Leka: Jemi të rrezikuar

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
leka1.jpg


I njohur si komandant Leka, Daut Rexhepi aktualisht deputet i pavarur në parlamentin e Maqedonisë ka theksuar për “Lajm” se ndjehet i rrezikuar pas ekzekutimit të disa prej anëtarëve të “grupit” të akuzuar si fajtorë për rastin “Punëtorët e Mavrovës”. Vrasja e Shaban Zenunit dhe vetëvrasja e Sait Rushitit në burgun e Idrizovës i ka rritur dyshimet se në të ardhmen mund të eliminohen edhe disa persona të tjerë që gjykatat e Maqedonisë i akuzojnë si fajtorë për krime të bëra ndaj njerëzimit gjatë konfliktit të vitit 2001.
“Realisht vetëm ngritja e akuzës është nj padrejtësi dhe rrezik. Në atë kohë akuzat janë ngritur sipas shijes së dikujt, për t’i shërbyer politikës ditore. Kjo që po ndodhë është një katrahurë, pasi rasti ka arritur deri në ekstrem. Jemi dyfish të rrezikuar, fillimisht nga akuza të pabaza dhe e dyta nga likuidimi i njerëzve”, tha Daut Rexhepi – Leka. Ai tha se ndjehet i rrezikuar për jetën e tij, por nuk frikohet pasi e ndjen veten të pastër. “Nga karakteri jam i atillë që nuk iu frikohem këtyre rasteve pasi e di se nuk i kam bërë dëm askujt dhe jam i pastër plotësisht”, tha Leka.
Deputeti Daut Rexhepi-Leka theksoi se personat të cilët akuzohen se kanë vrarë 12 civilë maqedonas janë krejtësisht të pafajshëm. “Unë posedoj edhe kundërdëshmi shumë të fuqishme. Personi, i cili është nga Kosova, në bazë të të cilit është ngritur procedura ndaj neve, i ka mohuar të gjitha fjalët që policia e ka detyruar me dhunë t’i nënshkruaj”, tha Leka.
Ai akuzoi partinë shqiptare në pushtet si të paaftë për t’i mbrojtur personat të cilët po akuzohen padrejtësisht. “ثshtë absurde që një parti e cila thekson se nuk i pranon gjykatat për këto raste, detyrohet t’i dërgojë në gjyq personat e kryesisë së lartë të partisë së saj, e mos të flasim për personat të tjerë”, tha Leka.
Frika dhe dyshimet për marrje të tjera të jetëve të njerëzve ka lindur pasi u zhdukën dy persona që konsideroheshin “fajtorë” për maltretimin e civilëve gjatë luftës së vitit 2001.
I shqetësuare pas rastit të ndodhur me Sait Rushitin është edhe babai i Shkodran Idrizit, Abdylxhemili. “Jam shumë i shqetësuar për rastin e Shkodranit. Nuk kam informata se si është gjendja e tij. Pas asaj që po ndodh ditëve të fundit, rreziku për Shkodranin është edhe më i madh. Që nga 18 maji s’kemi asnjë informatë. Ai është i vetëm në një qeli. Ne kërkojmë që ai të dalë në një dhomë ku ka 4-5 veta me qëllim që të jetë më i sigurt”, tha Abdylxhemil Idrizi. Ai akuzoi partitë se nuk po iu ndihmojnë aspak që të dalë drejtësia në dritë.


Gjykatat akuzojnë mbi 100 shqiptarë
Për katër rastet të cilat i kishte kthyer gjykata ndërkombëtare e Hagës si të pabaza për krime njerëzish, gjykatat në Maqedoni akuzojnë rreth 100 persona përgjegjës për këto vepra. Në secilën listë gjenden nga 20-25 persona, ish-ushtarë të UاK-së të cilët Maqedonia i ngarkon me akuzë për krime lufte. Përveç Daut Rexhepit – Leka, në këtë listë gjenden edhe deputetët e BDI-së, Hysen Xhemaili për rastin “Punëtorët e maltretuar” dhe Hajrulla Misni – Shpati për rastin “Penda e Likovës”.

Leka: Nuk besoj se Rushiti është vetëvrarë
“ثshtë e pabesueshme që Sait Rushiti të kishte vrarë veten edhe pse është e vështirë të paragjykosh. Ai nëse e ka pasur në plan ta bëjë këtë do ta kishte bërë edhe më herët dhe jo në këtë moment”, tha Daut Rexhepi – Leka.
GazetaLajm

 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top