Lamtumirë meshkuj!

Love

βeℓℓe â๓e
Fundi i burrave?
Ekspertët parashikojnë se meshkujt do të zhduken brenda 5 milionë vjetësh dhe se procesi ka filluar tashmë

Studimi

Zhdukja-e-meshkujve-1-150x150.jpg
Zhdukja-e-meshkujve-2-150x150.jpg
Zhdukja-e-meshkujve-3-150x150.jpg
Zhdukja-e-meshkujve-4-150x150.jpg


Meshkujve do të na duhet t’u lëmë shëndenë, shprehet një grup shkencëtarësh. Profesoreshë Xheni Graves madje shkon më larg, duke thënë se specia mashkullore po shkon drejt zhdukjes.

Dhe lajmi i keq nuk përfundon këtu, sepse procesi duket se ka filluar tashmë. Ekspertët australianë shprehen se brishtësia e kromozomit se.ksual mashkullor do të çojë drejt zhdukjes së tyre.

Femrat përmbajnë dy kromozome X që në vetvete kanë nga 1000 gjene. Kromozomi Y filloi duke përmbajtur po aq gjene sa homologu i tij femëror. Por me kalimin e miliona viteve kromozomet u shpërbënë duke mbetur vetëm 100 gjene në kromozomin Y të meshkujve modernë. Kjo përfshin gjenin SRY, i cili përcakton përfundimisht nëse embrioni do të jetë mashkull apo femër.

Për më tepër, teksa femrat kanë dy kromozome X, meshkujt kanë vetëm një kromozom Y.

Ky është çelësi, pasi ekzistenca në çift e kromozomit X, i lejon atij të bëjë rregullime të rëndësishme. Në mungesë të një miku, kromozomi Y e ka të vështirë të ndreqë gabimet e veta ndaj del nga funksioni.
se.kseve përfundimisht. Ajo thotë se brishtësia e kromozomit mashkullor Y, nënkupton se burrat po shkojnë drejt zhdukjes.

Profesor Graves parashikon lëvizje midis numrit të gjeneve te kromozomet femërore dhe mashkullore.

Në një leksion publik profesoresha u shpreh: “Kam lajme të këqija për të gjithë meshkujt në sallë, të cilat do të bëhen edhe më të këqija”.

Në fjalën e saj në Akademinë Australiane të Shkencës, profesoresha e përshkroi kromozomin e vetëm mashkullor Y si “vjetërsirë”. Ajo thotë se me kromozomin mashkullor ka ndodhur një aksident evolucionar.

Megjithatë ka edhe disa lajme të mira.

Kërkuesit e demonstruan me një stimulim kompjuterik zhdukjen e kromozomit X mashkullor me kalimin e miliona viteve.

Profesoresha Graves e vlerëson kohën që do të marrë ky proces në 5 milionë vjet, pas këtij momenti të gjithë meshkujt do të zhduken.

Të tjerë ekspertë i paralajmërojnë meshkujt të mos i kapë paniku. Profesor Robin Lovel-Badge, një ekspert i kromozomeve ****uale nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore në Lodër, thotë se studimet kanë treguar se prishja e funksionit të kromozomit X do të ndodhë në seri. Ai tregon se kromozomi Y nuk ka humbur asnjë gjen që prej të paktën 25 milionë vjetësh. Profesor Robin Lovel-Badge shprehet: “Për mendimin tim, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

Profesor Kris Mason, nga Universiteti i Londrës, thotë se edhe pse kromozomi Y do të pësojë një prishje, kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar, pasi pas aq shumë miliona vjetësh mjekësia do të ketë arritur në nivelin e saj më të mirë dhe do të bëjë të mundur zbulimin e kurës së duhur.

Ai thotë: “Pesë ose gjashtë milionë vjet janë një kohë e mjaftueshme për një shkencëtar mjekësie të prodhojë ilaçin magjik që do të shmangë zhdukjen mashkullore”.

Nga ana tjetër, profesoreshë Graves ka teorinë e saj të zgjidhjes. Ajo thotë se kur kromozomi Y të shpërbëhet, një tjetër kromozom do të ketë marrë rolet e tij duke çuar kështu në krijimin e një specieje të re njerëzore.

Kjo teori ka tashmë një precedent të vetin në natyrë, në formën e një miu japonez, i cili i mbijetoi humbjes së kromozomit të tij Y. “Në fakt, procesi mund të ketë filluar në disa grupe të izoluara njerëzish”, shprehet profesoresha Graves.
G.Shqip
 
Titulli: Lamtumirë meshkuj!

ha ha

paskemi kohe shyqyr :p
 
Titulli: Lamtumirë meshkuj!

Fundi i burrave?
Ekspertët parashikojnë se meshkujt do të zhduken brenda 5 milionë vjetësh dhe se procesi ka filluar tashmë

G.Shqip

Vras mendjen se cfare do bejne femrat atehere. Seq kam nje pershtypje se do fillojne tu ngjiten drunjeve :liber:
 
Titulli: Lamtumirë meshkuj!

