Pak ditë pas aksionit të gjerë që morën forcat e policisë në të gjithë vendin për asgjësimin e bimëve narkotike, duket se nuk ka ndenjur indiferent fshati i Lazaratit. Burime konfidenciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër pohojnë se banorët e Lazaratit kanë vendosur përreth fshatit lëndë plasëse. Tashmë fshati legjendë i kanabisit duket i pathyeshëm, përballë betejës me ligjin. Paralajmërimi i policisë së Gjirokastrës, i publikuar më 16 gusht në “Gazetën Shqiptare” se po përgatitej një plan për hyrjen në Lazarat, duket se nuk ka kaluar me indiferentizëm nga ana e lazaratasve. Mësohet se përgjatë gjithë vijës kufitare administrative të fshatit Lazarat dhe sidomos në zonat ku kultivohet hashashi, janë vendosur mina me qëllim ndalimin e policisë apo një sulmi të befasishëm për asgjësimin e bimëve. Sipas informacioneve, vendosja e minave në shtigje që të çojnë drejt zonave ku kultivohet masivisht hashashi është realizuar pas operacionit të ndërmarrë nga policia lokale dhe FNSH për të bllokuar çdo rrugëdalje të Lazaratit, me qëllim minimizimin e trafikut të drogës.
/LajmeFlash
Last edited by a moderator: