Leksione nga FBI amerikane, ja 60 hetuesit që do furnizojnë SPAK me informacione

Leksione nga FBI amerikane, ja 60 hetuesit që do furnizojnë SPAK me informacione

614bcb05-7e78-4169-ae20-0f710d87a354.jpg
Prokuroria dhe Gjykata Speciale janë tashmë në stacionin e duhur. Prej aty do të nisin revanshin për të hetuar dhe gjykuar ato dosje, që kanë mbetur pa u sheshuar si duhet, e ku janë të implikuar ish-zyrtarë, apo edhe zyrtarë të tanishëm.
Por, ndërkohë, një hap larg është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të jetë një struktura e specializuar e policisë gjyqësore që pritet të kthehet në atë që ish-ambasadori amerikan Lu e krahasoi me filmin hollivudian “Të Paprekshmit”.

Ndër hapat e parë të prokurorëve të SPAK do të jetë ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, struktura që mund të konsiderohet ndryshe “dora e hekurt” e Prokurorisë Speciale antikorrupsion.
Fillimisht BKH u krahasua me FBI amerikane, ndaj dhe oficerët e saj Ambasada amerikane ka njoftuar se po trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Janë 60 vetë që tashmë prej muajsh kanë marrë të gjithë eksperiencën e nevojshme për praktikat më të mira perëndimore dhe do të kenë në dispozicion pajisjet me moderne të hetimit.
Vetë oficerët do t’i nënshtrohen makinës së të vërtetës. Pak më parë kjo pajisje u publikua pas një takimi që zyrtarë të ambasadës amerikane patën me ata shqiptarë. Drejtorit dhe anëtarëve të BKH-së do t’u monitorohen llogaritë bankare për t’u siguruar që kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjet e hetuesve të BKH, drejtori i së cilës do të zgjidhet nga tre anëtarët e prokurorisë së posaçme.
Çfarë duhet për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit?
Kandidatët që do të paraqesin interes do të vlerësohen në bazë të aftësive profesionale, integritetit, por edhe aftësive mendore dhe fizike. Fillimisht, ata duhet të plotësojnë një formular “online” dhe deklaratën e pasurisë dhe figurës e më pas kalojnë këtë fazë do të duhet të kalojnë dy provime me shkrim, një intervistim me panelin e SPAK-ut dhe një testim fizik e shëndetësor.
Në duart e prokurorëve të posaçëm do të dorëzohen të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe ato për krimin e organizuar.
Prokurorët e SPAK mund të hetojnë që nga Presidenti, Kryeministri, ministri, deputetët e deri tek drejtuesit dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të tjera në varësitë Qeverisë ose jo.

©Copyright Gazeta SHQIP
 

Attachments

  • 614bcb05-7e78-4169-ae20-0f710d87a354.jpg
    614bcb05-7e78-4169-ae20-0f710d87a354.jpg
    48.7 KB · Shikime: 0
  • 614bcb05-7e78-4169-ae20-0f710d87a354.jpg
    614bcb05-7e78-4169-ae20-0f710d87a354.jpg
    48.7 KB · Shikime: 0
Eshte shume vone, peshqve t'mdhenj ju dha mundesia 6 vjet pritje dhe llogje kavaje duke prit SPAK me i kopsit dosjet, parate dhe bizneset e tyre.

Tashi le tkapin bes kallakun dhe ermal mamaqin per pastrim parash se zogun e tirones qe ishte "peshku modh" eshte gia mrena lol
 
Spak, e nisi me kembe te mbare, pushoi hetimet per tre gjykatesit qe kthyen nga burgim i perjetshem ne ate me 25 vjet burg per Dritan Dajtin, ishte ky qe vrau 4 oficere policie ne mes te dites.
Ja ky eshte SPAK, qe na çane koken gjithe kohes neper tv apo neper tavolina bisedash.
 
SPAK dihej qe do ishte shume zhurme per asgje. Nga momenti qe mbeshtetej fort nga e gjithe politika ne vend kuptohej qarte qe ishte thjeshte fasade. Te ishte e vertete se keta do benin namin e do hetonin politikanet asnje nga ta nuk do fliste me aq zell per SPAK-un se cdo politikan i ketyre 30 viteve eshte per burg.
 
SPAK dihej qe do ishte shume zhurme per asgje. Nga momenti qe mbeshtetej fort nga e gjithe politika ne vend kuptohej qarte qe ishte thjeshte fasade. Te ishte e vertete se keta do benin namin e do hetonin politikanet asnje nga ta nuk do fliste me aq zell per SPAK-un se cdo politikan i ketyre 30 viteve eshte per burg.
Imagjino Sala Likja Rama tu lujt domino ke burgu Reçit

Endrra jane bo vaki dhe dalin
 
Mir mir talluni ju po e shpartalloi Spark nje profesor qe merrte rryshfet 150 euro...:P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top