nderprerjen e lemzes:)

interesantee..me erdhi te qeshi me at opsion akrobatik se paramendova veten ashtu..do thyej krahet se nuk arrij ta bej kete gjè asnjeher :D
 
Pse na kap lemza dhe si mund ta ndalim

lemza-300x173.jpg


Sapo kemi përfunduar së ngrëni një pjatë ushqim dhe papritur jemi sulmuar nga lemza. Pyesim veten pse ndodh që sa herë hamë shpejt, shpesh na kapë lemza? اka është lemza, pra? Dhe pasi jemi duke folur për këtë, a keni ndonjë truk si ta hiqni qafe? Së pari, lidhur me atë se çka është lemza në të vërtetë. Edhe pse mund të mos duket kështu kur ajo zhurmë tërheqëse del nga fyti juaj, lemza në fakt fillon me diafragmën tuaj, muskulin pikërisht poshtë fytit tuaj, që kontrakton dhe zgjerohet si frymëmarrja juaj. Lemza shfaqet kur diafragma juaj kontrakton në mënyrë më fort në vend se të kontraktojë më butë (siç do të duhej), duke shkaktuar një thithje të papritur të ajrit, e cila ndalet kur ngulfaten telat e zërit, duke shkaktuar zhurmën karakteristike “hik!”. Pra, çka e bën diafragmën tuaj “të nevrikoset”, në rend të parë? Lemza shpesh ndodh kur hani shumë shpejt dhe gëlltitni ajër shtesë, pini pije të gazuara, apo hani shumë. Të gjitha këto gjëra mund të irritojnë diafragmën tuaj, duke shkaktuar të shkojë në spazmë. Zakonisht, shumica e rasteve të lemzës zgjidhen vetë në disa minuta, apo më së shumti disa orë. Edhe pse rrallë, lemza që zgjat me ditë mund të jetë shenjë e një gjendjeje mjekësore shumë më serioze, prandaj duhet të bisedoni me mjekun tuaj. Sa i përket lemzës së rastësishme apo të kohëpaskohshme që është më shumë e bezdisshme se sa alarmuese, kemi disa truqe që mund t’i provoni. Pjesa e parë e shërimit të lemzës ka synim të sjellë më shumë dyoksid karboni në gjakun tuaj, çka si pasojë ndihmon të relaksojë diafragmën tuaj. Kjo përfshin mbajtjen e frymës sa më shumë që mundeni, duke marrë frymë në një thes letre apo qese për një kohë të shkurtër, apo të pini shpejt një gotë ujë. Mjetet tjera? Nuk jemi të sigurt nëse ka hulumtime klinike që e përkrahin përdorimin e tyre, por ka shumë njerëz që përbehen për efektin e këtyre. Ato përfshijnë gjëra si për shembull të pini ujë derisa qëndroni me kokë poshtë (nuk jemi të sigurt se si mund ta bëni një gjë të tillë), duke ngrënë një lugë sheqer (lugë kafeje), apo t’ju frikësojë (shastisë) dikush shumë. Nëse ndonjëherë keni qenë në një darkë ku dikush ka pasur lemzë, sigurisht të keni dëgjuar për ndonjë “ilaç” tjetër të “smutë”. Argëtimi fillon kur në të vërtetë mund ta bëni një person tjetër të bëjë diçka qesharake (“Tani çoni këmbën tuaj të djathtë, mbani duart mbi kokë, dhe kakarisni si pulë derisa kërceni poshtë e lart – për besë funksionon!”).gazetajone
 
Pe: Lemza!!

Si mund ta largosh lemzen?
Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun. Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letre. Në këtë mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm.
si_mund_ta_largosh_lemzen_.jpg






Lemza mund të paraqitet si reaksion në ngrënie të shpejtë, konsumim të lëngjeve të ftohta dhe ushqimeve djegëse, mirëpo mund të paraqitet edhe si pasojë e shqetësimit apo stresit. Për ta evituar atë, ekspertët sugjerojnë që të pimë një gotë ujë ose të hamë një lugë sheqer.Lemza shpesh di të jetë diçka e bezdisshme, sidomos kur shfaqet në situata të palakueshme.

Për ta evituar atë, ekspertët sugjerojnë që të pimë një gotë ujë ose të hamë një lugë sheqer. Njëkohësisht edhe faktori psikologjik luan rol të rëndësishëm.Nëse hiqet mendja dhe mendohet në diçka tjetër, lemza do të jetë diçka e harruar. Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënjka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt, janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.

Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun. Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letre. Në këtë mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm./Yll press
 
Pe: Lemza!!

Pese marifete per te pushuar lemzen

Lemza është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan kraharorin nga barku. Përse shfaqet?
Ende nuk dihet me siguri, por shkaqet mund të jenë alkooli, duhani, stresi. Zakonisht pushon vetë pas disa minutash, por ndonjëherë vazhdon me orë. Këshillat më efikase që ajo të pushojë?

l. Mbaje frymën dhe numëro deri në 30. Nëse lemza vjen, gëlltit pështymën. Pastaj lëre frymën të dalë me ngadalë nga goja.

2. Pi një gotë me ujë nga ana “e gabuar” e gotës, duke u përkulur përpara. Që të mos lodhesh shumë, mund t’i kërkosh dikujt që të ta mbajë gotën kur ti të pish.

3. Pi ujë me akull, ha pak akull

4. Bëj një gargarë me ujë të ftohtë: temperatura e ulët mund të bllokojë mekanizmin e lemzës.

5. Përtyp dhe gëlltit një copë bukë të thatë ose një lugë me sheqer: kafshimi ndihmon në ndaljen e impulseve nervoze që shkaktojnë lemzën. Por nëse lemza nuk pushon brenda disa orëve, shko te mjeku: mund të jetë simptomë e shqetësimeve të tjera.

Tiranachat
 
Titulli: Lemza!!

Interesant nuk e dija se te hash ni lug sheqer te ndalet lemza.
te femijet ndodhe edhe kur bejn cicin:konfuz: ose lagen me uji
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top