Lauren Booth: Përse e pranova fenë Islame?

Kresha

A pretty face can never trick me


Zonja Lauren Booth e pranoi Islamin


Sipas gazetës «Dailymail » të Londrës, shkruar nga David Wilkes, me 25 Tetor 2010, njoftohet opinioni anglez e botëror se zonja Lauren Booth e pranoi Islamin. Zonja Lauren Booth është kunata e Tony Blair-it.
Tony (Anthony Charles Lynton) Blair, lindur me 6 Maj 1953, i cili ishte kryeministër i Anglisë prej dates 2 Maj 1997 deri më 27 Qershor 2007, që ishte me prejardhje protestante, por me 23 Qershor 2007 i shkroi Papës Benediktit të XVI-të se dëshiron të bëhet katolik… dhe kështu u bë, por siç tha : “Kjo është një çështje private”.

Pas tre vjetësh, të kësaj çështjeje private të Tony Blair-t, kunata e tij, zonja Lauren Booth, e bëri publike se u bë muslimane, pra e pranoi Fenë Islame.

Kush është zonja Lauren Booth?

Zonja Lauren Booth lindi me 22 Korrik 1967 në Islington të Londrës.
ثshtë gazetare, spikere, veprimtare. Ka shkruar për gazetat e njohura si New Statesman, Mail on Sunday, Sunday Times dhe Daily Mail. Ka qenë gazetare, paneliste për BBC One, por edhe kolumniste për televizionet si Sky News, BBC One dhe BBC News 24.

Sot ajo punon për kanalin Press TV, një kanal në gjuhën angleze, themeluar nga Republika Islamike e Iranit.
Zonja Lauren Booth është motra e Cherie Blair-it, gruaja e Tony Blair-it, ish-kryeministrit të Anglisë, është vajza e gjashtë e aktorit Tony Booth. ثshtë bashkëshortja e aktorit Craig Darby, me të cilin ka dy fëmijë, të cilët quhen Alexandra dhe Holly.

Përse e pranova fenë Islame?

Zonja Laurent Booth e pranoi Fenë islame në gjysmën e muajit shtator 2010, pasi e vizitoi Iranin, siç e ka quajtur ajo një “ përvojë të shenjt”. Ajo vendosi të bëhet muslimane pasi kishte vizituar Xhaminë madhështore të Fatime el-Ma’sumeh ( motra e Imam Ali ibn Musa Rizait), ndërtuar nga Shah Abbasi në shek.XVII-të në qytetin e shenjt

Kum. Zonja Laurent Both deklaron:
“ Ishte e martë në mbrëmje dhe unë u pata ulur dhe po ndjeja këtë dozë të morfinës shpirtërore, plotësisht vetëm gëzim dhe hare…’’

Edhe para zgjimit të botës së saj shpirtërore në Xhaminë e Fatime el-Ma’sumeh në Kum të Iranit , ajo ka pasur ‘simpati’ për Islamin dhe ka kaluar një kohë të konsiderueshme duke punuar si veprimtare e gazetare në Palestinë, thotë ajo duke shtuar se shpreson që me pranimin e fesë Islame mund ta ndihmoj Tony Blair-in të ndryshoj pandehen e tij për Islamin…

Sot, zonja L.Both, si besimtare muslimane, sa herë del nga shtëpia, në Londër, del e mbuluar, falë pesë vaktet e namazit me përkushtim, nuk pi alkool, nuk përdorë mishin e derrit, siç bënte para së të pranonte fenë Islame, lexon Kur’an dhe viziton xhamitë lokale…

Ky lajm i gëzuar nuk është rast i vetmuar në Europën e “civilizuar”…Lavdi Allahut të madhëruar!

Përgatiti:
Mexhid Yvejsi

/breziiri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top