Vras mendjen se cfare do bejne femrat atehere. Seq kam nje pershtypje se do fillojne tu ngjiten drunjeve :liber:

Do behen lezbike :D do kete me pak divorce se "kuptohen" me mire :D
 
Titulli: Lamtumirë meshkuj!

Do behen lezbike :D do kete me pak divorce se "kuptohen" me mire :D

Nuk se eshte ceshtje e nje nate apo nje jave. Ma ha mendja se depresioni do jete ne ekstrem dhe do rritet vetvrasja e gocave per nje burre te vetem ;)
 
Titulli: Lamtumirë meshkuj!

Për më tepër, teksa femrat kanë dy kromozome X, meshkujt kanë vetëm një kromozom Y.

Kromozomi i 23 i mashkullit esht XY nuk esht vetem Y. Ai qe e ka shkruar artikullin e ka shkruar me kemb....
Y esht mashkullori,X femerori.

cariotipi-small.jpg
 
Titulli: Lamtumirë meshkuj!

Kromozomi i 23 i mashkullit esht XY nuk esht vetem Y. Ai qe e ka shkruar artikullin e ka shkruar me kemb....
Y esht mashkullori,X femerori.

cariotipi-small.jpg

Lexoje te gjithe artikullin BoOoMBAStiCK pasi studimi esht stimulim jo vendimtar

Për më tepër, teksa femrat kanë dy kromozome X, meshkujt kanë vetëm një kromozom Y.
Kërkuesit e demonstruan me një stimulim kompjuterik zhdukjen e kromozomit X mashkullor me kalimin e miliona viteve
 

Attachments

  • cariotipi-small.jpg
    cariotipi-small.jpg
    88.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Lamtumirë meshkuj!

Ne fillim thot "Për më tepër, teksa femrat kanë dy kromozome X, meshkujt kanë vetëm një kromozom Y."
Dhe e ka gabim!
 
Titulli: Lamtumirë meshkuj!

Kromozomi i 23 i mashkullit esht XY nuk esht vetem Y. Ai qe e ka shkruar artikullin e ka shkruar me kemb....
Y esht mashkullori,X femerori.

Ne fillim thot "Për më tepër, teksa femrat kanë dy kromozome X, meshkujt kanë vetëm një kromozom Y."
Dhe e ka gabim!


Femrat përmbajnë dy kromozome X që në vetvete kanë nga 1000 gjene. Kromozomi Y filloi duke përmbajtur po aq gjene sa homologu i tij femëror. Por me kalimin e miliona viteve kromozomet u shpërbënë duke mbetur vetëm 100 gjene në kromozomin Y të meshkujve modernë. Kjo përfshin gjenin SRY, i cili përcakton përfundimisht nëse embrioni do të jetë mashkull apo femër.

Për më tepër, teksa femrat kanë dy kromozome X, meshkujt kanë vetëm një kromozom Y.

Besoj qe duhet ta rilexosh me vemendje tekstin. Nuk po thot asgjekundi qe kromozomi qe vendos gjinine tek meshkujt eshte "Y" vetem, por po ben nje krahesim midis femres qe ka 2 x- e ka si pasoj 2000 gjena, me mashkullin qe ka vetem nje Y- dmthn 100 gjena (10 x me pak se sa femra qe ka "X"! ne vend te "Y")

I gjithe artikulli krahson X me Y, e cilat jane aftesite dhe difektet e X.

E patjeter qe nqs Y ka me pak material gjenetik, eshte me i predispozuar te kete difekte gjenetike, e me kohen kush e di se ca do ndodhi...
(Gjithsesi se besoj qe te perfundoj deri aty sa qe te zhduken meshkujt nga faqja e dheut. Sado qe semundjen shtohen dita dites, edhe shkenca po ecen me hapa te medha, e do gjej nje menyre te parandaloj keto probleme).
 
Titulli: Lamtumirë meshkuj!

Ta shfrytezojme kohen qe kemi me ta se pas 5 miljon vjetes sdo kemi me meshkuj :p:p do jem akoma ***y deri ateher :p:p
 
Pe: Lamtumirë meshkuj!

Puno sikur sdo vdesesh kurre dhe jeto sikur do vdesesh neser...

Mos mendoni per gjate lol
 
Keq puna per gjinine tone delikate te epokes se re...!
 
He mo cfare eshte kjo lamtumire? 🤔 keni ba zgjidhje 😛
 
Ju na keni prish ekuilibrin universal
Epo mbase thelle e thelle … nuk jemi edhe kaq te brishta sa na keni paint ju meshkujt.😜

Pastaj une mendoj qe ekuilibri eshte prishur qe me kohen ku meshkujt kishin dhe kane akoma dore masive ne abortimet per hir te gjinise… kap e nxirr femra ne mase dhe mbaj palen tjeter …. Kshuqe vetes ja keni bere them une . 🙂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top