Latinishtja dhe SHQIPJA

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Me poshte do paraqesim fjale qe latinishtja dhe shqipja kane te perbashketa si edhe fjalet qe shpjegohen vetem nga shqipja. Ketu do paraqesim vetem fjalet kryesore, pasi nese do te paraqiteshin te gjitha ngjashmerite midis shqipes dhe latinishtes do te duhej nje liber i tere.

Nga ana tjeter, duhet permendur qe ketu eshte shfrytezuar vetem gjuha letrare latine, pasi nese do te njihnim dialektet e latinishtes dhe gjuhen e atij populli, mund te themi pa frike qe do te dilnin thesare filologjike.

Per te gjithe leksikun e meposhtem shqipja ka sinonime te tjera per te treguar kuptimin e fjales, pra nuk eshte se shqipja perdor keto fjale sepse nuk ka fjale te tjera per ta shprehur ate kuptim.


Allargare a-largare zgjeruar dhe larguar
Fjala larg ne kuptimin e larget gjendet ne shqip dhe ne spanjisht. Nga ana tjeter ajo ka edhe kuptimin e gjere dhe serish ky kuptim jepet qarte nga fjala larg, pra i gjere, i madh dhe i larguar.


Allentare a-lentare e liruar
Kjo fjale shpjegohet me fjalen shqipe a-lën, pra është lënë, eshte liruar, qe eshte edhe kuptimi i fjales. Dicka lirohet duke e lene te lire te iki. Madje fjala merr edhe formen e shqipes e lene ne kohen e shkuar, e cila perdoret per dike qe eshte lene, qe ne kete forme gjendet aktualisht ne shqip

Amico amiko mik
Fjala mik sigurisht qe eshte ne shqip dhe perdoret keshtu ne te gjitha dialektet e saj. Kjo fjale kaq e rendesishme per shqiptarin ku mikpritjen e ka patur dhe e ka nje nder traditat me te vyera, nuk mund te jete fjale e huazuar. Mund te huazohet nje fjale per te cilen nuk ka perkthim, kur vjen fenomeni perpara fjales, por jo nje virtyt kaq i lashte per shqitparet.Sot huazimi eshte edhe me i lehte, por ne ate kohe te izoluar mes malesh, nuk ka qene mundesia e huazimit prej shqiptareve.
shqip mik
italisht amico
frengjisht ami
spanjisht amigo

Angustia a-ngustia ngushtesia
Rrjedh nga fjala shqipe ngushtë, qe eshte rrenja dhe kuptimi i fjales. Shqipja sot e ruan fjalen e ngushte ne gjuhen e perditshme per te treguar ngushtesine fizike por edhe ate shpirterore.


Aperto aperto hapur (apur)
Edhe shqipja dhe latinishtja ruajne foljen hapur, por shpesh ne latinisht H bie ose nuk lexohet fare duke u bere ne apur.


Apparentea-parente i dukshem
Nje fjale qe shpjegohet nga shqipja me foljen shikoj, qe ne kohen e shkuar behet parë. Folja shikoj, qe ne te shkuaren behet kam parë nuk gjendet ne asnje gjuhe sot pervec shqipes, pasi latinishtja nuk ka folje parë, qe te tregoje pamjen apo dukjen.


Arena arena arena
Tregon nje vend apo nje shesh ku jepet shfaqja e cirkut, vend qe eshte me rërë dhe kjo shpjegohet nga a-rëna, pra e dialektit geg. Nga fjala rëna ka dale edhe fjala arena, qe eshte stadiumi ku zhvillohen lojerat e cirkut. Pra arena eshte nje toke me rërë me te cilen sic dukej ngrihej cirku per te mos pesuar demtime, pasi rera eshte me e bute. Gjithashtu nje tjeter fakt interesant eshte fjala arenario qe tregon nje koder ranore, por edhe kjo eshte ne shqip, pasi sot ne shqip i thuhet rërës rëra, ndersa ne italisht sabbia.

vazhdon
 
Titulli: Latinishtja dhe shqipja




Arrivare arrivare arrij
Ne kete forme pa i levizur asnje germe e ka edhe shqipja sot dhe tregon arritjen e dikujt apo edhe mberritjen. Edhe nje folje qe gjendet ne disa gjuhe te tjera si ne shpanjisht, frengjisht, angilsht etj


Avanti a-vanti përparaDjala avanti eshte formuar nga folja vij e shqipes qe ne te shkuaren ben ata/ato vanë. Pra ata vanë perpara dhe pikerisht ky eshte kuptimi i fjales. Nga keto folje pra vanë, janë formuar disa fjale si avancare, avancato, avancata, avantaggiare, avanttagiatto etj.


