Lame: Pronat në Jug janë ‘shqyer’ nga të majtë e të djathtë
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në një komunikim me mediat ditën e sotme ka folur gjerë e gjatë lidhur me çështjen e regjistrimit të pronave në bregdet, sidomos atë të jugut. Sipas Lames, në këto 27 vite pronat në bregdetin e jugut nuk janë regjistruar me qëllimin e vetëm që të shqyhen nga të majtë e të djathtë.
“Bregdeti i jugut është lënë jetë e mot i paregjistruar për t’u “shqyer” dhe me thënë të drejtën ia kanë dalë, ka funksionuar. Duke filluar që nga Vlora që vetë qyteti nuk është dixhitalizuar; në zonën e Orikumit ka një pjesë të regjistruar, pastaj Karaburun e tatëpjetë është jashtë sistemit. Në Porto Palermo ka dy zona të hedhura dhe pastaj përsëri janë të pahedhura duke përfshirë edhe Sarandën. Ka qenë mënyra për ta lënë jashtë sistemit dhe për ta shqyer pronën si kanë mundur dhe dashur në gjithë këto vite”, tha Lame.
Një ditë pas vizitës së ministrave Etilda Gjonaj e Fatmir Xhafaj dhe ambasadores Romana Vlahutin në Vlorë, Task-Forca nis verifikimet në këtë qark, duke filluar nga puna në Hipotekën e Vlorës.
Task Forca do të verifikojë dokumentacionin në Hipotekë dhe më pas do të procedojë me verifikimet në institucionet e tjera si dhe ne terren, ndërsa sipas Lames, Vlora është një nga qarqet me abuzimet më të mëdha të pronave.
Por Vlora nuk është qarku i vetëm që do të kalojë në sitë. Task Forca do të verifikojë mbi 30 mijë parcela në të gjithë vijën bregdetare të vendit.
“Problematike janë zonat e Velipojës e bregdetit të Lezhës, të Shëngjinit, zona e Kune Vainit, zona e ishull Lezhës, i gjithë Gjiri i Lalzit, zona e Kavajës, bregdeti i Semanit, bregdeti i Nartës, zona komplet të pahedhura në sistem, zona e Orikumit dhe një shigjetë e bregdetit të rivierës përgjithësisht i jugut”, theksoi Lame.
Qeveria ka pezulluar tërësisht regjistrimin e pronave bregdetare në hipotekë dhe po përgatit ndryshimet ligjore përmes të cilave do të shtetëzojë tokën e marrë abuzivisht.
“Nëpërmjet prefektëve dhe nëpërmjet Task Forcës së ngritur të bëjnë verifikimin e atyre që s’janë regjistruar ende. Ndërsa te ato të regjistruara të shohim se sa këta persona kanë qenë banorë të fshatit në vitin 1991, sesa i takonte të merrte tokë dhe se sa ka qenë tokë bujqësore në atë kohë”, nënvizoi kreu i Aluiznit.
(gazeta-Shqip.com)