Lajme ekonomike nga Kosova

Aver

.
V.I.P
Pagat dhe standardi i ulët, shkaktarë të migrimit

Eurooo.jpg


Pagat e ulëta në Kosovë, po pamundësojnë një standard më të mirë jetësor për qytetarët e këtij vendi, thonë ekspert të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas tyre, janë pagat e ulëta njëra nga arsyet që qytetarët e Kosovës po ikin nga vendi dhe po kërkojnë jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është 441 euro, derisa sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 230 euro.
Agon Nixha, hulumtues i avancuar në Institutin “RIINEVST”, tregon se nga anketat që kanë zhvilluar, është nxjerrë si përfundim se pagat që të punësuarit në Kosovë marrin janë të pamjaftueshme për të jetuar një jetë me standard mestar. “Këto paga janë shumë të vogla dhe qytetarët e Kosovës me këto të ardhura e kanë të pamundur të mbijetojnë dhe ta sigurojnë bukën e gojës. Megjithatë, krahasuar me shumë qytetarë tjerë që janë të papunë, këta që punojnë qëndrojnë më mirë sesa ata që janë të pa punë. E dimë se rreth 40 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të papunë”, thekson Nixha.
Gjatë muajve të fundit një numër i madh i qytetarëve të Kosovës janë larguar nga vendi.
Sipas rezultateve preliminare të një hulumtimi që është duke e realizuar Instituti “RIINVEST”, tregon Nixha, janë pagat e ulëta dhe gjendja e vështirë ekonomike dhe sociale, arsyet kryesore që qytetarët po ikin nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian.
Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare për vitin 2013, rezulton se konsumi për kokë banori gjatë vitit 2013 ishte 1402 euro, që i bie jo më shumë se 116 euro në muaj, ndërsa konsumi për ekonomi familjare është 7625 euro, që në muaj është 635 euro.
Përfaqësues të organizatave joqeveritare thonë se me të ardhurat mujore që kanë familjet në Kosovë, mund të përmbushin vetëm nevojat elementare.
Kryetari Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se duhet të përmirësohet kjo gjendje, në të kundërtën qytetarët do të vazhdojnë të lëshojnë vendin.
“Sa vlejnë këto para që qytetarët marrin si pagë mujore tregon më së miri fluksi i madh i qytetarëve që po e lëshojnë vendin. Me këto para që ata marrin mund të përmbushin vetëm nevojat elementare. Autoritetet e Kosovës duhet të marrin masa urgjente dhe ta përmirësojnë këtë gjendje ekonomike dhe sociale”, thekson ai.
Në anën tjetër, edhe qytetarët tregojnë se pagat që ata marrin, janë të pakta për të mbuluar shpenzimet.
Shqipdon Kastrati nga Prishtina, thekson se çdo muaj fuqia blerëse po bie dhe shporta e konsumit në familjen e tij është më e varfër. “Pagat janë të ulëta për të arritur që të blesh të gjitha gjërat e nevojshme. اmimet janë të larta. Nëse nuk janë dy apo më shumë paga në një familje vështirë se mbijeton në Kosovë”, shprehet ai.
Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore të vitit 2014, Kosova në krahasim me vendet e rajonit, Bruto Produktin Vendor për kokë banori e ka më të ulëtin, dhe atë 3815 dollarë amerikanë. /Rel/Telegrafi/
 
Titulli: Lajme ekonomike nga Kosova

Kosova humbi mbi 110 milion euro investime në kesh

Shiko fotografinë 1841331

Mbi 110 milionë euro kesh, Kosova i ka humbur për vetëm gjashtë muaj. Kjo humbje ka shkak largimin e investitorëve të huaj nga Kosova.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera më e ulët e investimeve të huaja direkte në gjysmën e parë të vitit 2014, kryesisht i atribuohet edhe shitjes së aksioneve të disa prej kompanive të huaja që operojnë në Kosovë, rezidentëve kosovar, por edhe shpërndarjes së super dividendës nga disa prej kompanive të huaja.

Tërheqja e investimeve dhe largimi i investitorëve nga Kosova është shqetësuese edhe për zyrtarë e shtetit. Gazmend Mejzini, ushtrues detyre i Agjencionit për Investime dhe Përkrahje të Bizneseve, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), thotë se këto statistika duhet të na shqetësojnë shumë dhe të mendohet për oferta e mundësi të reja për investitorët e huaj.

