Laç, vetëplagoset me armë infermieri

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
LAا - Një e shtënë pistolete ka tërhequr vëmendjen e mjekëve të spitalit të Laçit dhe rojeve. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës, 19:00 ku u gjet i plagosur me një plumb në kokë infermieri Aleksandër Pëllumbi. Policia e Kurbinit e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, kreu ekspertizën dhe nisi hetimet për zbulimin e rrethanave të plagosjes së infermierit. “ثshtë gjetur i plagosur pranë garazheve të makinave të spitalit të Laçit, pas një të shtëne me pistoletë”, bëri të ditur policia. Dyshohet se infermieri të ketë tentuar vetëvrasjen. Afër vendit të ngjarjes u gjet edhe arma pistoletë me të cilën është kryer vetëplagosja. Mësohet se viktima është babai i dy vajzave.
*panorama*
 
Back
Top