Lajme nga futbolli .

per cfare mund te lindin dyshime? Ai e ka pranuar vete me gjakftohtesi ate qe ka bere
 
Nuk e besoj, pse kur deshiron ai ta kete femije e ben femije ne te kundert e trajton si skllav? Ndoshta ka qene nen efektin e ndonje substance, mirepo kjo nuk i behet as nje te panjohuri Ai me duket thjesht pa ndergjegje, pa shpirt, lere pastaj cfare inteligjence me deficit ka
 
Nuk e besoj, pse kur deshiron ai ta kete femije e ben femije ne te kundert e trajton si skllav? Ndoshta ka qene nen efektin e ndonje substance, mirepo kjo nuk i behet as nje te panjohuri Ai me duket thjesht pa ndergjegje, pa shpirt, lere pastaj cfare inteligjence me deficit ka
Nuk e dim pasi nuk jan gjet ende arsyet se pse e dergoi veten te vepronte si kafshe per te bo ate krim makaber . Futbollisteve nuk u lejohet t perdorin substanca kshuqe sbesoj te ket qen i droguar ?‍♂️
 
Deklaratat e Kielinit nuk po kapërdihen lehtë në Itali, legjenda e Juventusit “fshikullon” kapitenin
Legjenda italiane, Marko Tardeli ka kritikuar kapitenin e Juventusit, Xhorxho Kielini për deklaratat e fundit të bëra kundër Mario Balotelit dhe Felipe Melos, si dhe për shprehje urrejtje kundër Interit.

Fjalët e Kielinit të cilat janë hedhur edhe në letër, në librin e tij autobiografik, kanë shkaktuar jo pak debat në botën e futbollit italian.

kielinii.jpg

Marko Tardeli, ish-futbollisti historik i Juventusit dhe Përfaqësueses Italiane, është personi i radhës që zgjedh të komentojë mbi këtë çështje dhe kritika e tij bie e gjitha mbi mbrojtësin italian të Juventusit.

“Më vjen shumë keq për deklaratën e Kielinit, që është kapiten i skuadrës kombëtare dhe Juventusit, si dhe një person kyç në Shoqatën e Futbollistëve.

Kundërshtari duhet të respektohet edhe në përballjet më të ashpra është diçka që kam mësuar nga kapitenët Zof dhe Skirea,” shkruan Tardeli në Twitter.





PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • kielinii.jpg
    kielinii.jpg
    44.8 KB · Shikime: 0
  • kielinii.jpg
    kielinii.jpg
    44.8 KB · Shikime: 0
Rifillimi i futbollit/ Bundesliga e Premier janë gati, ja situata në Europë
Bundesliga dhe Premier Liga janë gati të rikthehen në fushë. Në 16 ose 23 maj në Gjermani pritet rifillimi i kampionatit dhe në mes të qershorit rikthehet futbolli edhe në Angli.

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit ka prishur planet e futbollit në ligat më të rëndësishme evropiane. Federatat, ligat së bashku me mjekët dhe politikën në çdo vend po punojnë për të rifilluar futbolli. Nëse Seria A pritet të rikthehet në mesin e qershorit Bundesliga dhe Premier League janë më optimiste dhe janë gati të rifillojnë.
Për Bundesligën një vendim do të merret më 6 maj kur është përcaktuar edhe vendimi i qeverisë. Mbetet ideja për të rifilluar kampionatin më 16 ose 23 maj patjetër pa tifozë dhe me maksimumi 300 persona në stadium ndërsa skuadrat kanë filluar të stërviten.Në Gjermani kanë mbetur për tu luajtur edhe 9 ndeshje.
Në Premier League pjesa më e madhe e skuadrave duan të rifillojnë në mesin e qershorit kampionatin me stërvitjet që pritet të fillojnë më 18 maj. Pritshmëria është që të përfundojnë 9 ndeshjet e mbetura javën e parë të gushtit. Por lojtarët kanë frikë të rikthehen në fushë.Në Spanjë stërvitjet individuale ose në grupe të vogla do rinisin mes 8 dhe 11 majit dhe ndeshjet mund të rikthehen javën e treë të qershorit. Federata në Spanjë ka deklaruar se nëse do të mbyllet kampionati i vlefshëm do jetë klasifikimi aktual. Në Portugali kampionati do rikthehet më 30 maj ndërsa në Francë, Holandë,Belgjikë e Skoci sezoni është mbyllur para kohe
 
