Datëlindja e parë interiste, Lukaku do rekordin e CR7-ës
Romelu ka rihapur dhomën hiper barike. Më pak tapet rrotullues, edhe për gëzimin e atyre që banojnë në katin poshtë tij. Është rikthyer më në fund në fushë, me në mendje një rekord: të bëhet sulmuesi që ka shënuar më shumë gjatë dhjetë viteve të fundit në Serinë A (përveçse më shumë se të gjithë nga ata në aktivitet), në sezonin e tij të parë në Itali.

Do ishte për “Oskar”. Oskar si fizioterapisti i tij personal spanjoll që e ndjek si hije, edhe ku nuk shkojnë Antonio Konte dhe stafi i trajnerit, për të kuruar një fizik që më shumë se të tjerët, ka vuajtur gjatë periudhës së ndalesës.
URIME NË “APPIANO” – Lukaku dje festoi datëlindjen e tij të parë të jetë zikaltër. Urime në distancë, gjatë mëngjesit ndodhej në “Appiano” për një tjetër seancë prej 90 minutash. Një datëlindje (27-vjetori) që e gjen në ndjekje të Kristiano Ronaldos. Portugezi, dy sezone më parë kur erdhi në Torino, pas 25 javësh (ato të luajtura deri tani nga Interi) kishte shënuar 19 gola, dy më shumë se Lukaku këtë sezon. Në fund të turneut juventini do të arrinte kuotën 21. Megjthëse nuk ka qenë CR7 më i miri i dhjetëvjeçarit të fundit të Serisë A.
Mes debutuesve, më i zoti ka qenë Piontek, që ka prekur kuotën 22 gola. Objektivi është shumë pranë për Romelun, të cilit do i mjaftonin 6 gola për të shkruar një copëz të historisë së kohëve të fundit të kampionatit italian. Në pritje, Lukaku ka vendosur në radhë Ibrahimoviçin, Xhekon, Imobilen, Kualjarelën, më saktë më të mirën e panoramës aktuale, dhe ka barazuar shifrat e Higuainit. Meritë e dhomës hiperbarike, sigurisht. E Oskarit, Kontes dhe Lautaros. Por mbi të gjitha ka qenë vetë kolosi belg që ka mposhtur një pjesë të madhe të skepticizmit që e shoqëronte, së bashku me fantazmën e Mauro Ikardit.
PAUZË E GJATË – I mungon një copëz rrugë për të përshkuar, ata gola kundër të mëdhave që mbeten njolla e zezë e kampionatit të tij, boshllëku për t’u mbushur, hapi për t’u hedhur. Do e ndihmojë sërish Konte me bashkëpunëtorët, por s’do të jetë një punë e lehtë. Lukaku numëron rreth 100 kilogramë ose diçka më shumë: për të vrapimi në parkim është një “shëtitje”, për të rindezur motorin ka nevojë për hapësirë e kohë, javë dhe jo ditë.
SPRINTI – Në fund, mjafton të rikthehemi pak në të kaluarën për të gjetur një konfirmim. Ia vlen të kujtosh një nisje që në fillim të sezonit (pavarësisht e fshehur nga numri i golave) nuk ishte totale në planin fizik. Nuk mund të ishte, pas një sezoni të kaluar duke studiuar “divorcin” nga Mançester Junajtid. Sot jemi po atje.
Rikthimi në aktivitet të plotë i Lukakut nuk mund të jetë kurrë i lehtë sa ai i Sensit, normalisht. Vetëm se Interi ka nevojë për një sprint, kalendari do të jetë i ngjeshur, nuk ka kohë për t’u koklavitur. Duhet të japë 101%, ndoshta më shumë se të tjerët, nëse është e vërtëtë që dyshja me Lautaron ka rezultuar arma fituese e Interit të Kontes për një pjesë të mirë të sezonit.
PANORAMASPORT.AL