Avvenire a-venire e ardhmja
Edhe kjo fjale e ka kuptimin nga fjala vjen, pra ajo qe do te vije ne te ardhmen, pra avvenire. nga kjo fjale jane formuar edhe fjale te tjera. Nese tek fjala avanti fjala tregon se kemi vajtur, apo ata vane, ketu folja i pergjigjet serish zgjedhimit te foljes ne shqip, e cila ne te tashmen veta e trete ben vjen


Barca barka barka
Eshte nje fjale e vjeter ilire qe tregon barkën apo varkën. Ajo e ka origjinen tek fjala bark e shqipes qe tregon se ajo mban dicka, qe ne kete rast mban njerez dhe sende te ndryshme. Fjala bark ne te njejten forme perdoret edhe sot ne gjuhen shqipe


Barrira barriera penges
Fjala ka per rrenje fjalen barrë, qe tregon edhe nje ngarkese, e cila behet pengese per ta cuar perpara. Nga fjala barrëjane formuar disa fjale qe sot gjenden ne gjuhet romano-gjermanike. Shqipja sot barrën e perdor per te treguar ngarkesën dhe rëndesën, qe eshte edhe shkaku i pengeses.


Calare kalare lëshoj
Kjo fjale eshte krijuar nga dy fjale te shqipes, perkatesisht nga ka+larë, pra qe e ka lënë, apo lëshuar, qe eshte kuptimi i sakte i fjales. Pikerisht nga kjo fjale ka dale edhe fjala calata, qe tregon leshimin, uljen apo renien e ujit.


Canotto kanoto bark
Barka ndryshe eshte quajtur edhe kanot, pra qe noton. Italishtja dhe shqipja e kane te dyja fjalen not, por italishtja nuk ka fjalen ka, fjale qe e ruan vetem shqipja. Pra kjo fjale eshte formuar nga dy fjale ka-not dhe tregon se ajo bën not dhe vertete qe barka noton mbi uje dhe kanot tregon qarte dhe bukur barkën.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA (Folja KAP )

FOLJA KAP​


Me foljen kap te shqipes latinishtja ka dhjetera fjale teper te rendesishme dhe interesante. Folja kap, kaq shkurt dhe ne te gjitha kuptimet e mundshme gjendet aktualisht ne shqip.


Capacita kapacita kapacitet
Eshte aftesia qe ka dikush per te kapur me mendjen e tij. Edhe vete fjala capace, e shqiptuar kapaçe treon nje njeri te zot, te afte, pra të kapshëm.


Caparra kapar kapar

Shqipja me kete fjale tregon se e ka kapur dicka dhe kuptimi i fjales kapar eshte qe nje person ka paguar me perpara per dicka qe ai e ka kapur dhe tregon kaparin. Kur paguhet kapari ai send quhet i kapur dhe do e besh tendin pasi te paguash edhe pjesen qe te ka mbetur. Nese sendi do ishte juaji plotesisht do ishte nje forme tjeter, por ai eshte kap nga ty dhe jo se ti e ke tendin. Pra, ke mundesi ta kesh, sepse e ke kapur mundesine per ta pasur. Serish shqipja mund te japi edhe nje kuptim te dyte te kesaj fjale pra ka-par...e para ka, qe serish ka te njejtin kuptim me te parin, pra treon se sendin e ke kapur.


Capello kapelo flokë
Vjen nga fjala kapele, qe vendoset ne koke. Fjala kapele perseri e ka kuptimin tek fjala kap, pasi kapelja kap flokun dhe si e tille nga fjala kap, ka ardhur fjala kapele dhe nga kapele floku. Eshte shume interesante pasi ne kete rast kapela i ka dhene emrin flokut dhe jo floku kapeles, pasi aty gjendet folja kap. Fjala kap nuk ka asnje kuptim qe te mund te tregoje flokun, ajo tregon kapjen e flokut, qe ne kete rast e ben kapela.


Capestro kapestro kapistër
Serish nga fjala kap, qe tregon kapjen e kafshes me nje litar, rrjedhimisht vijme ne formen kapistër, e cila perdoret ne kete forme edhe ne zonat me te thella fshatare ne Shqiperi.


Capire kapire kuptoj
Shqipja ka te sajen fjalen kuptoj, por qe po ta vesh re edhe ajo ka te njejten origjine me fjalen kapire, pasi kuptimi i saj mund te vij nga kap, apo kaptova, kuptova. Megjithate fjala kapire e ka rrenjen tek folja kap, qe eshte operator i lire ne shqip dhe mund te kombinohet me cilendo fjale. Pra fjala kuptoj ne italisht serish vjen nga fjala kap, pra qe une e kapa ate qe ti do te thuash. Nga fjala kap, kane dale gjithashtu edhe fjalet capiente, capienca, qe jane po te ketij kuptimi.



Capitolare kapitolare kapitulloj
Fjala kapitullare tregohet nga fjala shqip kapa ose kapi. Personi apo ushtria qe kapitullon kapet nga armiku i tij, pra ai kapet nga te tjeret. Pra nuk ka mundesi te vazhdoje me dhe si i tille eshte i mundur, apo i kapitulluar.


Captare kaptare mbledh
Pra i bej te miat, i mbledh apo i kap dhe serish shihet roli i madh i foljes KAP


KAPTINA​

Ne gjuhen shqipe, sot kaptina ka kuptimin e kokes. Me fjalen kaptina latinishtja dhe gjuhet e tjera kane formuar dhjetra fjale, por sot kete fjale ne kete kuptim e ka vetem shqipja.


Capo kapo kapo
Fjala kapo rrjedh nga fjala shqipe kap-tina, qe tregon gjithashtu te parin e nje shoqerie, paria, parine, prijesin.



