Lajme nga futbolli .

U ti rrofsh sa malet😆😆😀😂😂
Se ma bëre zemrën mal😆😆😀
Alamet urate më ke dhënë😍😍
Asgjë të lutem 😁😁
me vin mir për ty që të bëhet zemra mal e me vjen keq për veten që nuk e ngjit dot atë mal 🙄😂😂
 
Asgjë të lutem 😁😁
me vin mir për ty që të bëhet zemra mal e me vjen keq për veten që nuk e ngjit dot atë mal 🙄😂😂
Zotëri i nderuar e i rrespektuar😋😂😂
Edhe unë ëndërroj një si Tom Hardyyy 😞😞💔💔😡😡
Për fatin tim të keq,nuk e arrij dott.
Ëndrrat,ëndrra mbesin 😀😆😆😂😂😂
 
Zotëri i nderuar e i rrespektuar😋😂😂
Edhe unë ëndërroj një si Tom Hardyyy 😞😞💔💔😡😡
Për fatin tim të keq,nuk e arrij dott.
Ëndrrat,ëndrra mbesin 😀😆😆😂😂😂
Mir atë e di une se dhe une qe i vogël ëndërroj Eva Mendes , por qe ngushllohem me ca të kap rrugës 😂😂😂😂
 
Juventus bën paqe me UEFA, heq dorë nga Conference LeagueUEFA-JUVENTUS-PAQE_frame_1636-1280x720.jpg
Juventus dhe UEFA bëjnë paqe. Me bardhezinjtë që hoqën dorë nga krijimi i Superligës së Europës, palët janë ulur në tryezën e diskutimeve, për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe për të ecur përpara.

Një delegacion i avokatëve të klubit u takuan me përfaqësues të konfederatës së futbollit, për të gjetur zgjidhjen rreth shkeljes së pretenduar të fashikullit për marrëveshjen e vitit 2022, ku italianët akuzoheshin për licencim të parregullt dhe thyerjen e rregullave të Fair Play Financiar.

Takimi që nisi si testim i situatës rezultoi mjaft pozitiv, aq sa doli edhe hipoteza e arkivimit të akuzave, pa marrë asnjë masë ndëshkimore. Në këmbim Juventusi duhet të heqë dorë nga pjesëmarrja në edicionin e ri të Conference League, ku u kualifikua pavarësisht penalizimit me 10 pikë në kampionat.

Për momentin janë thjesht spekulime dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar, por sinjalet e para u dhanë nga UEFA. Emri i Juventusit nuk u përfshinë listën e skuadrave pjesëmarrëse në Conference League. Më pas, organi që drejton futbollin europian saktësoi se bëhej fjalë vetëm për një gabim njerëzor. Por, aq mjaftoi që të hidheshin dyshimet e para se kjo i paraprin asaj që do të ndodhë.
Të mësuar në arenën e madhe të futbollit, te Juventusi do të hiqnin dorë me dëshirë nga turneu i tretë për nga rëndësia. Kjo do të bënte që ekipi të përqendrohej vetëm te kampionati dhe në kupë, për tu rikthyer në Champions League
A2news.com
 
Në Spanjë janë të sigurt, Mbappe prezantohet në korrikmbappe-1280x720.jpg
Kylian Mbappé pritet të transferohet te Reali i Madridit dhe prezantimi do të bëhet më 23 korrik. Ky është lajmi që vjen nga mediat spanjolle, sipas të cilave 24-vjeçari ka vendosur përfundimisht të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Yllit të sulmit i ka mbetur vetëm një vit kontratë te Paris Saint Germain, me klubin që i vendosi ultimatum, për të rinovuar kontratën ose për të nisur negociatat për shitjen, në mënyrë që të mos e humbasë me parametër zero. Të vendosur përballë dëshirës së lojtarit që të luajë te Reali, francezët janë gati të pranojnë ofertën.

Madrilenët do të paguajnë 200 milionë euro për kartonin e Kylian Mbappé, të cilave u shtohen edhe 50 milionë euro në formë bonusesh. Francezi cilësohet pasardhësi ideal për të zëvendësuar Benzema te gjigandët spanjollë.

