Ky ushtrim 10-minutësh djeg më shumë kalori sesa vrapimi 30-minutësh

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1723016

Vrapimi di të jetë monoton, i lodhshëm dhe ushtrim të cilin shpeshherë përtoni ta bëni. Të mos përmendim faktin se mund të shkaktojë dhimbje falë sprintave, kallje të muskujve etj.

Sidoqoftë, nëse deri tani keni qenë duke vrapuar me qëllim që të digjni kalori, atëherë kemi lajme të mira për ju: ekziston një ushtrim dhjetëminutësh të cilin mund ta bëni në vend të vrapimit, e i cili djegë më shumë kalori sesa 30 minuta vrapim, transmeton Telegrafi.

Fjala është për kërcimin me litar.

Studimet më të fundit tregojnë se dhjetë minuta kërcim me litar është po aq efektiv sa 30 minuta vrapim kur është fjala për djegien e kalorive dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

Kërcimi me litar ndihmon në djegien e dhjamit dhe ndërtimin e muskujve, ndërsa më e mira e këtij ushtrimi është se mund ta kryeni kudo.

Nuk kërkon shumë hapësirë, e as nuk ju merr shumë kohë, prandaj arsyetimi “nuk kam kohë për palestër” nuk mund të përdoret për t’i ikur këtij ushtrimi të mrekullueshëm.

Veç kësaj, kërcimi me litar nuk i bonifikon vetëm muskujt e këmbëve, por edhe duart, këmbët, shpinën, muskujt e barkut dhe shpatullat.

//mesazhi
 
Last edited by a moderator:
ka kohe qe se kam bere nje ushtrim tille,vite.
Por dikur kur isha e re. :p e kam pas shume qejf.
Tani ne keto dit karantine,eh do e provoj pak,athua orari i te ecures jashte tashme eshte ne minimumin e mundeshem,
 
ka kohe qe se kam bere nje ushtrim tille,vite.
Por dikur kur isha e re. :p e kam pas shume qejf.
Tani ne keto dit karantine,eh do e provoj pak,athua orari i te ecures jashte tashme eshte ne minimumin e mundeshem,

Tnimon burri, se e kam vendos edhe une me ju kthy viteve t'litarit lol
 
Eshte me se e vertet..
Ne femijerin tone nuk petdornim litar por deget e shelqeve apo te hardhijave.
kishin stabilitet por njekohesisht flexibel.
O po gjith veren e gjate pas shkolle nuk na pushonte shtati me ore te tera.
Nuk shikoje nje femije obeze.. por nena qe vetem gatuanin e sna ngopnin dot ???
 
Eshte me se e vertet..
Ne femijerin tone nuk petdornim litar por deget e shelqeve apo te hardhijave.
kishin stabilitet por njekohesisht flexibel.
O po gjith veren e gjate pas shkolle nuk na pushonte shtati me ore te tera.
Nuk shikoje nhe femije obeze.. por nena qe vetem gatuanin e sna ngopnin dot ???

Po tybe, ma qojke malli vetja pos ti me kan TARZAN kur u kapsha ashtu lol
 
Interessant..un do e provoj jo per kg po me shum per Te qen ne levizje.
10 min pa pushim apo 2*5 ?
Për nje qe Sben sport duhet te jesh i veshtire.
Kurse Nje me zemer ?
 
mos e shiko si sport por si loje...si kenaqesi.. kur me thone bej sport me keputen gjunjet.
Kur me thone .. dalim per shetitje apo ikim per not .. harrohem jasht apo harroj dhe te ha ??
 
po ta shikosh ne televizor kercimin me litar quhet? lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top