Capitano kapitano kapedan
Qe e ka rrenjen serish tek fjala kaptin, tregon kapon, te parin apo koken e nje ushtrie, apo shoqerie. Fjala kaptin, kapedan jane shqip dhe perdoren edhe sot ne te gjitha format ne kete gjuhe. Madje kjo fjale ruhet ne keto gjuhe me paster dhe me me shume kuptim se mund ta ruaje edhe vete shqipja.


Capitale kapital kapital
Fjala kapital perdoret per te treguar te parin qytet te nje shteti, pra kapon apo koken e tij, por edhe kjo fjale rrjedh nga kaptina, pra koka, pasi tregon ate qe drejton dhe udheheq shtetin si dhe kapitalin. Interesant eshte fakti se dhe fjala kapitalist mund te shpjegohet me foljen kap, pra ai qe grumbullon pasuri, ka te njejtin formim dhe kuptim si kapital.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA



Carovana karevan karvan
Kjo fjale tregon karvanin, ne te cilin jane disa karro qe bejne nje rruge. Karrot per cfare sherbejne ? Per te bere rruge dhe per te shkuar e ardhur prej dhe drejt nje vendi te caktuar. Fjala karro, e bashkuar me foljen vanë, te vetes se trete shumes, koha e shkuar, formon edhe kuptimin e sakte te kesaj fjale. Kur jane formuar keto fjale, populli italik duket qe ka folur nje gjuhe qe ka qene shume shume afer shqipes se sotme.


Cielo çielo qiell
Ku shume qarte fjala çielo e itlaishtes eshte nga dialekti geg perseri, qe shpesh ne vend te Q, perdor ا, pra nga qiell ne çiell. Edhe ne frengjisht gjendet ne formen siel. Fjala qiell eshte nje fjale shqipe qe tregon dicka lart. Psh, shqipja perdor fjalen qiellzë, per pjesen e siperme te brendesise se gojes.


Colonia kolonia koloni
Kolonet kur shkojne ne nje vend tjeter, vendosen aty duke ngritur nje vendbanim te ri tyrin. Kjo fjale jepet nga dy fjale te shqipes ko+lon, pra qe është lënë. Pra qe lene nje vend te caktuar, per tu vendosur diku tjeter, ashtu sic bejne edhe kolonet. Pra fjala kolon dhe nga shqipja tregon qarte kuptimin e vendosjes ne nje vend te caktuar.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA (Folja KAM)

FOLJA KAM​

Me foljen kam te kombinuar me fjale te tjera, latinishtja ka formuar qindra-mijera fjale. Ajo e perdor ne formen kom te gegerishtes si dhe ne te tjera forma te gegerishtes si ka dhe kon. Folja kam sot gjendet vetem ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhet e tjera nuk ka as edhe nje kuptim. Shume nga fjalet jane formuar nga bashkimi i foljes kam, me nje folje tjeter.

Unë kam, kom Ne kemi
Ti ke Ju keni
Ai/ajo ka Ata/ato kanë



Comparsa komparsa shfaqet
Rrjedh serish nga foljet kom+par ( kam parë), pra nga folja shqip shikoj, qe ne te shkuaren. Eshte marre sic eshte folja kamparë, pa i ndryshuar asnje germe dhe me te tregohet shfaqja apo dukshmeria/parja e dikujt, e dickaje.



Compasione kompasion dhembshuri
E formuar serish nga fjala kom+pasion. Fjala pasion rrjedh nga fjala pas, serish shqipe, qe nenkupton faktin te jesh i dhene pas dickaje, pra i rri nga pas. Personi qe jepet pas dickaje e dashuron apo e deshiron dhe e peqlen ate, rrjedhimisht i dhimbset. Pra ne kete rast fjala kam dhe pas tregojne dhembshurine, pasi tregojne qe e kam pasion, e dua, apo me dhimbset, sepse e duam.



Compact kompakt kompakt
Tregojne ngjeshje apo mbledhje. fjala kompakto tregohet nga kom+pak, per te treguar se dicka e kam shtrenguar, e kam bere pak, i kam ushtruar trysni per ta zvogeluar, per ta ngjeshur. Italishtja sot ruan fjalen poco/poko/pak, qe eshte e njejta rrenje, por nuk e ruan fjalen pak, ashtu sic e ka shqipja sot. Italishtja e vjeter mund ta kete pasur pak, e cila ka evoluar ne poco.​
Nga ana tjeter italishtja dhe asnje gjuhe tjeter nuk ka foljen kam, qe e ka vetem shqipja, si nje nga foljet me te rendesishme te gjuhes se perditshme. Ne kete forme edhe me kete kuptim kjo fjale gjendet ne disa gjuhe.


Complesato komplesato kompleks
Rrjedh nga fjalet kom+pleks, qe tregon se eshte i pleksur, apo i komplikuar, i ngaterruar. Nga kjo fjale ka dale edhe fjala complesso qe do te thote i përbërë, pra nga disa gjera i pleksur.


Completare kompletare komplot
Kjo fjale tregohet nga kom+plot, qe shpreh qarte kuptimin e fjales. Dikush e ka te gjithen ate qe do, apo e ka perfunduar nje pune, pra e kam-plot, apo e kam plotesuar, apo kompletuar. Si fjala kam edhe ajo plote, gjenden sot ne shqip.