Përveç përforcimit me yje, te Reali po mendojnë edhe për të ardhmen e stolit. Trajneri Carlo Ancelotti do ta drejtojë ekipin edhe për sezonin e ri dhe prej vitit 2024 do të marrë drejtimin e Brazilit
Në Madrid kanë përzgjedhur edhe pasardhësin e italianit. Stoli do t’i besohet Xabi Alonso-s, që sezonin e kaluar debutoi në stolin e Bayer Leverkusen. Puna e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e presidentit Perez, që është gati t’i besojë stolin, për një përzierje perfekte mes të kaluarës dhe së ardhmes.


A2news.com
 
Newcastle për “shopping” te Milan, pas Tonalit kërkon edhe mbrojtësin kuqeziKR-THEO-HERNANDEZ-OFERTE-NGA-NEW-CASTLE_frame_921-1280x720.jpg
Nuk ka qetësi tek Milani! Merkato e verës ka nisur e zjarrtë për kuqezinjtë. Pas largimit të Ibrahimovic, Diaz dhe Tonali, Milani nuk po gjen qetësi. Emri i radhës që mund ti jap lamtumirën kuqezinjve është mbrojtësi i krahut të majtë Theo Hernandez.

Për francezin kanë mbërritur shumë oferta në klub por deri tani asnjë nuk ka bindur drejtuesit kuqezi. Pas United dhe Atletico Madridit, së fundmi garës i janë shtuar Sheikët e Newcastle që duan të marrin shërbimet e lojtarit. Edhe pse operacioni duket mjaft i vështirë, për ta lënë të lirë futbollistin, Milani kërkon një ofertë faraonike, jo më pak se 100 milionë euro.

Për momentin anglezët ende nuk e kanë dhënë ofertën zyrtare dhe e gjitha kjo mbetet një hipotezë. Hernendez ka rinovuar së fundmi me kuqezinjtë me një pagë prej 4 milionë euro neto dhe mbetet një nga gurët e themelit të skuadrës së Piolit, megjithatë përballë një oferte tunduese, klubi i Jerry Cardinale vështirë se do të thoshte jo.

Përveç Theo Hernandez, Newcastle ka shfaqur interes dhe per Frederico Chiesa. Futbollisti i Juventusit nuk ka marrë hapësirat e duhura tek italianët, kjo për shkak dhe të dëmtimit të tij në gjurin e majtë. Siç raportohet futbollisti do të takohet me drejtuesit bardhezi javën e ardhshme dhe më pas do të vendosë për të ardhmen. Për Kiessen kanë shfaqur interes dhe klube të tjera europiane si Liverpool apo Bayern Munchen.

A2news.com
 
✍️ Marco Bellinazzo (Il Sole 24 Ore)

"Situatë e rrezikshme ne boten e futbollit, arabët duan të krijojnë një ligë që konkurron direkt me Premier League"

Jemi në një fazë unike, historike, e cila do të krijojë një kufi midis futbollit që ka ekzistuar më parë dhe futbollit që do të vijë. Tani ka një tundim që klubet në vështirësi të shkojnë dhe të fitojnë para duke hequr dorë nga lojtaret e tyre.

Rreziku, sidoqoftë është për të shteruar ligat e tjera, vetëm Premier League e mban konkurrencën. Shumë lojtarë shkojnë në klube që janë në pronësi të PIF, e cila ka blerë 75% të klubeve kryesore saudite.

Qëllimi është krijimi i një lige arabe që mund të konkurroje direkt me Premier dhe te kaloje La Liga Liga e Bundesligën. UEFA po monitoron një situatë shumë të rrezikshme dhe nuk ka kundërmasat e duhura.

Mendojmë se Fair Play-i financiar së shpejti do të reformohet: flasim për qëndrueshmëri, nga ana tjetër klubet arabe vijnë për të blerë lojtarët më të mirë. Ky lloj rreziku meriton një përgjigje të ndryshme.

Po futemi ne nje moment te rrezikshem historik sepse PIF zoteron 600 mld euro dhe ka ne dore gjithcka tani!

Kthehuni pak mbrapa dhe rilexoni se cfare tha Cristiano Ronaldo. Plani i ishte shpjeguar me kohe, ashtu si Karim Benzemasë"
 
Lëvizja e papritur në merkato, Cuadrado një hap larg Interit




Pas tradhtisë së Lukakut, Interi po mendon të hakmerret ndaj futbollistit belg dhe është shumë pranë zyrtarizimit të Juan Cuadrados. Mediat italiane e bëjnë të sigurt se kolumbiani ka gjetur akordin me zikaltrit dhe është vetëm një hap larg kalimit në Milano.
Siç raportohet, Interi i ka ofruar një kontratë 1-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2,5 milionë euro, një ofertë që e ka joshur kolumbianin dhe ka pranuar të bëhet pjesë e skuadrës zikaltër, ndërsa brenda kësaj jave do të hedhë dhe firmën në kontratën e re.

