Lajme te shkurtera nga Lezha ..

BeniT

Donatorë
Nderron Jete Njazi Reçi, Prefekti i Lezhes, Ish Krye Bashkiaku


Njazi Reci, prefekti i Lezhës ka ndërruar jetë në orët e pasdites teksa është goditur nga një atak kardiak. Edhe pas ndihmës së dhënë nga mjekët prefekti 64-vjeçar nuk ka mundur të shpëtojë.

LEZHE Ka nderruar jete ne moshen 64 vjecare prefekti i Lezhes Njazi Reci. Sipas burimeve zyrtare te policise se Lezhes prefekti nderroi jete pas nje ataku kardiak. Megjithese u soll menjehere ne spitalin ushtarak ne kryeqytet prefekti i Lezhes nuk I shpetoi dot vdekjes. Njazi Reci ne vitet 1996-2000 ka ushtruar detyren e kryetarit te Bashkise se Lezhes, kurse vitet e fundit ai ishte emeruar ne krye te prefektures. Njazi Reci ishte babai i tre femijeve. BallkanWeb
 
Lezhë, lirohet fëmija i marrë peng

Policia bën të mundur lirimin e 6-vjecari Marsel Prenga, i cili u mor peng një ditë më parë.
Fëmija mbahej peng në zonën e Gjadrit, nga 25-vjecari Gëzim Marku dhe lirimi i tij erdhi pas negociatave të drejtorit të Policisë së Lezhës.

Sipas informacioneve të fundit, policia ende nuk ka arrestuar Markun, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga burgu.

I mituri u mor peng ndersa po luante para shtepise se tij ne lagjen koder Marlekaj ne Lezhe.

Hetimet e deritanishme tregojnë se bëhet fjale per nje lidhje dashurie te nenes se femijes se rrembyer, e cila ka perfunduar keq. Ajo tashme po merret ne pyetje nga policia.


Top-Channel
 
Back
Top