Compresso kompres i ngjeshur
Formohet nga dy folje, nga folja kom+pres. Shqipja edhe sot e perdor fjalen presion per te shprehur shtypjen apo ngjeshjen dhe e ka fjalen e saj nga folja pres, qe ka po te njejtin kuptim. Madje fjala pres e tregon me se miri shtypjen, pasi ajo eshte radikale dhe te shtyp deri aty ku te pret.
PRESS=Shtypi ( interesante eee )



Comune komun i përgjithshëm
Kjo fjale rrjedh nga fjalet kom+un, pra qe e kane si une te gjithe, nga vjen edhe fjala e pergjithshme. Fjala uno, qe tregon njëshin ne italisht eshte nje fjale etruske, ku zoti me i larte i tyre ishte UNI. Kjo fjale eshte e njejte me unin e shqipes qe tregon ne veten e pare te numrit njejes.


vazhdon...
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA



Comunion komunion kamunion që tregon bashkësinë
Serish kjo fjale eshte e formuar nga fjalet kom+union, pra qe jemi te gjithe te bashkuar te bere si uni, apo si nje.


Comunista komunista komunist
Serisht nje fjale e formuar nga fjala kom+unist, qe tregon se jane te gjithe nje dhe te gjithe te barabarte. Te gjithe jane si une, pra nje me mua.


Condanna kondana dënim
Fjale eshte eshte formuar nga fjalet kon+dana, apo danuar, qe vjen dënuar, pra nje demin qe i jepet dikujt, sepse ai ka kryer nje veper qe u sjell deme te tjereve dhe per kete fakt ajo eshte e denueshme. Shqipja sot ruan foljen dënoj ne te gjitha format si dhe fjalet dënuar, dënim etj.




Condonare kandonare i fal borxhet
Fjale qe rrjedh nga foljet kon+dhon (kam+dhënë), pra qe ia ke dhene, ia ke falur borxhet dikujt, qe ti ia ke. Te dy fjalet qe formojne kete fjale sot i ka shqipja si foljen kan dhe foljen jap, qe ne te shkuaren bejne dhonë-dhënë. Italishtja ka formen dare, por qe edhe kjo fjale e ka rrenjen tek folja jap, qe ne te shkuaren ben dha, dhashë.


Confesso konfeso rrëfehet
Fjala konfeso, eshte nje fjale tjeter e bukur e formuar nga fjalet shqip kon+fe ( kanë+fe) (KONFUC ?). Fjala fe ne kete rast tregon besimin. Sigurisht qe tek ai qe rrefehesh ke besim, apo fe, se perndryshe nuk mund te tregosh sekretet e tua, pasi ato i marrin vesh te tjeret nese personit nuk i ke fe/besim/bese. Pra i rrefehem dikujt sepse kam besim tek ai. Nga ketu del gjithashtu confidare, confidenza, confidenciale etj etj...

Confederate konfederat konfederatë
konfederata eshte nje lidhje bese midis shteteve, apo nje marreveshje mirebesimi per disa shtete te pavarura apo autonome. Edhe kjo fjale e ka origjinen nga fjala kon+fe+dhe ( kanë+fe+dhe) dhe=tokë, pra qe kane edhe besimin dhe ky eshte edhe kuptimi i fjales. Ketu e kane origjinen nje sere fjalesh te tjera si confederato, confederacione, conferenca, conferimento, conferire etj etj
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA




Consonne konzon bashkëtingull
Nga dy fjalet kon+zon ( kanë+zë). Fjala zonë tregon zërin dhe ketu serish gjendet gegerishtja, pra kane te njejtin ze, ndaj quhen bashketinguj. Po nga ketu rrjedhin edhe fjalet consonantico, consonanca, canzone etj etj...




Convento konvent kuvend

Fjala kuvend qe tregon nje mbledhje te caktuar eshte e njejte me fjalen konventë. Kjo fjale tashme gjendet ne disa gjuhe ne kete forme dhe me te njejtin kuptim. Formohet prej kon+vend


Convenir konvenir vijmë
Eshte formuar gjithashtu nga fjalet kon+venir, pra nga kanë+vjen, apo ardhur. Nga kjo forme jane formaur edhe fjalet me te njejten rrenje si : conveniente, convenienca, canvenuto, convencionale, convenzionare, convencione etj etj etj


Convinsi konvinsi kanë-bind
Pra fjalet kon+bind ( kanë+bind) , ku B, eshte zevendesuar nga V dhe kjo ndodh shpesh ne disa gjuhe, por nuk ndryshon kuptimi.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA (Fjalët Kre, krye, kryet, Kokë)

Fjala KRE=KOKE


Te gjitha gjuhet latine kane formuar me fjalen KRE te shqipes me qindra fjale, qe kuptimin ua jep vetem e vetem shqipja. Fjala kre, ne kete forme gjendet dhe ne kete kuptim aktualisht vetem ne gjuhen shqipe. Me poshte do japim disa shembull ilustrues.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA

Eshte pune e bere nga ty Nostra???
Nese po, :dong: :dong: :dong:.... Nese jo serisht :dong: :dong: :dong: :dong:
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA




