Lazaratasi rreh policin në mes të Gjirokastrës

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Një i ri lazaratas dhunon policin e qarkullimit rrugor në mes të ditës dhe më pas arrestohet. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së djeshme, në bulevardin e lagjes "18 Shtatori" të Gjirokastrës. Sipas burimeve zyrtare, punonjësi i policisë rrugore, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka konstatuar parkimin e një automjeti tip fuoristrade, paralel përbri bulevardit, ku dhe komunikoi më pas me drejtuesin e mjetit për të lëvizur atë, pasi ishte në kundërvajtje. Drejtuesi i fuoristradës me targa të Gjirokastrës 9280 B, nuk ka kundërshtuar duke zbatuar rrjedhimisht urdhrin e policit. Ndërkohë, pasagjeri, i cili ndodhej në ndenjësen e parme të automjetit të parkuar në kundërvajtje, Florian Shurdhi, 24 vjeç, nga fshati Lazarat, ka filluar fyerjet në adresë të punonjësit të policisë dhe më pas duke e goditur me grushte në fytyrë. Goditjet kanë qenë tepër të ashpra, duke i shkaktuar policit rrugor të çara në pjesën e nofullës dhe në sy. Me ndërhyrjen e grupit të gatshëm të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, i riu lazaratas është shoqëruar forcërisht për në ambientet e Komisariatit të Policisë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se Shurdhi kishte konsumuar dy vepra penale, atë të kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë, si dhe fyerje dhe goditje për shkak të detyrës së punonjësit të policisë. Kanë mjaftuar këto akuza që ndaj lazaratasit 24-vjeçar të hidheshin prangat, duke e arrestuar atë në flagrancë. Policia, më pas, materialet ia ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Nuk është rasti i parë i dhunimit të policëve nga ana e të rinjve lazaratas që qarkullojnë në rrugët e qytetit të Gjirokastrës. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, por edhe nga ngjarje të tilla të ndodhura më parë, drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër, Arben Hyseni, u ka bërë thirrje të rinjve të fshatit rebel, se nuk do të tolerohet askush që do shkelë ligjin, apo do tentojë t‘u kundërvihet forcave të policisë.

Gazeta Shqip
 
Epo te te shesin p**** edhe keta debilat te vjen te frasesh veten me filispanje
 
E kisha bërë të pijë ujë me lugë.
 
Perditshmeri te rreth e rrotull botes :ciaoo:
 
Back
Top