Ado
FISEBILIL-LAH
Qeveria e Kosovës, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë dhe UNDP të martën do të lansojnë bashkërisht projektin “Kthimi dhe Ri-integrimi në Kosovë”.
“Kthimi dhe ri-integrimi në Kosovë” (RRK) e vazhdon dhe e plotëson asistencën e ofruar më herët si dhe atë të tanishmen për kthim të qëndrueshëm dhe ri-integrim të personave të zhvendosur në Kosovë, thuhet në një komunikatë të UNDP-së.
Për projektin në fjalë, Zyra Ndërlidhëse e KE-së ka dhënë 3.3 milionë euro për të përkrahur procesin e kthimit dhe ri-integrimit në Kosovë, në partneritet të ngushtë me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, e cila kontribuon me 1.1 milionë euro. Ky projekt do të implementohet nga UNDP-ja, e cila merr pjesë me kontributin prej 0.4 milion eurosh.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për një shoqëri të qëndrueshme multietnike në Kosovë ku agjencitë qeveritare ofrojnë shërbime publike të barabarta (përfshirë edhe shërbimet sociale dhe ato për zhvillim të komuniteteve) për të gjithë qytetarët.
Në një periudhë prej 21 muajsh, Projekti do të implementohet në katër komuna: Istog, Fushë Kosovë, Pejë dhe Gjilan.
Synim i veçantë i projektit është që të mbështes kthimin e qëndrueshëm të personave minoritarë të zhvendosur përbrenda si dhe të refugjatëve gjithashtu. Ky synim do të arrihet veçanërisht përmes ngritjes së kapaciteteve zhvillimore dhe përmes përfshirjes së aktorëve shtetëror dhe jo shtetëror në nivelet qendrore dhe komunale, si dhe përmes fuqizimit të strukturave administrative dhe të mekanizmave përgjegjës në realizimin e projekteve komunale, theksohet në këtë komunikatë. /Telegrafi/