Cuadrado luajti me fanellën e Juventusit që nga viti 2015, ndërsa mbajti shiritin e kapitenit dhe në disa ndeshje me fanellën bardhezi. Edhe tifozët juventin nuk janë pajtuar me këtë transferim, ndonëse lojtari vjen si transferim i lirë tek Interi pasi kontrata me Juven i përfundoi këtë verë.
Ai kishte oferta dhe nga Amerika apo Arabia Saudite, por dëshira e tij ishte të qëndronte në Europë. Me shumë gjasa, brenda kësaj jave, 35-vjeçari do të mbërrijë në Milano për të vendosur detajet e fundit të

A2news.com
 
STRATEGJIA/ Futbollistët marrin miliona në Arabi, por gratë dhe familjet i dërgojnë të jetojnë në vendin ku mund të bëjnë jetë nate.


Kampionati i Arabisë Saudite është kthyer në epiqendrën e merkatos gjatë muajve të fundit, duke afruar shumë yje të futbollit botëror, teksa i paguajnë me shifra marramendëse. Nuk është rastësi që emra si Kristiano Ronaldo, Karim Benzema, Marcelo Brozoviç apo N’Golo Kante, kanë vendosur që të vazhdojnë karrierën e tyre në kampionatin arab.ffsdfsdfdsfdssfdfdsfsdfsd.jpg
Por ndërkohë, familjet e shumë prej tyre, duket se nuk do të jetojnë në vendin saudit. Shkak bëhen ligjet e rrepta që janë në këtë vend islamik, që ndalojnë sjellje me të cilat ata janë mësuar në Europë.

Mediat britanike raportojnë se shumë prej futbollistëve që janë transferuar së fundmi në Arabinë Saudite, kanë zgjedhur që familjet e tyre t’i dërgojnë në Bahrejnin fqinj. Distanca jo shumë e largët mes dy shteteve dhe sigurisht edhe financiare për të udhëtuar me avionë privat nga një vend në tjetrin rregullisht, i ka shtyrë të marrin këtë vendim pasi Bahrejni ofron një jetesë që nuk e lejon Arabia Saudite.

Atje ka zona të veçanta shopingu luksoz, zona për jetë nate ku konsumohet pa probleme alkooli si dhe lagje e vila të izoluara për të jetuar në komoditet të plotë, pa harruar edhe plazhet e pishinat, ku të gjithë mund të kalojnë kohën siç janë mësuar edhe ne Europë, pa shumë nga kufizimet me të cilat jetojnë ata të cilët janë zhvendosur në vendin saudit.

PANORAMASPORT.AL
 
🚨🚨E FUNDIT/ZYRTARE: UEFA PËRJASHTON JUVENTUSIN NGA CONFERENCE LEAGUE!!

Për klubin edhe një gjobë prej €20M prej të cilave €10M të lidhura me rezultatet ekonomike.
 

Rrufe në qiell të hapur, Mancini “braktis” kombëtaren italianeMancini-itali-1024x576.jpg

Tërmet në futbollin italian. Trajneri i kombëtares, Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm nga drejtimi i ekipit. Komunikimin zyrtar e ka dhënë federata, e cila ka bërë të ditur se pasardhësi do të shpallet në ditët në vijim .

Lajmi vjen si një rrufe në qiell, më pak se dy javë pasi tekniku u emërua kreu i projektit të Club Italia për të koordinuar të gjithë sektorin e futbollistëve të rinj deri në U20 .
Pavarësisht kontratës deri në vitin 2026, Mancini i befasoi të gjithë dhe u largua pas 5 vitesh me triumfe dhe dështime të mëdha si fitorja e Euro 2020 dhe mospjesëmarrja në Botërorin e Katarit 2022.

Menjëherë pas këtij lajmi kanë nisur dhe dilemat se kush mund të jetë pasuesi dhe emrat më të lakuar janë Luciano Spalletti, i cili udhëhoqi Napolin për të fituar Scudetton dhe Antonio Conte, pa ekip pas divorcit pranveror me Tottenham.