Qeveria jep dritën jeshile për rifillimin e kampionatit, Premier Liga përgatitet të rikthehet në fushë…
Një lajm shumë i mirë ka ardhur nga Anglia, pikërisht në lidhje me rifillimin e kampionatit, i cili është pezulluar për shkak të Koronavirusit.

Qeveria ka dhënë dritën jeshile që futbolli të ketë mundësi të rinisë pas datës 1 qershor, por sigurisht pa praninë e tifozëve, pra me dyer të mbyllura

Boris Xhonson dhe qeveria e tij kanë dhënë dritën jeshile për të rinisur futbolli profesionist nga data 1 qershor, duke zbatuar protokollet e parashikuara.

Një lajm shumë i mirë ky për skuadrat dhe Federatën angleze, që tashmë i është futur punës për rinisjen e kampionatit dhe për të caktuar një datë, e cila me shumë mundësi sipas mediave britanike do të jetë 12 qershori.

PANORAMASPORT.AL
 
Nuk bën pjesë më në planet e së ardhmes, Juventusi nxjerr në shitje sulmuesin
Juventusi ka vendosur të shesë sulmuesin brazilian Dugllas Kosta në merkaton e verës, raporton “Calciomercato”, një mënyrë kjo për të shpëtuar nga rroga e tij e lartë por dhe për të arkëtuar ca para nga vlera e kartonit të brazilianit.

dugllas-kosta.jpg
29 vjeçari i cili iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në vitin 2017 ka arritur të shënojë vetëm 9 gola në 90 ndeshje dhe një shitje e tij do ta lironte goxha Juventusin për sa i përket anës financiare.

KOSTA.jpg

Braziliani fiton plot 6 milionë euro në sezon. Dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë, çka do e ndihmonte goxha Juventusin në përballimin e krizës së koronavirusit.

Raportimi shkon dhe më tej duke zbuluar dhe një klub që interesohet për të që është PSG-ja, e cila ka si drejtor sportiv Leonardon, pra një bashkëkombës të Kostas që njihet goxha për “fiksimin” ndaj lojtarëve nga vendi i tij i origjinës.



PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • KOSTA.jpg
    KOSTA.jpg
    115.8 KB · Shikime: 0
  • dugllas-kosta.jpg
    dugllas-kosta.jpg
    27.2 KB · Shikime: 0
  • KOSTA.jpg
    KOSTA.jpg
    115.8 KB · Shikime: 0
  • dugllas-kosta.jpg
    dugllas-kosta.jpg
    27.2 KB · Shikime: 0
Ish-futbollisti i Barcelonës lë nam, poston gabimisht foto nudo me modelen superseksi
Ish-futbollisti i Barcelonës, Xhonatan Dos Santos, ka lënë nam në rrjetet sociale, duke postuar gabimisht një fotonë Instagram teksa puth të dashurën lakuriq në shtrat.

f-9-575x600.jpg
Mediat zbulojnë se vajza në shtratin e meksikanit që e puthi me dashuri është Amanda Trivizas, një modele me më shumë se 819,000 ndjekës në Instagram. Atë e krahasojnë me Kylie Jenner, për format e saj mbresëlënëse.

Futbollisti i cili është momentalisht pjesë e Los Anxhelos në MLS e ka fshirë menjëherë foton, por ajo tashmë është shpërndarë nëpër rrjete sociale.