“Definitivisht është vlerë shumë e madhe, definitivisht është shumë që neve në Kosovë duhet të na shqetësoj, duke e ditur rëndësinë e joshjes së investitorëve të huaj në vendin tonë… Ne duhet të bëjmë çmos dhe jemi duke bërë çmos që ti rishikojmë të gjitha strategjitë, të i rishikojmë të gjitha ato plane, ato aktivitete të cilat i kemi ndërmarr, që të dalim me një ofertë sa më të mirë sa më joshëse”, ka thënë Mejzini.

Mejzini thotë se nuk kanë mundësi ti ndalojnë investitorët nga ikjet, por do të mundohen që atyre të ju ofrojnë kushte më të mira. Ai vlerëson se duhet të krijohen pako fiskale sa më joshëse.

“Ne nuk mund të themi se mund ti ndalim qind për qind këta investitorë nga ikja, ose eventualisht gjetja e një tregu më të përshtatshëm për ta, por ne do të ju ofrojmë kushte ndoshta edhe më të mira se sa që ju ofrojnë fqinjët tanë… Të rishikohen politikat fiskale, të ofrojmë një pako sa më joshëse”, ka thënë ai.

Në anën tjetër,Arian Zeka , kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se institucionet tona që kanë për obligim mbushjen e arkës së shtetit kanë vizione afat shkurtra.

"اfarë kemi vënë re nga institucionet tona vendore, çofshin ministritë, çofshin agjencitë e tjera, përfshirë edhe agjencitë për mbledhjen e të hyrave që fokusi i tyre është shumë afat shkurtër, gjithçka e analizojnë në përfitimet afat shkurtra duke konsideruar edhe të hyrat buxhetore. Ne nuk kemi një vizion afatgjatë, kemi pa shtetin e Maqedonisë që ofron lirimin nga pagesat e tatimeve të ardhurave në korporata për dhjetë vite të tatimeve të tjera, duke përfshirë edhe tatimin në të ardhura personale për dhjetë vite, e mandej edhe ofrohen lehtësira të tjera, ofrohet tokë, etj.”, ka thënë Zeka.

Largimi i investitorëve, sipas Zekës, ndikon edhe në imazhin e Kosovës.

“Unë këto largime i konsideroj jashtëzakonisht të dëmshme në aspektin e imazhit. Largimet e tyre e pengojnë edhe më tej këtë proces. Ka shumë dispozita ligjore të cilat nuk janë të qartësuara sa duhet, të cilat lënë vend edhe për interpretime të dyfishta, interpretime të cilat zakonisht nxirren në favor të vetë institucioneve, të cilat nxjerrin ato vendime jo në favor të bizneseve”, ka thënë Zeka.

Edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), thotë se Kosova nuk po di ti trajtoj investitorët e huaj.

"Kosova nuk po di ti trajtoj investitorët. Kjo po dëshmohet nga viti në vit, sepse nga viti në vit kemi më pak investime, largim apo tentim për tu larguar nga Kosova. Rastet më të reja janë kur disa investitorë tash po shkojnë, e kanë marrë rrugën të shkojnë në Hungari dhe Bullgari dhe të kthehen dhe pikërisht për shkak të trajtimit jo të mirë nga institucionet shtetërore të Kosovës dhe agjencitë e ndryshme që kanë të bëjnë dhe që janë të lidhur me bizneset në forma të ndryshme”, ka thënë Shahini.

Ai po ashtu ka marrë shembull rastin e minierës së Goleshit, ku Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte marrë vendim për të marrë nën menaxhim këtë minierë, e kjo ka bërë që investitori të largohet nga Kosova.

“Kemi raste rastin me të ri të mbylljes të një fabrike që është fabrika Golesh që ka lënë më shumë se 200 punëtorë pa punë dhe mbi 50 prej tyre tash janë rrugës për migrim dhe janë në kufij, pikërisht për shkak të vendimeve të një anshëm një vendim i cili e ka sjell këtë investitor të huaj të mendon që të ik nga shteti i cili ka investuar më shumë se 28 milion euro vlera të ndryshme e që këto janë të vërtetuara nga auditorët e pavarur dhe të cilat janë të pranuar nga Agjencioni i Privatizimit”, ka thënë Shahini.

