Lauri
Anunnak
Ideja e përdorimit të monedhës shqiptare Lek në Kosovë duket se nuk do të mbetet një çështje vetëm për konsum publik pasi diskutimet tashmë po kalojnë nga niveli i ekspertëve tek vendimmarrësit. Propozuesja e kësaj ideje, Mesila Doda thotë për RTV SCAN se në këtë rast nuk bëhet fjalë për unifikimin e monedhës mes Shqipërisë dhe Kosovës por vetëm për një zyrtarizim të monedhës shqiptare.
Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit thotë se nëse kjo do të realizohej, do të sillte përfitime ekonomike për të dy vendet, të lidhura tashmë fuqishëm me shkëmbime tregtare. Këto shkëbime, për shkak të monedhës së ndryshme, I nënshtrohen kostos së kursit të këmbimit. Në mbështetje të këtij propozimi, Doda thotë se shkon edhe situata në Eurozonë.
Skenaret e ndryshueshëm lidhur me fatin e Eurozonës, sipas Dodës, sjellin nevojën që Kosova si përdoruese e monedhës Euro, të ketë një monedhë të dytë që nënkupton, një skenar alternative në rast të papriture. Më tej, deputetja demokrate pranon se kjo ide është hedhur për diskutim edhe në takimet që janë zhvilluar mes komisioneve parlamentare shqiptare dhe atyre të Kosovës, ndaj pritet vetëm që çështja të shtrohet për diskutim në parlamentin e Kosovës. Monedha shqiptare përdoret në një masë modeste në Kosovë.