Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lansohet fushata për promovimin e Kosovës (video)

Kompania izraelite "Satchi & Satchi" ka përgatitur fushatën pasi ka fituar tenderin në vlerë prej 5.7 milionë euro.


Në prani të kryeministrit Hashim Thaçi, presidentit Fatmir Sejdiu dhe përfaqësuesve të kompanisë "Saatchi & Saatchi", të hënën është lansuar kampanja për promovimin ndërkombëtar të Kosovës.

Fushata është përgatitur nga kompania izraelite "Satchi & Satchi" pas një tenderi që ka fituar vitin e kaluar nga qeveria e Kosovës, në vlerë prej 5.7 milionë euro, me ç'rast reklama e televizionit do të fillojë të emetohet në kanalet e mëdha televizive ndërkombëtare, siç janë CNN, BBC World News, Euronews, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport. Më vonë reklamat për shtyp do të publikohen në revista me renome ndërkombëtare, si në "The Economist" dhe "Newsweek".

[YOUTUBE]gqEUDeZJSCE[/YOUTUBE]

Përqendrimi primar gjeografik i kampanjës me moton "Kosova. Evropianët e rinj", do të jetë në Evropë dhe SHBA, ndërsa më vonë gjatë vitit do të ketë përqendrim në disa vende të caktuara- ka njoftuar kompania "Saatchi & Saatchi".

"ثshtë një mundësi e mirë që Kosova e shfrytëzon për herë të parë me miqtë e saj, për të prezantuar hartën e vjetër të Evropës, për të prezantuar Evropën e re, apo plan të ri, me këtë energji të Kosovës të prezantojë shtetin e saj, të prezantojmë ambiciet e saj, prezantojmë dëshirën e saj që të ec lirshëm dhe të bashkëngjitet fuqishëm me bashkësitë e vendeve të botës demokratike", tha me këtë rast presidenti Sejdiu.

Kurse kryeministri Thaçi tha se me fillimin e kësaj kampanje mediale bëhet promovimi ndërkombëtar i Republikës së Kosovës para rrjeteve më të shikuara televizive botërore.

"Sot së bashku me ju bëjmë promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Sot ne prezantojmë para rrjeteve më të shikuara televizive, imazhin e ri të Kosovës, imazhin e shtetit të ri të Kosovës, imazhin e Kosovës të pavarur, sovrane, demokratike dhe multietnike", tha kryeministri Thaçi. /Telegrafi/
 
me ki impresionuar me kete video kosove e shenjte ju uroj suksese
 
shume bukur eshte e pregaditur
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back