Le të kërkojnë falje Flaka Surroi e Pandi Laqo.

Arfenilla

Themelues i Forumit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Labinotë-Demi-Murtezi ka reaguar ndaj gjuhës fyese të Flaka Surroit dhe Pandi Laqo-s.

Ja shkrimi i plotë:

murtezi-em-euml-rtimi-zajednic-euml-i-papranuesh-euml-m_hd.jpg



Fyerjet publike për shqiptarët muslimanë nuk kanë të ndalur. Shumë herë jam përbirë e gjithçka i kam lënë kohës, por sot mendova ndryshe. A thua vallë, në mungesë të reagimeve po vazhdojnë keqinterpretimet e paragjykimet? Dhe vendosa te shkruaj.

Para disa ditësh znj.Flaka Surroi në shkrimin e saj me titull “Debakli i Thaçit dhe filozofisë së tij”, ndër të tjeta kishte shkruar, “Nuk është faji i BE-së që ekstremizmi fetar ka gjetur strehim në Kosovë, sepse nuk është BE-ja ajo që ka lidhur miqësi me eksponentët fetarë që madje marrin status të veteranëve të UاK-së, e as nuk është BE-ja ajo që mundësoi që shamia të hyjë në Kuvend”. Kjo zonjë, konteston luftën dhe sakrificën e njerëzve tē këtij populli, duke e vënë në diskutim statutin e tyre veteran i UاK-së. Ndërsa në anën tjetër, shohim se qenka e pakënaqur me prezencën e shamisë në Kuvend. E nderuar, ajo shami nuk është thjesht një shami siç ju e shihni. Ajo është një përfaqësuese e popullit me një numër të madh votash, me profesion albanologe, me emrin Labinotë (Labinot-toponim në Shqipëri), por asnjëherë prishëse e rendit publik në vend dhe absolutisht e distancuar nga tendencat ekstreme në emër të fesë Islame.

Dhe jo shumë vonë, afërsisht një javë më pas, lexoj sot një shkrim nga Halil Ibrahimi në portalin ‪#‎teSheshi‬, ku kritikohet Pandi Laço duke moderuar festivalin e këngës në RTSh e duke folur për disa kompozitorë të shquar, pa fije turpi kishte thënë, “të gjithë këta me emra myslimanë, por krijuan vetëm muzikë shqiptare”.

Tash, a thua politika e arti nuk kanë zhvillim të duhur sepse nuk kanë kritika të mirëfillta? Apo problemet shtjellohen e adresohen nga persona të gabuar tek personat e gabuar, dhe dështimet vazhdojnë?!

Njerëz, mbani përgjegjësi profesionale e publike, tregoni pak qytetari e pak humanitet.B iliria .com
 
Back
Top