Lazarati prodhon drogën e rrallë më të shtrenjtë se kokaina

con_uk

Anëtar i Nderuar
hashash-lazarati1212.jpg

Lazarati prodhon drogën e rrallë më të shtrenjtë se kokaina
Në Shqipëri ka nisur të sofistikohet prodhimi i cannabis sativa dhe këtë e kanë vërtetuar oficerët grekë të Antidrogës së Igumenicës, kur kanë gjetur një sasi të madhe "Skunk" mes një ngarkese të sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek. Droga e rrallë është kapur në Giromeri të Filatit, Igumenicë, në afërsi të Qafë-Botës, në Sarandë.


Burime nga Policia greke bëjnë me dije se në një kontroll rutinë në Giromeri policia kufitare e Filatit ka ndaluar një automjet të dyshimtë që vinte nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek, me drejtim për në brendësi të tokës helene. Shenjës së policisë për të ndaluar, drejtuesi i është bindur menjëherë. Brenda automjetit me targa greke, policia ka gjetur çanta të zeza sportive të mbushura me pako me drogë. Menjëherë është vënë në pranga shoferi, një 29-vjeçar grek nga kombësia (por me origjinë ruse).

Policët kufitarë kanë njoftuar menjëherë homologët e Antidrogës së Igumenicës, të cilët kanë shoqëruar të arrestuarin dhe automjetin me drogë drejt Drejtorisë së Policisë në Igumenicë. Nga peshimi, droga e kapur rezultoi në një sasi prej 166 kg e 930 gramë, e dyshuar fillimisht për llojin e thjeshtë të kanabis sativa.

Por, një këqyrje e mëtejshme e pakove me drogë ka habitur oficerët e Policisë. 70 nga 150 pakot, pra rreth gjysma e sasisë, kishin mbishkrime në gjuhën angleze, ndërsa shkruhej mbi to edhe sasia fikse e secilës. Kjo ka bërë që të nisë një kontroll i imtësishëm i lëndës brenda tyre.

Lënda narkotike në 70 pakot e dyshimta rezultoi e llojit "Skunk", një prodhim i veçantë i kanabis sativa.

"Skunk" është kthyer në trend nga rinia britanike vitet e fundit. Studimet e bëra nga specialistë të drogës, kanë zbuluar se "Skunk" përmban 18 % THC, nga 4 % që përmban hashashi, shkruan Balkanweb.

Policia britanike e rendit këtë lloj droge, në klasin A, ku hyjnë droga si kokaina dhe extasy. Dr Marta Di Forti e Institutit Psikiatrik të Londrës, në studimin e saj shprehet se Skunk, ka gjasa të shkaktojë 7 herë më shumë sëmundje psikiatrike, si skizofrenia, se sa hashashi normal. Në vitin 2007, 1 gram Skunk shitej 5 paund. Ndërkohë që çmimi i tij tashmë ka shkuar në një vlerë më shumë se kokaina. /albeu.com/
 
Titulli: Lazarati prodhon drogën e rrallë më të shtrenjtë se kokaina

Qenkan bere eksperta ne Lazarat.
Vaj halli ku po vemi!
 
Back
Top