Credere kredere besim
Kjo fjale eshte krijuar nga fjalet shqipe kre+dhe, pra qe dhe bese, apo kret. ne kohet antike kur eshte formuar kjo fjale, besa matej me koke, ashtu sic ka qene edhe ne Shqiperi ku ne disa zona, per shkelje te beses mund te denoheshe nga shoqeria me vdekje. Ne mungese te shtetit, i cili mund te garantonte marredheniet ne shoqeri, eshte perdorur instituti i beses dhe nga fjala kre, e shqipes qe tregon kryet, ka dale edhe fjala besë, nje fjale e kompozuar bukur dhe plot kuptim. Nga kjo fjale rrjedhin gjithashtu edhe fjalet credibile, credibilita, credo, credulita, credulo, credulone etj etj.


Credito kredito kredia
Kredia eshte shume e te hollave qe i jep dikujt. Qe ti japesh kredi dikujt, duhet te kesh besim tek ai, qe do te ti riktheje serish. Ajo eshte e njejte me fjalen credere, qe tregon besimin pra kre+dhe. ja ke dhene me mirebesim.


Crescere kreshere rritet
Fjala rritet rrjedh pikerisht nga fjala kre+she (kokë+sheh), pra qe i shohim kryet, pasi ai po rritet. Me rritjen e njerit apo te cdo gjallese, i rritet trupi dhe del ne nje gjatesi me te tjeret dhe e para qe duket pasi eshte ne krye, eshte koka, apo kret ( kryengritje)



Critica kritika kritik
Kritikohet personi qe ka kryer disa veprime jo te mira, jo te mire menduar, qe nuk eshte mire nga kret. Pra kjo fjale rrjedh nga fjala kret+ika, pra qe personit i kan ik krit dhe nga ketu del edhe si fjale qe e qorton apo e kritikon bukur, pasi atij i kane ikur krite, apo truri. Kritika nuk behet kurre nese nje person nuk i ka kryet ne rregull. Kjo eshte edhe disi filozofike, pasi cdo gje varet nga ne , per te percaktuar nese personit i kane ikur kryet apo jo.
Nga ketu gjithashtu rrjedhin edhe fjalet : Criticabile, criticare, critico etj etj..



Crisi krisi kriza
Kur ka nje krize, ka nje mosmarreveshje dhe prishje te marredhenieve midis paleve, por jo deri ne fazen perfundimtare, nenkupton nje situate e cila mund te kete zgjidhje. Fjala krize nuk eshte gje tjeter vec fjales kris, e cila e tregon shume qarte kuptimin e fjales krisje, te marredhenieve midis tyre. Pra personat nuk merren vesh dhe keshtu ka nje krisje midis tyre. Fjalet lidhen edhe me shume midis tyre ne kuptim filozofik, kris arma, arma kercet, por edhe shkakton nje krisme mes njerezish, edhe nje krisme qe can qetesine etj etj.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA

Interesant !

Flm
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA




cucina kuçina kuzhina
Kjo fjale gjendet pothuajse ne te gjitha gjuhet romano-gjermanike dhe e ka origjinen tek dy fjale shqipe. Cfare behet ne kuzhin, apo kuzhine ? Sigurisht aty gatuhet, aty piqet, aty zihet, aty ka zjarr. Pikerisht fjala ku+zin ( ku+zien) tregon edhe vendin ku gatuhet, ku zihet gjella etj etj...



Cumular kumular grumbullim
Fjala eshte formuar nga dy fjale te shqipes ku+mullar. fjala mullar ne shqip tregon edhe grumbullin, e bene mullar, u bene mullar, grumbull bashke, pasi vete kjo fjale eshte nje grumbullim bari apo kashte. Edhe fjala mullar e shqipes ka nje rrenje tjeter po shqip tek fjala mal/mol, qe tregon formen e ngritur te mullarit si te malit.




Cupola kupola kubeja

Kupola hidhet siper nderteses dhe rrjedh nga fjala kup ( kupë ), qe tregon psh kupën e qiellit, pra ne kete rast tregon kupen, majen e nderteses.



Curia kuria kurien

Kuria eshte nje fjale e vjeter romake qe tregon vendin ku mblidhen dhe rrine ne kuvend. Fjala ku+ria rrjedh nga shqipja me kuptimin ku rri


 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA ( Folja JAP )

Folja JAP​


Folja jap, qe ne veten e dyte te kohes se shkuar ben dhe, ka formuar nje dyzine fjalesh ne latinisht. Kjo folje ne kete forme gjendet e shkruar ne kohen e shkaur te shqipes dhe i pergjigjet zgjedhimit te foljeve te shqipes. ne formen DHE, kjo folje nuk ka kuptim ne asnje gjuhe tjeter.

Me poshte disa shembuj te tjere ilustrues, mund ta pasuroje cdokush kete teme, me njohurite e tij
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA






Dare dare dha/jep
Kjo fjale eshte formuar nga folja jap, e cila ne kohen e shkuar behet dhashë, apo ne veten e trete njejes ben dha.