Shahini thotë se Qeveria duhet ta mendoj seriozisht që të mbyllet Agjencioni për Privatizim dhe të rishikohen të gjitha ato shkelje që kanë ndodh. Ai beson që mbyllja e saj do të shpëtoj Kosovën, për arsye se atje ka pasur keqpërdorime dhe humbje të vazhdueshme të bizneseve vendore dhe atyre të huaja.

burimi
 
Titulli: Lajme ekonomike nga Kosova

Shyqyr qe lexojm nai lajm nga kosova ketu ne forum pasi duhet te jesh i mir-informum ne lidhje me kosoven ne menyqe qe te besh investime te reja ne Wall St.
 
Titulli: Lajme ekonomike nga Kosova

Kosova ka 257 mijë hektarë me ara

Bujqesi_B2-690x460.jpg


Regjistrimi i bujqësisë është kryer në 34 komuna të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në katër komuna në Veri të Kosovës (Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut) regjistrimi nuk ka mundur të kryhet, për shkak se këto komuna refuzuan të marrin pjesë.
Sipas rezultateve paraprake të regjistrimit të bujqësisë të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se Kosova ka 129,220 ekonomi bujqësore, sipërfaqe e përgjithshme e tokës së shfrytëzuar për prodhim bujqësor është 257,639 hektarë. Kosova ka 253,234 krerë gjedhe, 169,927 dele, 29,085 dhi, 2,695,344 shpezë.
Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi theksoi se qëllimi i këtij regjistrimi ishte që të mblidhen statistika të detajuara për strukturën e ekonomive bujqësore në Kosovë. Sipas tij, një informacion i tillë është vendimtar për zhvillimin e politikave bujqësore në Kosovë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Kujtim Shala theksoi se realizimi i këtij projekti siguron të dhëna që i kanë munguar Kosovës për kohë të gjatë dhe do t’i mundësojë Kosovë përgatitjen e projekteve zhvillimore sipas standardeve evropiane, ku do të identifikohen nevojat për investime zhvillimore në të ardhmen.
Zëvendës shefi për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian (BE), Libor Chlad, ka thënë se komunat në Veri të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në regjistrim dhe se BE-ja do të punojë me ta që ky regjistrim të kryhet në të gjithë territorin e Kosovës.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, theksoi se ministria që drejton ai është përfituesi kryesor i rezultateve që dalin nga regjistrimi i bujqësisë. “Publikimi i rezultateve të sotme edhe pse është i pjesshëm, është punë profesionale që është bërë nga ASK-ja. Ajo që na bënë të ndjehemi mirë, kemi një proces që është bërë sipas parametrave ndërkombëtar, që ka një besueshmëri të madhe dhe që na mundëson që të kemi një rezultat shumë të saktë, e që do të na ndihmojë që të kemi një efikasitet shumë të madh në programin e zhvillimit të bujqësisë”, tha ministri Krasniqi.
Të dhënat paraprake të regjistrimit të bujqësisë janë të prezantuara në nivel të Kosovës dhe nivel rajonal, ndërsa të dhënat më të detajuara në nivel komune do të prezantohen në rezultatet përfundimtare në muajin shtator të viti 2015.
Regjistrimi i bujqësisë në Kosovë është mbajtur nga 1 nëntori deri më 20 nëntor të vitit 2014. /Telegrafi/
 
Titulli: Lajme ekonomike nga Kosova

Krimi i organizuar bllokoi investimin amerikan prej 20 milionë eurove në shëndetësi

krimi-i-organizuar-bllokoi-investimin-amerikan-prej-20-milion-euml-eurove-n-euml-sh-euml-ndet-euml-si_hd.jpg


Krimi i organizuar në shëndetësinë kosovare, po bllokon një investim prej afro 20 milionë eurove të fondit amerikan “Bedminister Capital”.
Tash e sa kohë, Qeveria e Kosovës nuk ka guxim t’ia jap dritën jeshile për nisjen e punës këtij spitali. Burime diplomatike të lajmi.net bëjnë të ditur se Ambasada amerikane është tejet e shqetësuar nga paaftësia e Qeverisë për ta tejkaluar këtë problem, pjesë e rrjetit të të cilit, sipas këtij burimi diplomatik janë edhe dy deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Spitali Amerikan është një investim i fondit amerikan “Bedminster Capital”, fond ky ku pronari mazhoritar është OPIC - Agjencia qeveritare amerikane për investime të huaja. Gjithashtu, siç mëson lajmi.net, pjesë e këtij fondi është edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ndërsa, Bedminster vlerësohet se ka një portofol prej 300 milionë dollarësh në rajonin e Evropës Juglindore.

