Lejet e ndërtimit, gjobiten anëtarët e KRRT

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive kërkon gjobitjen e dy anëtarëve të KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, për shkak se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesave. Ky institucion bëri të ditur dje se ka evidentuar dy raste konflikti në Këshillin e Rregullimit të Territorit, me anëtarët Alban Eftimi dhe Arben Biçoku. Ky institucion ka hetuar në lidhje me kërkesën e bërë për konfliktin e interesit, si dhe nisur nga raporti i komisionit hetimor parlamentar është vënë në lëvizje dhe i ka rezultuar se në mbledhjet e zhvilluara kanë qenë në konflikt interesi. “Alban Eftimi dhe Arben Biçoku, në kundërshtim me kërkesat e ligjit Nr.9367, dt.7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, kanë marrë pjesë (kanë abstenuar) në votimin për dhënie leje ndërtimi për një studio projektimi e një studio ndërtimi, në të cilat gjenden në pozitat e administratorit/ortakut të vetëm dhe të drejtuesit teknik familjarë të tyre”, thuhet në njoftimin për shtyp të ILDKP-së. Sipas përgjegjësit për sektorin me shtypin, Albi Serani, ILDKP ka filluar më datë 7 prill të këtij viti hetimin administrativ për konflikt interesi, lidhur me procedurat e vendimmarrjes së mbledhjes së datës 22.03.2009 të KRRT-së së Bashkisë Tiranë mbi bazën e kërkesës të Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Po ashtu, bazuar në Vendimin Nr.252, datë 15.05.2009 të Kuvendit të Shqipërisë “Për miratimin e Raportit Përfundimtar të Komisionit Hetimor për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës”, si edhe nga informacionet e të dhënat mediatike, ILDKP, më datë 22.05.2009 ka filluar hetimin administrativ për konflikt interesi në lidhje me procedurat e vendimmarrjes në mbledhjen e datës 17.04.2009 të KRRT-së së Bashkisë Tiranë. Në bazë të analizës ligjore, lidhur me procedurat e vendimmarrjes në mbledhjet e datës 22 mars 2009 dhe datës 17 prillit të KRRT së Bashkisë Tiranë, si edhe të deklarimeve të bëra nga dy anëtarët e KRRT-së në ILDKP, u arrit në përfundimin se abstenimi në votimin e kërkesave për leje ndërtimi, i anëtarëve që kanë pasur një interes privat direkt ose indirekt në çështjet e kaluara për votim, nuk e ka zgjidhur konfliktin e interesave.
*panorama*
 
Back
Top