PS.al
 

Attachments

  • f-9-575x600.jpg
    f-9-575x600.jpg
    33.4 KB · Shikime: 0
  • f-9-575x600.jpg
    f-9-575x600.jpg
    33.4 KB · Shikime: 0
Lojtarja e Teutës bën gjestin human, dhuron bonusin e FSHF-së për familjet në nevojë
Duke parë situatën emergjente, Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë një bonus prej 30 mijë lekësh për futbollistet femra. Ndonësë një periudhë të vështirë, Delma Muça, lojtarja e ekipit të Teutës, ka bërë një gjest human. Bonusin e marrë nga FSHF-ja, 15-vjeccarja ja ka dhuruar familjeve në nevojë.

Lojtarja.png
Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, Delma Mucca deklaroi: “Duke qenë se unë jetoj në një qytezë të vogël si Vora dhe shumë familje janë në nevojë bazike, mendova që të ndërmarr këtë nismë, dhe bonusin ta shpërndaj për familjet në nevojë.

Sigurisht që dua të falenderoj për këtë bonus federatën dhe presidentin e FSHF-së Armando Duka, por edhe familjen time që më mbështeti në këtë nisëm time që mora, sepse e vetme unë kursesi nuk do tja dilja. Ftoj të gjithë, për pak bamirësi duke qenë një periudhë mjaft e vështitrë për shkak të pandemisë. Gjithashtu jemi në një muaj të shenjtë të Ramazanit, për të bërë sadopak të lumtur këto familje në nevojë”.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • Lojtarja.png
    Lojtarja.png
    318.9 KB · Shikime: 0
  • Lojtarja.png
    Lojtarja.png
    318.9 KB · Shikime: 0
NGJARJE E RËNDË/ Ndërron jetë nga Koronavirusi sportisti 28-vjeçar
Ngjarje e rëndë në Japoni. Mundësi i ri, Sobushi ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshën 28-vjeçare. Ai rezultoi pozitiv për COVID-19 një muaj më parë teksa u shtrua menjëherë në spital.

r-ve-vedat-muriqi-karari-15892628015791589354937-1.jpg
Megjithatë, ai nuk u arriti t’i bëjë ballë këtij virusi, i cili ka ‘pushtuar’ globin edhe pse mjekët bën përpjekje të mëdha për ta shpëtuar sportistin e ri.

Sobushi e nisi karrierën e tij në vitin 2007 si anëtar i klubit ‘Tadakagawa’, dhe në veçanti nuk kishte ndonjë sukses të madh. “Ai luftoi deri në fund kundër kësaj sëmundje dhe ne si shoqatë i shprehim ngushëllime familjes së tij”, ka thënë kreu i shoqatës së sipërpërmendur.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • r-ve-vedat-muriqi-karari-15892628015791589354937-1.jpg
    r-ve-vedat-muriqi-karari-15892628015791589354937-1.jpg
    75.8 KB · Shikime: 0
  • r-ve-vedat-muriqi-karari-15892628015791589354937-1.jpg
    r-ve-vedat-muriqi-karari-15892628015791589354937-1.jpg
    75.8 KB · Shikime: 0
Granit Xhaka tërbon serbët me postimin e fundit, shikoni çfarë shkruajnë
Granit Xhaka ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, teksa shihet një qytetar shqiptar, i cili godet një letër higjenike, ndërkohë që në sfond dëgjohet komentatori duke komentuar golin e Xhakës me Zvicrën ndaj Serbisë në Botërorin e vitit 2018.

d-serbia-world-cup-2018_11tgv0zwq4kg3136x64qn1r6dd.jpg
“2 ALBANIANS 2-1 SRB”, shkruan në postim ku është etiketuar Xhaka. Postimi është shpërndarë nga mesfushori i Arsenalit, teksa kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe.

