Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lajme nga futbolli .

Asllani, drejt largimit nga Interi

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi që në merkaton e dimrit.

Mesfushori shqiptar nuk e kaloi me sukses testin ndaj Real Sociedad dhe rezultatet u panë dhe në ndeshjen e fundit, kur trajneri Simone Inzaghi nuk preferoi ta aktivizonte as për disa minuta kundër ish-ekipit të tij.

Sipas portalit “Inter News”, nuk përjashtohet mundësia që Asllani të rikthehet tek Empoli në formë huazimi në janar, aty ku ndodhet dhe një nga tifozët më të mëdhenj të lojtarit, Aurelio Andreazzoli, me të cilin bëri dhe debutimin me ekipin e parë të toskanëve.

Mbetet për t’u parë nëse deri në janar, 21-vjeçari do të bindë teknikun Inzaghi, por shanset janë të pakta.

A2news.com
 
Shpërthen konflikti Osimhen-Napoli për një video tallëse në TikTok

Victor Osimhen dhe Napoli duket se do të ndahen në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Penalltia e humbur nga nigeriani ndaj Bologna-s dhe reagimi i tij i ashpër ndaj trajnerit kur u zëvendësua, treguan se diçka nuk shkon mes sulmuesit dhe trajnerit. Por, duket se çështja është më e thellë se kaq.
Napoli postoi dje në TikTok një video ku tallej me Victor Osimhen për 11-metërshin e humbur në barazimin 0-0 ndaj Bologna. Edhe pse më pas klubi italian e fshiu videon, dëmi ishte bërë.

Ndër të parët që reagoi ishte menaxheri i Victor Osimhen, i cili theksoi se Napoli i kishte shkaktuar një dëm të madh imazhit të lojtarit me atë video dhe shtoi se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj klubit.

Ndërkohë, vetë Osimhen ka fshirë nga Instagrami i tij çdo foto që e lidh me Napolin.
Shiko fotografinë osimhen.mp4


A2news.com
 
Milani në krye të Serie A… përkohësisht
Milani ka marrë 3 pikët e radhës në Serie A teksa ka fituar 1-3 në transfertë ndaj Cagliarit edhe pse e nisi ndeshjen me shumë mungesa, madje dhe në disavantazh. Cagliari shënoi i pari që në minutën e 29 me anë të Luvumbo.
Megjithatë, kuqezinjtë arritën të reagojnë duke përmbysur gjithçka. Okafor barazoi rezultatin, ndërsa më pas shënuan edhe Tomori e Loftus-Cheek. Me këtë fitore, Milani i bashkohet Interit në krye të renditjes me 15 pikë, por zikaltrit do ta luajnë në mbrëmje ndeshjen e javës së gjashtë.

Ndërkohë, Empoli i shqiptarëve ka marrë fitoren e parë teksa ka mposhtur Salernitanën 1-0. Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, Shpendi, ishte në formacion, ndërsa gjeti edhe rrugën e rrjetës, por goli u eliminua për pozicion jashtë loje.

Pikët e plota i mori edhe Atalanta e Gjimshitit, e cila fitoi minimalisht 0-1 në transfertë ndaj Veronas.

A2news.com
 
Grabiti vilën e Ronaldos, por jo Messin. Rrëfehet ‘skifteri’ shqiptar: Nuk e vodha se kisha respekt-1000-0-1699298638xcasa-messi-100.jpg
Në Spanjë, futbollistë të famshëm si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Alvaro Morata e Karim Benzema kanë rënë pre e grabitësve, që kanë hyrë në rezidencat e tyre, teksa yjet e La Ligas ishin të angazhuar në fushën e lojës.

Në disa prej rasteve grabitësit kanë qenë shtetas shqiptarë, të cilët veprojnë në zonat luksoze të Marbella, Madrid, Valencia e Barcelonës.

Pikërisht njëri prej “skifterëve” shqiptarë më në zë, i cili njihet me nofkën “Alberto” është rrëfyer në një intervistë për gazetarin Carlos Quílez, në podcastin 'Sumario Abierto' të gazetës spanjolle El Español.

Fillimisht grabitësi shqiptar, i cili pretendon se kontrollon një rrjet prej 100 “skifterësh” ka rrëfyer grabitjet në shtëpitë e Benzema, Ronaldos dhe Johan Cruyff.

“Ne e grabitëm Benzemën në rastin kur ai nuk na kapi. Ne gjithashtu tentuam të vidhnim shtëpinë e Cristianos në Madeira, por plaçka nuk ishte joshëse", tha Alberto.

Më pas ka treguar se në vitin 2012, hynë në shtëpinë e Cruyff, pa e ditur se ishte e tija dhe se dolën prej aty me vetëm 20.000 euro sende të vjedhura. Sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp dhe arritën të kuptonin se me kë kishin të bënin.

Më pas ai ka treguar sesi i është shmangur tundimit për të vjedhur shtëpinë e tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi.

Kreu i bandës së grabitësve nga Shqipëria dhe Kosova, i cili aktualisht është në arrati tha se shmangu “pleshtin” argjentinas nga lista e tij sepse kishte shumë respekt për të.
“Rreth një vit më parë të tjerë më ofruan (për ta vjedhur) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta parë, sepse e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij. Pikë”.

Më tej, skifteri shqiptar ka zbuluar se ka parandaluar edhe të tjerë që ta grabisnin rezidencën e Messit.

“Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit që më kërkonin mendim, por nuk mund t'i ndaloj të gjithë... Për aq sa kam mundur t'i ndaloj jam shumë krenar.”


A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 5 35.7%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 7.1%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 2 14.3%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 42.9%
Back
Top