Lajthitjet e Edi Ramës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Lajthitjet e Edi Ramës

Emir Progonati

Edi Rama ka filluar fushatën jo për zgjedhjet por për Reformën në Drejtësi të cilën ai e dëshiron përpara zgjedhjeve, duke injoruar kështu protestën e PD dhe ato të Zharzës.

Edi Rama shprehet:

“Habitem kur thonë se vetingun e do ky që po liron kriminelët, ata i lirojnë gjykatësit, vetingu është që gjykatësit të japin llogari dhe këtë nuk e japin para selisë së PS, por para komisionit që vëzhgohen nga SHBA e BE që nuk e lënë komisionin të çmendet.”



Me këtë retorikë Edi Rama po shpreh deshpërim të madh për kalimin e një reforme që ai vetë e ka premtuar për të ushtruar kontroll mbi gjyqësorin . Por ajo që thotë Edi Rama është në të njëjtën kohë mënyra më djallëzore për të futur në lojën e tij SHBA dhe BE si “xhelatët” përpara të cilëve do jepet llogari.

Dy problem ka këtu.

E para, Edi Rama e dorëzon institucionalisht drejtësinë ndaj dy entiteve nderkombëtare duke i kaluar atyre sovraitetin ligjor, ku pa-aftësia e politikanëve për të krijuar shtet na çoi në këtë derexhe.

E dyta, jo kaq shpejt Edi, pa kaluar reforma, konstitucinalisht as BE as SHBA nuk kanë fuqi ligjore të ushtrojnë juridiksion mbi gjykatat, pavarësisht se sat ë korruptuar janë gjykatësit.

Kjo është një lojë e ndyrë që të gjitha palët janë hutuar dhe duan të mbijetojnë në lojën politike.
 
Rama e ka mbyllur ciklin e vet dhe ne nje vend normal do te duhej te linte drejtimin e Qeverise. Problemi eshte qe ne s'jemi vend normal.

Darius
 
Rama me kete opozite qe kemi do fitoj serisht edhe 4 vite te tjera!!!
 
Cenim flagrant i sovranitetit. Si gjithmone politikanet e kane shitur vendin. E keqja eshte qe populli asnjehere se ka kuptuar ne kohen kur ka ndodhur por vetem ne nje kohe te mevonshme.
 
E me e bukura do te jete, qe situata do te dali jashte cdo kontrolli pasi ai po i prek shqiptaret atje ku nuk mban me, dhe keta nuk do t'ia dine me as per opozite, e as per miqte tane amerikane e evropiane.

Mjere ata qe ende presin nje Edi Rame tjeter.

P.S ...sikurse edhe po shpjegohet nga analistet ne emisionet politike, ....nga sot Shqiperia eshte ne KRIZE!!!

Darius

Darius
 
Turp opozites qe po con shqiperine per te disaten here ne regres
Kta kujdesen per karriget e tyre jo per fatin tone.
Mjere ne cfare na kane rene per pjese!!!
 
"Budallait, hapi rrugen!" ...dhe deri me sot shqiptaret i kane hapur rrugen. Por ju garantoj une qe nuk do t'ia hapin shume me gjate.

Qe te jem i sinqerte, nuk e kam fjalen fare per ato akrobacira politike sikurse aludohet me lart, por Ai do te mbahet mend si dikush qe u ul ne nje karrike te gabuar dhe ne nje kohe te gabuar.

Mejere ata qe u mashtruan prej tij!

Darius
 
Shqiperia duhet te jepet me koncension per administrim tek ndonje i huaj sepse shqiptaret pa u emancipuar e pa u mesuar se duhet bere shtet njehere ne funksion te tyre ....kurre skane per te ngritur koken e te ecin perpara.
Gjithkush mendon te fryje xhepin e tij ne kurriz te atyre qe i ndjekin pas...qofshin kta te majte a te djathte!!!
Ky vend ka ik per se koti vetem nga kasta politike qe ka , por edhe ata qe jane ne treg nje mall jane!
 
Lajthitjet e Edi Ramës !!!

Se mos èshtè hera e parè , ai lejohet se ka pashaporten e lajthitjes nè xhep.

I gjori populli Shqiptar nuk gjeti kurrè qetesi :(
 
Aman kur po i hapin rruge budallait "Cadraist" po i hapim edhe Rames se fundja 2 pune me men i ka bo. :D

Jo mi Qadra e do "kryeministrine " ne tavoline....se kuptoj i here pse nuk na i lene ti japim voten kujt duam dhe PIKE!
na merziten shpirtin.....ska popull te involvuar ne politike sa jemi ne!
 
Back
Top