auto_auto_2222222222215893198271589350090.png

Ata shkruajnë se ky veprim i futbollistit nga Kosova është një provokim nga ana e tij. Xhaka kishte shënoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Serbisë në fitoren 2-1 në sfidën e Botërorit, teksa golin tjetër e shënoi Xherdan Shaqiri, i cili vulosi zyrtarisht tërbimin e sërbëve.
“Futbollisti zviceran me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka provokon përsëri serbët dhe Serbinë”, e nis ‘Telegraf.rs’ në këtë mënyrë shkrimin për Xhakën. “Ai ndau një video të mikut të tij në ‘Instagram’ duke komentuar golin kundër Serbisë në Botërorin në Rusi”, shkruan më tej media në fjalë.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • d-serbia-world-cup-2018_11tgv0zwq4kg3136x64qn1r6dd.jpg
    d-serbia-world-cup-2018_11tgv0zwq4kg3136x64qn1r6dd.jpg
    749.2 KB · Shikime: 0
  • auto_auto_2222222222215893198271589350090.png
    auto_auto_2222222222215893198271589350090.png
    785.2 KB · Shikime: 0
500 kilometra me autobus dhe 1500 euro shpenzime për lojtar, zbulohet plani i Bajernit për rinisjen e Bundesligës
Të dielën në pasditen e vonë (ora 18:00), Bajerni i Mynihut do të ndeshet në Berlin përballë formacionit të Unionit. Kampionët në fuqi të Bundesligës, duke parë se ende linjat ajrore nuk konsiderohen të sigurta për çështjet higjieno-sanitare nga frika e infektimit, kanë planifikuar të udhëtojnë për në kryeqytetin gjerman me autobus.

Bajerni.jpg
Në një situatë të pazakontë, klubi ka menduar të sakrifikojë pak për t’u siguruar lojtarëve kushtet maksimale, edhe pse ndryshe nga e kaluara, do të mungojë komoditeti i avionit. Distanca prej afro 500 kilometrash mund të jetë e gjatë për lojtarët, të cilët do të nisen nga Mynihu të premten në drekë dhe do të mbërrijnë në Berlin vetëm pak përpara mesnatës. Por skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flik do të ketë mundësinë të qetësohet për të paktën 24 orë të plota, përpara se të dielën të zbresë në fushë për të luajtur takimin e vlefshëm për javën e 26-të.

bajern5.jpg

E përditshmja gjermane “Bild” zbulon gjithashtu se hoteli në të cilin do të qëndrojnë lojtarët do të jetë i gjithi i rezervuar vetëm për skuadrën kampione (staf teknik, futbollistë, drejtues si dhe punonjës të nevojshëm për pajisje të ndryshme). Bajerni në hotelin e zgjedhur do të akomodohet për 3 net (e premte, e shtunë dhe e diel), një qëndrim që do t’i kushtojë klubit rreth 1500 euro për lojtar (500 euro nata për lojtar), duke përfshirë këtu edhe 5 vaktet që skuadra do të konsumojë. Kthimi për në Mynih i Bajernit do të bëhet ditën e hënë.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • Bajerni.jpg
    Bajerni.jpg
    131.6 KB · Shikime: 0
  • bajern5.jpg
    bajern5.jpg
    1.1 MB · Shikime: 0
  • Bajerni.jpg
    Bajerni.jpg
    131.6 KB · Shikime: 0
  • bajern5.jpg
    bajern5.jpg
    1.1 MB · Shikime: 0
Kompleks sportiv modern, shikoni projektin e klubit shqiptar për stadiumin e ri
Ballkani ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Kosovë këtë sezon dhe më meritë janë në vendin e parë, duke kryesuar Superligën e Kosovës.pjimage1.jpg

Tifozët të lumtur më këtë ecuri të skuadrës së zemrës, ditën e sotme kanë marrë edhe një lajm shumë të mirë nga kryesia e klubit.
Këta të fundi kanë prezantuar projektin e kompleksit të ri sportiv për Ballkanin, i cili duket shumë i bukur dhe modern. Një datë fikse për përfundimin nuk ka, por presidenti Arsim Kabashi ka thënë në profilin e tij zyrtar se inaugurimi do vijë së shpejti.