Declare deklare deklaroj
Fjala deklaroj tregon per sqarimin e dickaje, apo te pozites se nje individi, entiteti shteteror te perfaqesuar nga individi. Kjo shpjegohet nga fjalet dhe+lart, apo qartë, qe e shpjegove qendrimin tend, pra e qartësove. Folja dhe, qe aktualisht ne kete forme e ka shqipja, tregon dhe nenkupton logjikisht se ti dhe qartesine, pra e qartesove poziten tende.



Decret dekret dekreti
Dekreti eshte nje lloj ligji qe jep institucioni me i larte i shtetit dhe qe rrjedh nga dhe+kret ( dhe + kretë/kokën ). Pra me nje fjale, kreu i shtetit dha fjalen, vendimin e tij.


Dedicare dedikare i dhënë
Ketu veta e dyte njejes e te shkuares dhe, tregon edhe se ti je i dhënë pas dickaje, qe eshte ne nje kuptim me fjalen i dedikuar, i dhene pas...


Delega delega delegoj
Kjo fjale tregon se i jep kompetencat dikujt dhe rrjedh nga fjala dhe+leg. Fjala eshte e perbere nga folja dhe me fjalen leg, qe ne latinisht tregon lënien e nje pasurie, nje personi te caktuar, e kjo fjale e ka origjinen tek folja e shqipes.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA

Nostra, ndoshta e ke harruar foljen Capio, is, ivi, itum, ire
Capio - prendo - kap, marr

Ne formen urdherore , personi i II, njejes: eshte CAPE - kape
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA




Dement dement çmenduri apo i marrosuri
Ketu kemi dy fjale qe jane de+ment, qe tregon se personi i ka dhënë mendtë, pra qe eshte cmendur, qe i kane ikur mendte qe shpjegohet me se miri dhe ruan te njejtin kuptim.



Depresso depreso i shtypur/ndrydhur
Shpjegohet nga fjalet dhe+pres, ku fjala pres eshte sinonimi i fjales shtyp. Dhe+pres apo dhe+presion.



Dilema dilema dilemë
Ne kete rast kjo fjale tregon per nje person qe e ka me 2 mendje, akoma i pavendosur se c'te leje, apo c'te beje. Rrjedh nga fjalet di+lem ( dy + lëmë ), pra e lene ne dy-mendje.



Desiderio desiderio dëshirë
Vete fjala dëshirë, vjen nga rrenja do, dua, pasi edhe shqipja kur e thote deshire e thote me dhe jo me do. Rrenja do eshte ende e perdorur ne gjuhen shqipe.
Shohim se si fjala do, qe ne shqip formon fjalen dëshirë, ka sherbyer e gatshme si rrenje per formimin e kesaj fjale ne disa gjuhe te huaja. Fjala deshire eshte shqip dhe nuk eshte e huazuar, pasi ajo ngre kete fjale mbi nje folje te sajen, mbi fjalen do, qe keto gjuhen nuk e kane.
Shqip -deshir
frengjisht -desir
anglisht -desire
italisht -desiderio
spanjisht -desear​

 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA




Deviare deviare devijoj
Shpjegohet nga fjalet perberese dhe+vij, pra ne nje vije tjeter nga ajo qe eshte. Eshte personi qe devijon eshte ai qe ndryshon vijen/rrugen dhe qe shkon ne nje tjeter dhe/rruge, nepermjet nje vije.
Edhe vete fjala via, qe tregon rrugen ne italisht eshte fjala vija ne shqip, qe tregon nje rruge te caktuar.



Dire dire them
Fjala dire, e ka rrenjen tek folja di, pasi ti thua ate qe di. ne kete rast ajo shpjegohet me ate se po te pyes dhe ti pergjigjesh, pra me thua ate qe di. Italishtja per foljen flas ka fjalen parlare, por folja dire, nuk ka asnje lidhje me kete fjale si proces i zakonshem, eshte e lidhur me fjalen them & te thuash, qe jane sinonime te njera-tjetres, por ndryshojne se flas eshte me e pergjithshme dhe nuk ka nevoje qe te kesh dije per te folur, ndersa nese ti deshiron te thuash dicka, duhet qe te dish ate, qe ta thuash.



Dictatore diktatore diktator
Edhe fjala diktator rrjedh nga fjala di, pasi diktatori eshte supremi qe di dhe thote qe te te besh ato qe ai di dhe do. Pra pak a shume lidhet me fjalen dire, qe tregon qe ai vetem thote dhe dikton dhe te tjeret e zbatojne.


Duro duro i forte
Kush duron, rrjedhimisht eshte i forte dhe ne kete rast fjala duroj, qe e perdor shqipja eshte e perdorur per te treguar te fortin. Kjo fjale ne kete kuptim gjendet ne te gjitha gjuhet latine dhe ne ato gjuhe qe e kane huazur kete fjale nga latinishtja, nderkohe qe shqipja jep kuptimin e saj.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA

Nostra, ndoshta e ke harruar foljen Capio, is, ivi, itum, ire
Capio - prendo - kap, marr

Ne formen urdherore , personi i II, njejes: eshte CAPE - kape

me fal se tani e pashe gabimin...

folja eshte capio, is, cepi, captum, capere

pata nje lapsus me foljen e postimit te pare, qe perkthehet KUPTOJ
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA

qen = canis (latinisht)
qind = centum
kalë = caballus
nip = nepōs
peshk = piscis
mollë = mālum
myshk = muscus
frashër/n = fraxinus

Fjalet ne shqip qen, shakë, dhe samë kane te njejtat rrenje etimologjike "k’won". Arsyeja e zhvillimit dhe daljes se 3 fjaleve te reja te ndryshme nga njera-tjetra ne pamje te pare vjen nga dialektet e ndryshem te Shqipes se Vjeter (old illyrian) ..