“Federata Italiane e Futbollit njofton se ka marrë parasysh dorëheqjen e Roberto Mancinit nga posti i trajnerit të kombëtares italiane, të marrë dje në orët e vona të mbrëmjes.
Kështu përfundon një faqe e rëndësishme në historinë e Azzurrit, e cila filloi në maj 2018 dhe përfundoi me finalet e Ligës së Kombeve 2023; në mes, fitorja në Euro 2020, një triumf i arritur nga një grup në të cilin të gjithë individët ditën të bëhen ekip.

Duke marrë parasysh angazhimet e rëndësishme për kualifikueset e UEFA Euro 2024, FIGC do të shpallë emrin e trajnerit të ri kombëtar në ditët në vijim”, shkruhet në njoftimin e federatës.

A2news.com
 
WhatsApp-Image-2023-08-12-at-21.31.10-1080x720.jpeg
Ndeshja miqësore Partizani-Roma, e fituar nga ekipi italian 2-1, u mbyll me secilin ekip me nga 10 futbollistë, por jo për shkak dëmtimi.
Preka i Partizanit u dëmtua, trajneri Zekic kërkoi të fuste sërish në lojë Bilalin, që ishte zëvendësuar pak më parë, por arbitrat nuk pranuan sepse konsiderohet gabim teknik.
Në situatën e krijuar, ku Roma do të luante rreth 20 minuta me një lojtar më shumë, Jose Mourinho ndërhyri duke nxjerrë nga loja mesfushorin e tij Aouar, duke bërë që të dy ekipet ta mbyllnin takimin me nga dhjetë lojtarë.

Një gjest për t’u vlerësuar nga “The Special One”…

A2news.com
 
Na luan Interi vs Egnatia (Egatja) 😂😂
Ku jane interistat se u shiten biletat
 
🚨ZYRTARE🚨
Caicedo ➡️ Chelsea

Merr fund telenovela, me Chelsea që bën një ofertë prej 130M€ dhe Brighton që do ruajë një % për shitje të ardhshme.

Lojtari do firmosë një kontratë deri më 2031 me opsion për ta rinovuar deri në 2032.


Me pak fjal ka pjerdh futbolli !
 

Sa euro në sekond, minutë dhe ditë do të fitojë Neymar? Zbulohen shifrat​

neymar.jpgNeymar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Al-Hilal, nga e cila do të përfitojë 300 milionë euro në sezon, duke e kthyer atë në një nga lojtarët më të paguar në botë.

Negociatat nisën javën e kaluar, u përshpejtuan gjatë fundjavës dhe tashmë gjithçka është konfirmuar. Marrëveshja e brazilianit me klubin e tij të ri është me shifra marramendëse. Në një sekond, sulmuesi merr afro 4,8 euro.
Neymar do të jetë gjithashtu edhe imazh i vendit që do ta mirëpresë.

Në Arabinë Saudite ai do t’i bashkohet të tjerë yjeve të futbollit si Cristiano Ronaldo, Mahrez, Karim Benzema, Kante apo Mané

A2news.com
 

Attachments

  • neymar.jpg
    neymar.jpg
    145.9 KB · Shikime: 0
🚨 E pabesueshme! Këtu është lista e çmendur e përfitimeve që Al Hilal do t'i ofrojë Neymarit pas transferimit të tij:

➡ 3 makina luksoze: një Bentley, një Lamborghini dhe një Aston Martin

➡ Neymar kërkoi gjithashtu 4 Mercedes G Wagon

➡ Një shtëpi me 25 dhoma

➡ Një pishinë 40x10 metra

➡ 5 punëtorë me kohë të plotë për shtëpinë e tyre

➡ Një shofer për të dhe të afërmit e tij 24/7 dhe 365 ditë në vit

➡ 80,000 € për çdo fitore

➡ 500.000 € për çdo postim në rrjetet e tij sociale që promovon Arabinë Saudite

➡ Al-Hilal gjithashtu do të paguajë për të gjitha udhëtimet dhe kohën e lirë të Neymar dhe do të paguajë të gjitha shpenzimet që ai mund të bëjë në hotele ose restorante.

➡ Një avion privat për të dhe familjen e tij.

Çfarë jete eee

(AS)
 
Vihemi me bast qe do humbii?
 
Sa mendon se do dalin?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top