Pritet të jetë një nga komplekset sportive më të bukura në rajon, dhe Ballkani mund t’i zhvilloje aty stërvitjet dhe ndeshjet si vendas.

P.s.AL
 

Attachments

  • pjimage1.jpg
    pjimage1.jpg
    177.9 KB · Shikime: 0
Kur do shofim çik futboll me @Xhelozi se nuk u shtyka jeta pa çik futboll :p

Bona dhe abonim gjasme ket muj me supersportin ktu, u knoqa duke pa dokumentar si shumohen krokodilat ?
 
Kur do shofim çik futboll me @Xhelozi se nuk u shtyka jeta pa çik futboll :p

Bona dhe abonim gjasme ket muj me supersportin ktu, u knoqa duke pa dokumentar si shumohen krokodilat ?
Po kismet mer a mos po i hapin dyrt e adrenalines ?? se pz spo u rrijka pa e shajt naj lojtar.?
Jo po nagatomo jo kshu jo ashu ?
Qoje me nje kanal tjetet se po jipke milanin kunder intetit 6-0 ??
 
Sme ka marr malli fare per futbollin.. E ndalun fiks kur Interi lozte si skuadra fshatit tim
 
Po kismet mer a mos po i hapin dyrt e adrenalines ?? se pz spo u rrijka pa e shajt naj lojtar.?
Jo po nagatomo jo kshu jo ashu ?
Qoje me nje kanal tjetet se po jipke milanin kunder intetit 6-0 ??

???

Mir qe ka qen e vogel Dorina thuj dhe u rrit me Militon dhe Eton ? Un maj men per vete qe ne ate kohe kemi pas pa vetem kto kanalet e taljonit. Do sdo do u boje tifoz me i ekip italion. Ene un zgjodha Ronaldon (ate te vertetin, jo Interin qe mos keqkuptohemi ?) Kur nodhi kjo fatkeqsia, nk shkova nje jave ne shkolle, me iden se do u harrote, do ti qe barbonat mezi kishin prit qe te shkosha ne shkoll un e me masakrun ?

Ehhh, Nagatomo ka fillu me u mor me telenovela turke ?
 
Un hala e mbaj mend at golin e muntarit ku buffonit e kaloj doren 1 meter mrena vizes dhe ja anullun .?‍♂️ dit t'kqija kan me ardh po he ??
 
???

Mir qe ka qen e vogel Dorina thuj dhe u rrit me Militon dhe Eton ? Un maj men per vete qe ne ate kohe kemi pas pa vetem kto kanalet e taljonit. Do sdo do u boje tifoz me i ekip italion. Ene un zgjodha Ronaldon (ate te vertetin, jo Interin qe mos keqkuptohemi ?) Kur nodhi kjo fatkeqsia, nk shkova nje jave ne shkolle, me iden se do u harrote, do ti qe barbonat mezi kishin prit qe te shkosha ne shkoll un e me masakrun ?

Ehhh, Nagatomo ka fillu me u mor me telenovela turke ?

Dhe un nuk shkova te henen ne shkolle, te marten me prisnin ke byfeja shkolles tu ma bo me gisht sa hyra ne oborr??
 
???

Mir qe ka qen e vogel Dorina thuj dhe u rrit me Militon dhe Eton ? Un maj men per vete qe ne ate kohe kemi pas pa vetem kto kanalet e taljonit. Do sdo do u boje tifoz me i ekip italion. Ene un zgjodha Ronaldon (ate te vertetin, jo Interin qe mos keqkuptohemi ?) Kur nodhi kjo fatkeqsia, nk shkova nje jave ne shkolle, me iden se do u harrote, do ti qe barbonat mezi kishin prit qe te shkosha ne shkoll un e me masakrun ?

Ehhh, Nagatomo ka fillu me u mor me telenovela turke ?
?????lott ????? .tvinte inat me shku nshkoll per ket gjo se t bojshin bajat mes njerzve ??
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top