Erblinaa
Anëtar i ri
Lavrov: Njohja e Kosovës edhe Osetisë dallojnë
Njohja e Kosovës dhe Osetisë së Jugut janë çështje që dallojnë në parim, ka deklaruar shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Diplomati rus, po ashtu, ka theksuar se shpallja e njëanshme e Kosovës ka shënuar vitin e kaluar, pos ngjarjeve tjera.
Sipas tij, “njohja e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Moska vazhdon të jetë një kundërshtar i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës dhe mbështetës i aspiratave të Serbisë.
Këto komente Lavrov i ka bërë në konferencën vjetore për gazetarë në Moskë, ku ka folur për zhvillimet ndërkombëtare gjatë vitit 2008.
Lavrov ka thënë se ky vit ka qenë “mjaft i komplikuar, e disa herë edhe dramatik”. “Ka ndodhur agresioni i Gjeorgjisë në Osetinë e Jugut e cila nuk ka arritur kulminacionin duke ju falënderuar veprimeve të Rusisë”, ka thënë ai.
“Ndërsa në Vitin e Ri bota ka hyrë në konflikt në rripin e Gazës dhe problemet e krijuara artificialisht në furnizimin e Evropës me gaz”.
/RTK/