Violetta
>> KS- AL. etnike <<
LDK e Kosovës: Jo pjesë e delegacionit në bisedime
Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e delegacionit në bisedime me Serbinë. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka hedhur poshtë çdo mundësi që përfaqësues të kësaj partie të shkojnë në Bruksel. “Nuk do të ketë nevojë që LDK të jetë pjesë e asnjë delegacioni, ne mund të japim kontributin tonë në komisione parlamentare e Kuvend, por jo në delegacioni e as trupa koordinues sepse mendojmë që nuk ka nevojë për diçka të tillë”, ka thënë Beqiri. Ai ka shtuar se nëse veprohet në përputhje me Kushtetutën dhe marrëveshjet e arritura ratifikohen në Kuvend, atëherë kjo parti nuk është kundër që të bisedohet me Serbinë.
Kryeministri Thaçi ka deklaruar një ditë më parë se edhe opozita do të jetë pjesë e delegacionit në bisedimet politike. Ndërkaq, ideja e ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj se modeli i dy Gjermanive do të ishte interesant për Kosovën, nuk është përkrahur nga LDK-ja e as partia e tij PDK. “Ligjet, rezolutat e Kuvendit janë ato që kanë përcaktuar qartë minimumin e maksimumin dhe kanë vendosur vijat e kuqe se çka mund të bisedohet e çka jo”, ka thënë Adem Grabovci, shef i grupit parlamentar të PDK-së.
LajmeShqip.