Leksioni i Kombëtares

Petrit Kuçana

Po. Fituam dhe festuam në çdo vatër shqiptare, në trojet amë dhe në diasporë. Historike? Padyshim. ثndërr e shumë e shumë brezave, e bërë realitet nga heronjtë e Kombëtares. U festua aq bukur edhe në Preshevë e Bujanovc sa në Tiranë e Ulqin, sa në Drenicë e Tetovë, Sa në Londër apo Toronto, Gjermani apo Stamboll.
Mbase shqiptarët e Luginës u ndien për herë të parë pjesë e “diçkaje” të madhe, “diçkaje shqiptare”, pasi një gol u shënua prej një “luginasi”.
ثshtë e pamohueshme që gjëja e vetme që kemi arritur të bëjmë ne shqiptarët në historinë moderne, (sidomos pas çlirimit të Kosovës) ka qenë Kombëtarja e futbollit.
Duket pak e rrënqethshme kjo “ e vetmja gjë” e përbashkët, pasi faktet janë kokëforta. Vetëm pasi shikon dhe shijon suksesin e Kombëtares, gjithkush mund të reflektojë, e mbase gjatë shënimit të golit nga Berat Xhimshiti, nuk kujtohen domosdoshmërisht për shqiptarët e Luginës, për atë çështjen e spitalit atje, për nënat shqiptare që duhet të udhëtojnë më kilometra të tëra… e “serbët” e regjistruar si emigrantë në Gjermani, pjesa dërrmuese janë shqiptarë të Luginës…
Vërtet ku mbeti reciprociteti, ndërkohë që ka më shumë Shqiptarë që jetojnë në Serbi sesa serbë në Kosovë?…
Klasa politike atje?… thjesht shqiptare, tamam shqiptare që gjënë më të bukur që dinë të bëjnë është përçarja.. Ka edhe ndonjë lajm nga andej, nga ato lajmet e shpejta, që “harrohen” brenda ditës, sepse bie fjala arritja apo saktësisht gjysmë-arritja tjetër shqiptare, abetarja e përbashkët nuk pi ujë në Luginë… se Provokacja.. dhe shteti, dmth shtetet shqiptare heshtin se janë të zënë me shumë e shumë punë të tjera, ku e harrojnë edhe detyrimin kushtetues ndaj shqiptarëve jashtë Shqipërisë Londineze. Ka akoma shqiptarë në Medvegjë? Bravo u qoftë ata janë shqiptarë të vërtetë… mund të ishte një status i këndshëm në rrjetet sociale…
Eh abetarja nuk pi ujë as në Maqedoni, sepse nuk ka ligj atje, se disa tekste i quajnë shqiptarët…dhe kjo vazhdon e përsëritet e akoma ka ndonjë lajm, por çfarë ndodhi në Kumanovë? Si vajti ajo puna e hetimit ndërkombëtar? Faktori shqiptar atje? Hiqe mos e këput, o sa keq më qenë shqiptar në Maqedoni?…
Se edhe shqiptarët e Ulqinit festojnë si ata të Plavës e Gucisë duke u përpjekur të harrojnë ndonjë mbiemër të pakëndshëm dhe vetëm në Amerikë protestohet për të drejtat e tyre, të atyre shqiptarëve të mbetur atje, se dy kryeministra (Rama Thaçi) u nderuan dhe se “Bac u kry” dhe natyrshëm shpejt harrohet edhe ndonjë kronikë se zbrazjen e trojeve shqiptare atje…
Dëgjo burazer se ne jemi evropianë dhe “paqja,stabiliteti…” në kurrizin e shtrembëruar mjaftueshëm të shqiptarëve… e ndonjë deklaratë e presidentit serb se ne… shqiptarët nuk kemi ditur dhe nuk dijmë të bëjmë shtet… na dhemb e egërsohemi kaq shumë sa me libër shtëpie në statuset e rrjeteve sociale, e ndonjëherë edhe mund ta vrasim mendjen se sa% e refugjatëve nga Ballkani, që kërkojnë azil në Evropë janë shqiptarë? Mbi 90%?
Po jemi të zënë me ca probleme nga Shqipëria amë dhe na janë krijuar ca probleme me qeverinë dhe nuk kemi kohë të mendojmë,… se politikanët shqiptarë mbeten më të pasurit në Ballkan… por ambasadorin na e ngrinë në Beograd, e ne si evropianë, e mbushëm stadiumin si në zbor me lista…dhe nuk lejuam provokacia, se jemi evropianë or ti… dhe nuk nguruam që të villnim vrer ndaj të vetmes gjë të bukur që krijuam, spontanisht mbase… Kombëtares, që na mblodhi të gjithëve si shqiptarë virtualisht, se kemi ca probleme me doganat, me patatet dhe se Serbia joevropiane na ka mundur 7:1 me tregtinë, dhe patatet mbase e rregullojmë që të shiten nga Kosova në Shqipëri, se të tjerat i marrim nga Greqia, por ama mielli serb nuk është aq i shtrenjtë… ekonomi tregu burazer…
Në një këngë folklorike (na lodhën këta folkloristët, ne modernëve… ne evropianëve) thuhet “është shkruar në gur të trollit /se veç bashkimi është forca e kombit”. Po për këtë pajtohemi të gjithë madje edhe akademikët hej kemi vetëm dy… akademi shkencash… dhe madje madje rrugën e bashkimit kombëtar po e ndjekim me shumë rigorozitet…
Meqë ra fjala pas pak ditësh pritet të shpallet kompania fituese që do të taksojë rrugën e kombit, një tarifë që vetëm kombëdashësit mund ta justifikojnë…
E do të bashkohemi në Evropë, apo nën qiellin e Evropës, ne si shqiptarë, evropianë e shkuar evropianëve… së paku të reflektojmë për një leksion që na dha kombëtarja, e vetmja gjë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve…

(c) The Albanian
 
Back
Top