Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Lidhjet nga largësia vijnë me një sërë problemesh dhe vërtet nuk është lehtë dhe e thjeshtë të mbahen. Pamundësia e ndarjes së çasteve të përbashkëta mund të sjellë në atë gjendje që të bëheni të pikëlluar dhe t’ju shkaktojë depresion. Mirëpo, megjithatë, ekziston “një dritë në fund të tunelit”.

Si ta mposhtni paragjykimin “larg sysh – larg zemrës” dhe të tregoni që dashuria e vërtetë dhe e sinqertë megjithatë gjithmonë triumfon?

Bisedoni me partnerin
Bisedoni sinqerisht me partnerin tuaj për ardhmërinë, madje edhe nëse jeni të sigurt që gjërat tani janë në rregull dhe nëse jeni mësuar me mënyrën e këtillë të jetesës.

Komunikoni rregullisht
Tani jetojmë në kohën kur teknologjia është shumë e avancuar dhe ekzistojnë mënyra të shumta komunikimi, transmeton Telegrafi. Zgjidhni njërën (apo edhe disa) dhe në mënyrën sa më të mirë shkurtoni kohën deri te takimi i ardhshëm me personin e dashur.

Bëni përpjekje
Përpiquni që të takoheni sa më shpesh që të jetë e mundshme. Deri sa jeni larg njëri-tjetrit, përpiquni që të bashkëpunoni në disa gjëra. Për shembull, shikoni njëkohësisht të njëjtin film dhe nëpërmjet skype-it apo mënyrave të tjera komentoni ngjarjet që zhvillohen në film, aktorët që i adhuroni, etj., qeshni apo pikëllohuni bashkërisht. Bëni surprizë me ndonjë letër apo dhuratë të cilën postieri do t’ia dërgojë deri në derën e banesës së tij.

Jetoni jetët tuaja
Jetët tuaja mos ia fshihni njëri-tjetrit: kohë pas kohe tregoni ku keni qenë, çka keni punuar dhe kë keni takuar. Në këtë mënyrë, edhe pse fizikisht jeni të ndarë, do të keni ndjenjën që jenë pjesë e jetës së partnerit.

(c) Telegrafi
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Artikulli nuk ka ndonje vlere por titulli i temes mund te ngjalle diskutime.


Diskutim te kendshem!
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Per mua eshte mit.
Larg syve shume afer zemres, flas nga eksperienca personale.
E vertete qe njeriu ka nevoje te preke, perjetoje cdo moment dashurine por eshte akoma me e vertete qe dashuria di te prese, di te kete durim, di te mposhte largesine fizike.
Si perfundim dashuria nuk varet nga largesia fizike, varet shume me teper prej gjithsecilit prej nesh, si e perjetojme ne ate e mbi te gjitha si duam ta perjetojme ne ate.
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Ate cfare dashuron zemra,syri s"ia fshin ,as largon dot,sepse thjeshte kjo e fundit ka perdor syte e saj per ta arrit ate qe do.
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Tani them te drejten ne kete pyetjen e shtruar ceshtja e largesise eshte paksa ceshtje relative sepse ne kete ceshtje luajne rol edhe kohezgjatja e largesise dhe faktori njeri.

Une per vete nuk them se eshte e pamundur ama rastet ekstreme (kshu te rralla) asnjehere nuk perbejne gjykim te drejte ngase si raste ekstreme vazhdimisht na paraqiten.

Mendoje se dashuria ne njefare menyre eshte e lidhur edhe me njefare menyre si ushqimi apo uji. Pra, kshu ne pergjithesi ne mungese te tyre njeriu ndjen uri dhe etje. Pra nese ne nuk ushqehemi rregullisht eshte normale se do na cfaqen telashe. Ne njefar menyre teknologjia ka dhene mundesine e afersise ama teknologjia ka mberri derui ne ate mase saq munde ta spjegojme permes nje shembulli konkret jetesore. Psh. nje te urituri nuk munde te ja shuash urine nese ja ve menyne para! Poashtu te eturit nuk munde ti shuash etjen sado kova me uje te ja derdhesh ne qafe!