Gjithashtu nje aspekt tjeter qe duhet marre parasysh jane dialektet e ndryshme qe fliten ne itali , njeri prej te cileve eshte Dialekti Venecian qe ka shume ngjashmeri me gjuhen shqipe.
Disa Shembuj:
Carega (venetian dialect) = Karrige (shqip)= chair (english)
2) Goto (venetian dialect)= Got (shqip)= Glass (english)
3) Tavoin (venetian dialect)= Tavolin(shqip)= Table (english)
4) Pىron (venetian dialect)= Piron (shqip) = Fork (english)
Ne italisht i korrespondon fjala "forchetta"
5) Fioi (v. d.) = Femi (shqip) = children (english)
Ne italisht "femije" i korrespondon fjala "bambini"

6) Barba (v.d.) = Babgjysh = Granfather (english)
Ne gjuhen itaiane fjala eshte "nonno"
7) Bisa (v.d.)= Bisha = Grass Snake (english)

Etj etj , fjale te njejta dhe te ngjashme midis shqipes dhe dialektit venecian ka shume, une solla vetem disa...

Dialektet duhen me shume per tu marre ne konsiderate pasi jane nje burim me real dhe konkret i gjuhes se vjeter te folur dhe qe mund te nxjerre shume mistere ne drite, por duhen studjues serioz qe ti futen kesaj pune per ta bere publike kete te vertete unike te gjuhes shqipe qe eshte baza e te gjitha gjuheve (dhe jo vetem te atyre te familjes indo-europjane te gjuheve) !!
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA

calcus do me thene gur.........calculare perdoret per llogaritje,pasi me perpara s'dinin te llogarisnin me shifra edhe llogarisnin me gure :p
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA

Urime.Mu be shume qejfi qe e lexova,Nostra.Shqipja ka unicitetin e saj ne ndertimin e grupit te fjaleve qe kane rrenjen kuptim,e cila tregon memesine e saj dhe jo si thone disa autore,qe me vjen keq dhe per emrin e madh,qe vijne nga latinishtja.
Latinishtja eshte nje gjuhe artificiale,e ndertuar ne kohen me te arte te perandorise Romake.Baza per ndertimin e saj ne menyre te qellimshme(jo rastesore),ka qene gjuha shqipe.Ndertuesit e saj duket qe jane mjeshtra ne njohjen e gjuhes shqipe.Merita e tyre e madhe qendron ne lidhjen aq intelegjente te dy kuptimeve te "njesive" kryesore te gjuhes shqipe per te dhene nje formimi te ri,nje fjale te re dhe keshtu rrisnin dipazonin gjuhesor me me shume fjale specifike per te krijuar nje komunikim me te persosur midis njerezve.Dua te theksoj se puna gjigante e tyre shume shekullore coi gjuhen ne nje nivel siperior.Une mendoj se puna et yre nuk mund te tejkalohet me as me mjetet moderne te teknollogjise se sotme edhe sikur te donim,sepse ata plotesisht kane arritur persosmerine ndertimore gjuhesore.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA




Eta eta jeta
Ne kete rast kemi renien e shkronjes j te shqipes duke na sjelle ne latinisht eta, qe ka te njejtin kuptim me fjalen jeta, apo moshen e dikujt.



Eterno e-terno i tërë
Eshte nje nga fjalet me te bukura te latinishtes dhe nga ajo e kane huazuar shume gjuhe te tjera. Eterno apo eterniteti, tregon pavdeksine, apo jeten tjeter ku do te jete e tërë dhe e plotë, pra jo si jeta qe jetojme ketu, qe te gjithe e dime qe do te mbaroje dhe ne kundershtim me jeten sot, jeta tjeter do te jete e plote, e tere, nga ka dale edhe eterno. Ne kete menyre shqipja e perdor edhe sot dhe ka po kuptimin e tere, e gjithe, e plote. Edhe fjala pavdeksi tregohet nga e tere ajo qe do te jetohet pergjithmone dhe komplet, qe shprehet bukur me fjalen shqip e-tërë.


Fellone felon i pabesë/tradhtar
Fjale e formuar nga fe+lon ( fe+lënë), pra qe ka lene besen dhe fene. Ai qe linte fene dhe besen ne ato kohe, ishte pikerisht tradhetari, i pabese/i pafe etj etj.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA





Fondare fandare themeloj
Themelimi qe tregon bazën, pra i hedh themelet, apo hedh fund-in e dickaje. Pikerisht kjo fjale vjen nga fjala fund e gjuhes shqipe. Nga kjo fjale kemi me pas dhe fondamentale etj etj




Frenare frenare frenoj
Kjo fjale e ka rrenjen tek fjala fre e gjuhes shqipe, qe tregon per fret e kalit, pasi perdorej per te ndalur kalin ne cdo moment. Freri i kalit u perdor me pas edhe per makinat si fre, frena.



