• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ky mund të bëhet vendi i parë në botë që ndalon Islamin.

Marla

VIP
Një gazetë e përjavshme në Marok “La Nouvelle Tribune” raporton se vendi i Afrikës së Jugut, Angola ka ndaluar Islamin dhe ka nisur mbylljen dhe shembjen e xhamive.


Lajmi shqetësues erdhi nga një fjalim i ministres së Kulturës, Rosa Gruz e Silva, një grua që normalisht duhet të kishte si detyrë festimin e pjesëmarrjes në Miss Universe dhe iniciativave mbrojtëse, se sat ë kërcënojë një minoritet fetar (Angola ka shumicë krishterë ndërsa numër i vogël i myslimanëve përbëhet kryesisht nga emigrantët).


Ministrja tha se islami nuk ka qenë kurrë legal. Ndërsa Presidenti, Jose Eduardo dos Santos, që drejton vendin që prej vitit 1979, gjithashtu ka bërë aludimeve për dhënien fund “të influencës islamike”.


Një xhami afër kryeqytetit është shkatërruar ndërsa në qytete të tjera janë hequr disa minaret.


ثshtë ende e paqartë nëse mbyllja e xhamive ka lidhje me fjalimin e ministres Cruz e Silva ku tha: “Procesi i liberalizimit të islamit nuk është miratuar nga Ministria e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut, xhamitë e tyre do të mbyllen deri në një njoftim të dytë.”


Angola ka një nga ekonomitë më në rritje në botë. Qytetet e këtij vendi kanë jetën më të shtrenjtë, ku jetesa në disa prej tyre është më e kushtueshme se në Manhatan. Ky vend është prodhuesi i dytë në Afrikë i diamanteve dhe naftës. Por rritja ka shkaktuar edhe pabarazi, ka ushqyer korrupsionin dhe patronazhin.

shekulli
 

Aki

misfit
Titulli: Ky mund të bëhet vendi i parë në botë që ndalon Islamin.

Pse feja duhet legalizuar me shtet, cdo individ duhet te kete te drejten e besimit individual, kjo me tejkalon ne diktature :/
 
Top