Lancohet me sukses Discovery

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

NASA ka lansuar me sukses anijen kozmike amerikane "Discovery" me shtat anëtarë në bord në orbitën e tokës, e cila të dielën duhet të arrijë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Lansimi i "Discovery" është anuluar dy herë, njëherë për shkak të problemeve në rezervuar dhe herën tjetër për shkak të motit të keq që kaploi rajonin e Floridës, megjithatë në tentativën e tretë anija u lansua me sukses.

Anija u nis nga qendra hapësinore "Kennedy" pranë Cap Canaveral në Florida duke arritur në orbitë brenda një kohe të shkurtër prej tetë minutash e gjysmë.

Në anije përveç gjërave të nevojshme për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar ka edhe një palestër, e cila do t'u ndihmojë astronautëve të ruajnë formën e mirë fizike.
*Telegrafi*
 

Attachments

  • f.0829110859225_m.jpg
    f.0829110859225_m.jpg
    24.1 KB · Shikime: 4
Mire mo mire , dakort qe u lancua , por ne shqip thuhet u leshua apo u hodh ,
se pastaj pas disa vitesh do thone brezat e ardhshem ja dhe nje fjale shqipe qe na kane vjedhur te huajt.
 
ti ke mbaruar per gjuhe letersi vlla?
thuaj gazetarit qe ka shkruar artikullin leshua
 
Back
Top