Lamtumirë nga Kosova, Doktor!

Love

βeℓℓe â๓e
Berat Buzhala

timthumb.php


E vetmja mënyrë që Partia Demokratike e Kosovës ta humbë pushtetin në Kosovë, është nëse Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet publikisht, siç ndodhi me mbështetjen që kjo lidhje ia dha Sali Berishës në Tiranë.

Fotoja e Arben Gashit duke votuar ne Tirane, jam i bindur që do të futet në antologji si mbështetja më komike që një subjekt politik i ka dhënë një subjekti tjetër politik.

Nëse Sali Berishës i duhet pak ngushëllim në këto momente padyshim të rënda për të, atëherë e siguroj që një pjesë e LDK-së në Kosovë dhe gazeta Bota Sot do ta trajtojnë si kryeministër të Shqipërisë edhe pasi Edi ta marrë mandatin. Nuk jam i sigurt nëse kjo gjë i hyn në xhep, por Kosova kaq mund të bëjë për të.

Përndryshe, unë personalisht jam i bindur që Berisha e ka bërë një punë të mirë për Shqipërinë gjatë mandatit 2005-2009. Unë personalisht mendoj, gjithashtu, se Berisha e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ndërtimin e rrugës së Kombit, projekt të cilin aq shumë e ka urryer Erion Braçe dhe lloji i tij. Pra, Berisha, me të mirat dhe të këqijat e tij do të futet në histori si një kryeministër absolutisht ‘interesant’ dhe polarizues. Emri i tij do të lidhet ngushtë me tranzicionin shqiptar.

Mirëpo, assesi Berisha nuk do të futet në histori si shenjtor, siç e konsideron një pjesë e LDK-së, e sidomos Bota Sot. Berisha është një vdekatar, i rrethuar prej fëmijëve mëkatarë, siç rrethohet pothuajse secili lider shqiptar. Para se gjithash është i rrethuar me cenet tipike shqiptare, siç janë urrejtja për rivalin dhe urrejtja për kompromisin. Megjithatë, tash jo më Shqipëria, por Berisha ndodhet në një udhëkryq personal.

Ky është stacioni i fundit për këtë politikan të shekullit të kaluar që të përshëndetet me politikën në mënyrë paqësore, duke kaluar në heshtje dhe pa shumë zhurmë atje ku tashmë ndodhen Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe pensionistë të tjerë. Të mos flasë këtu për kolegët e tij rajonalë që më nuk ndodhen as në këtë jetë, si Ibrahim Rugova, Franjo Tugjman, Sllobodan Millosheviç e të tjerë personalitete të kësaj plejade politikanësh që shënuan zhvillimet historike të fundit të shekullit të kaluar.

Në anën tjetër në dorën e Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë do të duhej të ishin projekte të pafundme. Nuk dua të merrem asnjë çast me punët e tij brenda territorit të Shqipërisë. Për atë e gjykojnë qytetarët shqiptarë, pas katër vjetësh. Mirëpo, mendoj se është obligim i yni që të përzihemi nga pak kur janë në pyetje interesat mbarëshqiptar, e sidomos Shqipëri – Kosovë.

Doktori në pjesën e dytë të mandatit si duket i gjendur nën presion nga Niki Kaçurreli kishte filluar të luante pa kurrfarë shije me kartën e Bashkimit Kombëtar, kartë e cila padyshim se kishte reperkusione edhe në skenën politike kosovare. Besoj që nuk e kemi harruar ende tangon nacionaliste të zhvilluar në Shkup, në mes të Hashim Thaçit dhe Sali Berishës. Sigurisht, Thaçi, i kishte nevojat e tij. Fundamentalistët e Vetëvendosjes.

Prandaj, po shpresoj shumë që Rama do ta kapë ndryshe ketë çështje, jo ashtu në mënyrë brutale dhe banale, siç po e bënte Berisha. Unifikimi i shqiptarëve nuk bëhet me retorikë nacionaliste as nga Shkupi, as nga Mitrovica e as nga Kukësi. Një gjë e tillë nuk mund të bëhet as duke dhënë mesazhe paternaliste, siç shpesh e kishte zakon ta bënte Berisha.

Ky fundit po përdorte të arriturat teknologjike dhe sociologjike te dy tri viteve të fundit, siç ishin smartphonat dhe rrjetet sociale, për të përçuar mesazhe të viteve të 90?ta. Kjo nuk është një gjë që nuk bëhet, sepse Facebook’u dhe Twitter durojnë edhe gjëra banale, por është krejtësisht jashtë kohës.

Vikendin e fundit qëndrova në jugun e Shqipërisë. Plot të rinj me pyetën me kureshtje se si është jeta e natës në Prishtinë. Si janë çmimet në Kosovë. Sa kohë do nga kufiri deri Kryeqytetin e Kosovës. Si janë rrugët? Po gocat? Pra, këto janë sfidat e Ramës në mandatin e tij.

T’i sjellë ata të rinj në Prishtinë…

Misioni i Ramës në raport me Kosovën duhet të jetë ndryshimi i konceptit. Le të shkojnë drejt e në arkiva të historisë edhe qasja e Fatos Nanos, e edhe ajo e Sali Berishës. Këtyre të dyve na mbetet vetëm që t’u themi faleminderit për çfarë keni bërë.

* Autori ka punuar gazetar dhe është deputet në parlamentin e Kosovës
 
Titulli: Lamtumirë nga Kosova, Doktor!

Arben Gashin kur permend ky mut me vjen me vjell arben gashi o elit per ty o llapoq ..

Arben Gashi oshte njeri i dyte i partise se Ibrahim Rugoves ne Kosove e ti kush je injorant
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top