Pra, ne largesi dhe kohezgjatje te medha them se do kete carje dhe shkarje te cilat po te jene te shpeshta edhe munde te thellohen dhe munde te kemi edhe ndonje shkermoqje.

Jam nga ata persona qe dua te besoje se ceshtje thelbesore e mos them primare ne nje dashuri apo jete cifti eshte edhe ajo jeta e ciftit mbrenda dhomes se gjumit. Pra kem te bejme me nje nevoje qe ta ndjesh ose te te ndjeje. Pra jane gjera qe nuk se kompenzohen. Ke nevoje ta ndjeshe dhe aromen tek e fundit.

Ne pergjithesi jam i mendimit se keto largesite sjellin edhe me shume deme se sa vetem mall. ;);)
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Pajtohem me diskutimin e kitrra...varet nga kohezgjatja e largesise...dhe jo vetem distanca ne kilometra....Dashuria duhet te ushqehet...dhe nuk behet dot nga distanca
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Zemra eshte ajo se vendos ,madje mund ta quaj dhe mbret te botes.Pamvarsisht largesis , ajo qe ndjejme ne zemer per njerz qe duam, nuk mund ta zbet largesia asnjeher.Nese do kishim fol per nje perjudhe kohe te viteve me par,edhe do pajtohesha deri dikun,por tani eshte koha elektronikes dhe nuk paraqet asnje problem largesia..... me rendesi me zemer te jeshe afer.:D
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Eshte relative. Une flas nga ana shoqerore me shume.
NQs je larg veprimtarise se jetes te shoqes/shokut mund dhe te largohesh, ne fakt largohesh se thjesht ne zemer pa fol e pa e pare smbahet per sh kohe ndoshta me te njejten sasi dashurie si ne fillim. Por sot qe flasim nonstop e shifemi ne kamer mund dhe te jesh me prane me dike larg sesa me dike qe e sheh cdo dite.. Kshu ne cift sja kam sh iden, ...
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Nese ska perpjekje nga te dyja anet...si cdo gje merr fund edhe raporti mes dy personave
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Nese nuk ushqehet dashuri dhe mund te largohet nga zemra por disa dashuri dhe pa komunikuar fare thjesht si harron dot se largon dot ate ndjenje qe ke per ate person se esht nje ndjenje qe ste vjen cdo dite .. ndersa per shoqerin larg syve larg zemres sido te jet puna ftohen gjerat un shoh me shoqet e mija ne ishim pothuaj 24 ore bashke ishim shum te lidhuar po tani nrm qe nepermjet fb se sdim taman se cfar perjetojme :hi:
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Dashuria eshte nje ndjenje qe pret, duron...ah jemi ne qe nuk e bejme dote kete gje :)

por dashuria e larget te ndez te ben te padurueshem, te ben te enderrosh te krijosh iluzione te bukura, por cfare calon eshte se nderkohe qe ti je ne re-ne e dashurise ne qiellin e shtate edhe pse larg, ndoshta ai/ajo tjetri nuk eshte ne sinkron me te njejtat ndjenja te tuat...e ti nuk e di, e ti kerkon te dish, kerkon te behesh xheloze e nuk behesh dot, kerkon te te dashuroj por nuk e merr dot sic ti e do.....dashuria ne largese mund te jetoje apo mbijetoje por nese zemra rreh ne largesi, mund te shperthej kur e kemi afer...... :lov
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Shpirterat tane jane nje gje e vetme
dhe nese do ta dish,
nuk do te ndahen kurre.
Ne agimin e shndritshem
ne fytyren tende vezulluese
gjej zemren time.

i tha ai para se te shkonte......por nuk u kthye me !
Dhe ajo jetoi cdo dite me shpresen se nje dite ai do kthehej serisht por tashme per ti thene qe i kish munguar....

largesia vret nese koha eshte e gjate.....tret cdo gje
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

"Gjeja me e tmershme e largesise eshte se nuk e di nese i mungon ose te ka harruar."
 
Titulli: Larg sysh – larg zemrës – e vërtetë apo mit?

Per Mu Esht E Vertet, kam nje memoritkeqe edhe nese e dua nje njeri me gjith forcen e shpirtit nuk ja mbaj mend mir fytyren.Keshtu mka ndodh vet personalisht
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top