MasteR
I'm offline
-
- Anëtarësuar më
- Apr 8, 2011
-
- Mesazhe
- 13,856
-
- Reagimet e mara
- 2,566
-
- Vendndodhja
- Invisible...
Në një kohë kur në treg janë rritur gjithnjë e më shumë kërkesat për tabletë të rinj, kompania Intel ka zgjedhur panairin e Computex në Tajvan për të prezantuar laptopin e saj Keely Lake, i cili Brenda pak sekondash transformohet në një tablet.
Nga të dhënat që janë publikuar deri më tani mund të themi se ky laptop i Intel ka një ekran 12.1-inch me prekje, një processor Cedar Trail dhe teknologjinë WiFi Display, që të lejon të shohësh një film pa e patur atë në arkivë apo në disk, por duke e marrë atë nga një tjetër laptop i ngjashëm, vetëm falë WiFi.
Nuk ka asnjë informacion lidhur me kohën kur pritet të dalë në treg ky laptop Keeley Lake i Intel, apo edhe për çmimin e tij.
publialb.com