Leka l i uron Kryeministrit Berisha e Zgjedhjeve.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
POLITIKث
Leka I uron Kryeministrin Berisha për fitoren e zgjedhjeve parlamentare



15-07-2009 / Gazeta 55






Kryeministri Sali Berisha ka marrë një telegram urimi nga Naltmadhnia Mbret i Shqiptareve Leka I Zogu, me rastin e fitores së mandatit të dytë qeverisës. Në urimin e tij,NMT- Leka I Zogu, u shpreh:



Shkëlqesia Juaj



Fitorja Juaj në zgjedhje ishte një gëzim i madh për Ne. Jemi të bindur se qeveria që ju drejtoni do të vazhdojë në rrugën e reformave, të cilat kanë sjellë një ndryshim të dukshëm në Shqipëri.



Atdheut tonë i duhet kontributi i të gjithëve, për këtë arsye Ne ju përshëndesim për veprimin fisnik që keni ndërmarrë, duke bërë koalicion me LSI-në, të drejtuar nga Z.Ilir Meta.



Ju urojmë suksese në punën Tuaj, mbasi interesat e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, janë përmbi çdo gjë.



Vëllazërisht Naltmadhnia Leka I Zogu



Mbret i Shqiptarëve.
 
Kush eshte Leka more,te njejten vlere me paren ka, apo me paparen?
 
Perse e uron Leka Berishen?Per pritjen qe i beri Berisha ne vitin 1993 tek hotelDajti ,apo per ta punesuar serish te birin tek ministria e puneve te Jashteme.
 
Perse e uron Leka Berishen?Per pritjen qe i beri Berisha ne vitin 1993 tek hotelDajti ,apo per ta punesuar serish te birin tek ministria e puneve te Jashteme.

Opsioni i dyte esht me i mundshem :D posht hajdutat ..
 
Leka Zogu ka uruar sot Kryeministrin Sali Berisha për fitoren e zgjedhjeve parlamentare.

Por nëse do të bëhej fjalë për një urim të një qytetari në Shqipëri ndaj kryeministrit, sikundër në të vërtetë është Leka Zogu, i biri i ish-mbretit Zog, nuk do të kishte asgjë të keqe.

Në fakt, skandali qëndron pikërisht në faktin se Leka Zogu, ka guxuar t’i drejtohet kryeministrit të vendit, sikur ta kishte vartësin e tij, sepse i ka bërë të qartë se po e uron jo Leka Zogu si një individ, por Leka Zogu, Mbret i Shqiptarëve.

Në këtë mënyrë, janë shkelur jo vetëm të gjitha rregullat protokollare por edhe ligji.

Dihet se Shqipëria, bazuar në Kushtetutë, është Republikë Parlamentare, ku organi më i lartë nuk është Mbreti, por Parlamenti dhe më tej, Presidenti e Kryeministri.

Të gjitha këto, janë shpërfillur nga qytetari Leka Zogu, i cili ka arritur të çajë çdo kufi ligjor dhe moral, duke arritur t’i dërgojë një titullari të shtetit, telegram, nën emërtesën e paligjshme “Mbret”.

Më poshtë gjeni tekstin e plotë të telegramit:

“Fitorja kuaj në zgjedhje ishte një gëzim i madh për ne. Jemi të bindur se qeveria që ju drejtoni do të vazhdojë në rrugën e reformave, të cilat kanë sjellë një ndryshim të dukshëm në Shqipëri.

Atdheut tonë i duhet kontributi i të gjithëve, për këtë arsye ne ju përshëndesim për veprimin fisnik që keni ndërmarrë, duke bërë koalicion me LSI-në, të drejtuar nga z.Ilir Meta.

Ju urojmë suksese në punën tuaj, mbasi interesat e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, janë përmbi çdo gjë.

Vëllazërisht Leka I Zogu
Mbret i Shqiptarëve”, përmbyllet telegrami i qytetarit Leka Zogu.

***

Leka Zogu është djali i ish-mbretit Ahmet Zogu, i cili mbretëroi në Shqipëri në vitet 1928-1939. më 7 prill 1939, Zogu ia dorëzoi Shqipërinë pushtuesve italianë dhe u arratis nga vendi së bashku me familjen dhe një pjesë të pasurisë së tij.

Zogu jetoi në Afrikën e Jugut dhe vende të tjera për shumë vite pa u kthyer ndonjëherë në Shqipëri, ku u shpall tradhtar i kombit dhe iu ndalua të vijë ndonjëherë.

Megjithatë pas viteve ‘90, figura e Zogut nisi të përballej me mendime pro dhe kundër.

Në vitin 1997, Leka Zogu erdhi në Shqipëri dhe kërkoi që të bëhej referendum ku shqiptarët të zgjidhnin nëse do të vazhdonin të jetonin në Republikë apo mbretëri.

Në referendum fitoi Republika Parlamentare me rezultat të thellë.

Ky rezultat nuk u pranua atëherë nga Leka Zogu. Me veshje ushtarake, i armatosur plot me armë dhe municion, në krye të disa njerëzve po ashtu të armatosur, të ashtuquajtur Oborri Mbretëror, iu sul më 2 korrik 1997, pak ditë pas zgjedhjeve dhe referendumit, Pallatit të Kongreseve me pikësynim selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Leka Zogu dhe shpura e tij u përballën me policinë e Shtetit. Në këtë ngjarje u shënua një i vrarë dhe disa të plagosur. Mediat atëherë raportuan se i vrari erdhi nga plumbat e “oborrtarëve”.VOA
 
Perse e uron Leka Berishen?Per pritjen qe i beri Berisha ne vitin 1993 tek hotelDajti ,apo per ta punesuar serish te birin tek ministria e puneve te Jashteme.

po Berisha po i jep me shum te drejta familjes Mbreterore ,

ne 1993-shin ishte tjeter kohe tani po ndertohet nje politike e re ,

familja mbeterore zakonisht me teper ndjek nje politike per zhvillim kombetar pamvarsisht se krahu i majte socialist e sulmon dhe 3 partite politike mbajne krahun e djathte ,,familja mbreterore po jep kontributin e saj per zhvillimin e vendit ka ndertuar Univeristetin me te madh ne Prishtine,,''Universiteti Mbreteror Illiria'''
ka ndertuar spitale, shkolla,martenitete, dhe ka dhene fonde bamiresie.

NT-Naltesia e tij Princ Leka punon si keshilltar ne ministrine e jashte te Shqiperise gje qe NMT-Naltmadhnia Mbreti Leka i pare ka biseduar me breishen ne telefon qe ti punesoj djalin,, dhe Berisha e ka pritur me kenaqesi.
kjo i jep nje shanc Princit te njihet mire me politiken e vendit qe me vone mund te kaloje minister,, i mbrojtjes ,i jashtem,ose i rendit.
 
,familja mbreterore po jep kontributin e saj per zhvillimin e vendit ka ndertuar Univeristetin me te madh ne Prishtine,,''Universiteti Mbreteror Illiria'''
ka ndertuar spitale, shkolla,martenitete, dhe ka dhene fonde bamiresie.


KU i ka ndertuar keto se s'i dime ?
 
Mbret i Shqiptarëve.
Mbret i mamas se vet eshte ky copa se i imi nuk ka shans te jete....Tani po tja mbeshtes njeher tek muri ku dihet.....edhe ndryshoj mendime
 
Back
Top