Një investim i njëjtë është edhe American Hospital në Tiranë, i cili ka nisur punën prej vitit 2005 me një investim rreth 50 milionë eurove, në të cilin janë punësuar rreth 1000 persona dhe është lider në sektorin e shëndetësisë private në vend.

Ky grup i investitorëve është edhe pjesë e American Hospital Association, kurse sipas këtij burimi diplomatik të afërt me rastin, investimi fillestar i planifikuar në Kosovë arrin në mbi 16 milionë euro, me rreth 400 të punësuar.

“Pengesa vjen si interes nga disa mjekë të QKUK-së, që janë aktivë edhe në sindikatën e mjekëve. Ata po pengojnë për të ruajtur monopolet e tyre dhe për të penguar zhvillimin e shëndetësisë moderne në vend”, thotë ky burim diplomatik për lajmi.net.

Sipas tij, ruajtja e këtij monopoli i intereson edhe spitaleve private, të cilat mund të rrezikohen prej konkurrencës.

“Fjala është edhe për spitalet që kanë qenë të përfshira në skandalin e stendave”, tregon ai.

Nga ky burim diplomatik bëhet e ditur se pjesë e rrjetit që po e pengon realizimin e këtij investimi amerikan janë edhe disa prej spitaleve private në Maqedoni, që frekuentohen shumë shpesh prej qytetarëve me udhëzime të mjekëve në Kosovë. /lajmi.net/
 
Titulli: Lajme ekonomike nga Kosova

Paga minimale në Kosovë – më e ulëta në rajon

Pavarësisht ngritjes së kostos së jetesës, paga minimale për punëtorët kosovarë është më e ulëta në rajon. Ajo nuk ka ndryshuar që nga viti 2011, e njëkohësisht është e kategorizuar në bazë të moshës: për punëtorët nën 35 vjeç është 130 euro, kurse ata mbi 35 vjeç – 170 euro.
Sindikalistët vazhdojnë ta kundërshtojnë si lartësinë e pagës, po ashtu edhe kategorizimin e të punësuarve, thotë nënkryetari i BSPK-së, Alush Sejdiu.
“Ne si BSPK asnjëherë nuk e kemi pranuar kategorizimin e pagës minimale, mirëpo Qeveria ka nxjerrë një udhëzim administrativ për implementimin e pagës minimale në Kosovë dhe ajo është në afat trevjeçar”, thotë Sejdiu për televizionin publik.
Sejdiu thekson se për këtë çështje do të diskutojnë në takimin e radhës të Këshillit Ekonomik Social, ku sindikalistët do të kërkojnë korrigjimin e pagës minimale.
“Sigurisht do ta kemi mbështetjen edhe të bizneseve që Këshilli Ekonomik Social të dalë me propozim tjetër për lartësinë e pagës minimale, duke pasur parasysh standardin dhe kushtet ekonomike, prandaj do të insistojmë që kjo të ndryshohet”, thotë Sejdiu.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se brenda këtij viti duhet të debatohet rreth kësaj çështjeje dhe të shikohen mundësitë nëse rritja e pagës minimale ngarkon sektorin privat dhe rritë informalitetin.
“Në kategori nuk guxon të ndahet pasi e humb efektin e vet. Ne atëherë patëm menduar se kjo do të inkurajojë kategoritë e moshave, e që më vonë është parë se nuk është në rregull. Mbetet te përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëtorëve të debatojnë përsëri”, thotë ai.
Këshillin Ekonomik Social tani e udhëheq ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili nuk u prononcua për këtë çështje.
Ndryshe, me propozim të KES-it, pagën minimale e cakton Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti për vitin vijues. Ajo është e obligueshme të zbatohet nga punëdhënësit vendorë dhe të huaj. Gjatë përcaktimit të pagës minimale duhet të merren parasysh kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.

telegrafi.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top