Grano grano gruni
Po nga kjo fjale ka dale edhe fjala latine granaio, qe tregon hambarit e grurit. Pra rrenja shqip e fjales eshte grun
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA





Lago lago liqen
Liqeni ka uje dhe pasja e ujit eshte shprehur nga fjala shqip lag. Fjala lag tregon ne kete rast ujin dhe vete liqenin.
Nga fjala lag e shqipes ka dale emrin per liqenin ne shume gjuhe europiane.


shqip - lag/lak
italisht - lago
spanjisht - lago
anglisht - lak
frengjisht - lac ( lak)
Pra sic shihet te gjitha gjuhet kreysore te Europes fjalen liqen, e kane nga fjala lag, e dialektit toks, gjuhet latine italiane dhe spanjolle dhe nga lag gegerisht gjuha franceze dhe angleze.


Laguna laguna laguna
Ajo ka uje ashtu si edhe liqeni dhe origjinen e kane nga fjala lagunë e shqipes, qe tregon se jane me uje apo të laguna. Kjo fjale ne kete menyre gjendet ne dialektin geg, te laguna.



Lavare lavare lava
Kjo fjale perdoret ne gjuhet latine per te treguar larjen e rrobave, apo edhe te sendeve te tjera dhe vetvetes. Edhe shqipja e ka te sajen foljen lava dhe me nje rrenje tek folja laga, pasi ajo tregon dhe njomjen me uje apo larjen.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA ( Folja LE )

Folja LE


Me foljen le, te gjuhes shqipe jane formuar me qindra fjale me kuptime nga me te ndryshmet. Folja le/lë, eshte folje rrokore dhe kaq shkurt dhe me kete kuptim gjendet vetem tek shqipja. Ajo gjendet ne format e zgjedhura te te tashmes dhe te shkuares. Folja , e zgjedhuar ka krijaur shume fjale te tjera.


unë lash ne lamë
ti le ju latë
ai/ajo la ata/ato lan/lanë

Me poshte serish disa shembuj te formimit te ketyre fjaleve nga rrenja le e gjuhes shqipe.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA

Tani mbetet vetem te zbulohet se cila gjuhe lindi tjetren...

:dong: :dong:
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA

Tani mbetet vetem te zbulohet se cila gjuhe lindi tjetren...

:dong: :dong:

Gjuha e shkruar, latinishtja, u bazua ne formimin dhe krijimin e saj ne nje gjuhe te folur, ne gjuhen qe e fliste populli ???


Ti akoma ke dyshime se kush ka lindur perpara, gjuha e folur apo e shkruar ???:top:
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA ( Folja LE )





Lanciare lançare lëshuan
Kjo fjale perbehet ne rrenje nga fjala shqip , qe ne te shkuaren sjell lan ( lanë).



Languire languire lëngoj
Per dike qe eshte i lan, i lënë, vetem ne shtrat, i mbetur vetem ne shtrat per shkak te semundjes se tij dhe per kete po vuan, po lëngon



Lascare lashare lëshoj
Kjo fjale perdoret edhe ne gjithe gjuhet e tjera latine ne kete forme, por te gjitha dukshem rrenjen e kane tek folja shqipe , e cila ne te shkuaren merr trajten lash.
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA (Peremri vetor, NE )





Noi noi ne
Fjala ne, gjendet ne disa gjuhe, por ne forma te ndryshme, te cilat kane nje rrenje te perbashket:


Shqip - ne
italisht - noi
frengjisht - nous (shqiptohet nu)
spanjisht - nos
 
Titulli: Latinishtja dhe SHQIPJA





Marito marito burrë
Edhe kjo fjale eshte bazuar mbi fjalen marr te shqipes, si marrës i gruas. Pra burri merr gruan. Po keshtu kemi edhe marredhenien, po ne kete fjale kemi edhe martesë, si ne shqip edhe ne te gjitha gjuhet e tjera, qe gjithashtu e kane rrenjen tek folja marr e shqipes. Burri pra merr me nje ceremoni gruan ne shtepine e tij.



Materia materia materia
Kjo fjale gjendet edhe ne sanskritisht, por eshte nje fjale puro shqip. Rrenja e kesaj fjale eshte tek fjala mat e shqipes, se dicka mund te preket dhe mund te matet, pra eshte material i prekshem apo lëndë, materie. Materia eshte plotesisht e kunderta e asaj qe nuk mund te shihet, apo matet.




Maturare maturare rritur
Per nje njeri te pjekur dhe qe eshte i arsyeshem dhe qe flet aty ku i takon perdoret ne shqip fjala i matur, pra qe e mat fjalen perpara se ta thoje. I matur per fjalet qe con mund te jete vetem i rrituri, i cili eshte i pjekur, qe eshte edhe vete kuptimi i fjales. Italishtja per cudi nuk e ka foljen mat dhe nga gjuhet e tjera te cilat e perdorin sot kete folje, e ka vetem shqipja dhe vetem ajo mund t'ia jape kuptimin fjales.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top